"Në aksionin global për të shpëtuar planetin Tokë, fëmijët ose gegjësisht nxënësit zënë vendin kryesorër. Ngritja e vetëdijes për nevojën për mbrojtjen e mjedisit që nga moshat më të rej , kontribuon në të ardhmen e të gjithë Tokës.
Përvetësimi i informacioneve bazë përmes hulumtimeve konkrete, gjegjësisht mësimeve të mësura nga përvoja, janë parakushtet themelore për të kuptuar problemet, por gjithashtu edhe motivim më i madh për të vepruar në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe përfshirjes aktive të të rinjve në të gjitha fazat e mbrojtjes. Në fakt, në shkollë mësohet dashuria për planetin Tokë”.
Këtë e teksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në ngjarjen e sotme të organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor , Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ambasada Amerikane në Shkup, me rastin e Ditës së planetit Tokë - 22 Prill.
Në këtë ngjarje u paralajmërua riaktivizimi i programit për mbrojtjen e mjedisit jetësor- GLOBE, ndërsa gjithashtu u promovua botimi i ri i Udhëzuesit për mësimdhënësit, me qëllim që mësimdhënësit në shkolla të rinovojnë dhe ndërtojnë njohuritë në lidhje me temat për mbojtjen e mjedisit jetësor dhe në mëyrë adekuate t'i bartin tek nxënësit.
“ Jam e kënaqur që përsëri së bashku me partnerët tanë po aktivizojmë programin për mbrojtjen e Planetit Tokë – GLOBE, në kuadër të të cilit mësimdhënësit që tani më janë trajnuar si trajnues në ciklet e mëparshme në lidhje me temën, tani përsëri do të rinovojnë njohuritë e tyre dhe do t'i përcjellin tek kolegët e tyre, ndërsa pastaj të gjithë së bashku do t'i edukojnë fëmijët se si duhet të sillen ndaj mjedisit në të cilin jetojnë dhe kështu do të kontribuojnë në aksionin global për mbrojtjen e Tokës ", tha ministrja Carovska.
Gjithashtu ajo theksoi se Maqedonia e Veriut vëmendje serioze i kushton kësaj teme që kjo temë të prekë më të rinjtë dhe në këtë drejtim e njejta do të integrohet në të gjitha programet e reja mësimore të cilat do të përpilohen në përputhje me Konceptin e ri në arsimin fillor, ndërsa njëkohësisht mësimdhënësit përveç veprimtarive gjatë mësimdhënies, do të kenë mundësi që përmes aktiviteteve shtesë jashtëmësimore për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Përndryshe, në Republikën e Maqedonisë së Veriut programi GLOBE filloi të implementohet prej më 24 gusht 1998 dhe deri më tani janë përfshirë 29 shkolla, gjegjësisht 15 shkolla të mesme dhe 14 shkolla fillore nga i gjithë territori i vendit. Ky program ofron mundësi që fëmijët e moshës shkollore të mësojnë më shumë rreth planetit Tokë, të fitojnë informacione themelore, të identifikojnë rreziqet mjedisore, të kuptojnë, analizojnë dhe të ndërmarrin veprime.