МASH -i: Të rinjtë mbështesin digjitalizimin e arsimit, me modelin e kombinuar që fillon në shtator ,së bashku do ti kalojmë të gjitha dilemat dhe sfidat

Lidhja e  nxënësve   të shkollave të mesme konfirmon se të rinjtë në Maqedoninë eVeriut mbështesin digjitalizimin e teksteve shkollore dhe arsimit në përgjithësi. Kjo është mjaft logjike nëse marrim parasysh se bota në të cilën ata jetojnë, epoka digjitale e teknologjisë IT i lejon ata të hyjnë në informacion me kërkim shumë të thjeshtë në Internet për të gjitha përfitimet e ofruara nga digjitalizimi i materialeve për të mësuar dhe për shumë shembuj të vendeve në sistemet arsimore të të cilave kjo zgjidhje funksionon me sukses dhe sjell rezultate që janë të dukshme më shpesh përmes arritjeve të testimit ndërkombëtar.

Sidoqoftë, është mjaft e pritur që të ketë dilema mes të rinjve dhe familjeve të tyre që duhet të ndodhin, të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera kompetente si bartës të ndryshimeve, janë të obliguar dhe kanë për detyrë t`i sqarojnë  dhe ti zgjidhin .

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i përkujton se nga viti i ardhshëm shkollor do të prezantohet modeli i kombinuar i zbatimit të materialeve për mësim, i cili do të zbatohet në mënyrë të njëpasnjëshme në vitet e ardhshme.Kjo zgjidhje nuk parashikon që teksti shkollor digjital të jetë opsioni i vetëm për nxënësit. Nga klasa e parë në të tretën nxënësit do të vazhdojnë të përdorin tekste shkollore të shtypur, ndërsa tekstet digjitalë janë përparësi për nxënësit e klasave të katërta. Lektyrat  mbeten ekskluzivisht në version të shtypur.

Zgjidhja e re ligjore siguron për nxënësit që janë nga familjet në nevojë sociale dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga tekstet shkollorë digjitalë, si dhe për nxënësit të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar kanë nevojë për pajisje dhe / ose teknologji ndihmëse, shkolla duhet të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasje në përdorimin e tekstit shkollor. Për këtë qëllim, vlerësimet dhe përgatitjet tashmë janë duke u bërë në kornizë të  shkollave për të siguruar të ashtuquajtur "fond bibliotekar" të caktuar, të tabletave që do t`u jepen për përdorim të përkohshëm nxënësve  që kanë nevojë për këtë lloj mbështetje në pajtim me ligjin.

Gjithashtu, nëse nxënësi shpreh nevojë për përdorimin e tekstit shkollor të shtypur, ai do të sigurohet nga shkolla. Edhe në këtë fushë, ne presim që sfidat të mbahen në minimum.

Për shkak se arsimi nuk ka më trajtim të konsumatorit dhe prandaj gjithnjë e më shumë investohet në të gjitha aspektet e mundshme në këtë segment, përfshirë pajisjet e shkollave, si nga qeveria qendrore ashtu edhe nga vetë qeveritë lokale.

Digjitalizimi eliminon diskriminimin, pasi tekstet shkollore do të jenë në dispozicion në formatin audio në të gjitha gjuhët e mësimit, dhe do të shtypen në letrën  Braille për nxënësit me shikim të dëmtuar për herë të parë.

Ka shumë shembuj për model të kombinuar për zbatimin  e teksteve shkollore, si dhe modele në të cilat teksti shkollor digjital është opsioni i vetëm për nxënësit, kurse  përvojat dhe praktikat pozitive ishin objekt i analizës kur koncepton modelin tonë autentik, zbatimi i të cilit fillon nga viti shkollor  2021/2022.

Digjitalizimi është një proces që ndodh dhe duhet të rrethohen  në të gjitha segmentet e shoqërisë, përfshirë edhe arsimin.Përparësitë janë të mëdha dhe disa nga qytetarët tashmë i kanë ndjerë ato duke shfrytëzuar  shërbimet e digjitalizuara të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës -siç janë aplikimi për bursa, aplikimi për akomodim në konvikte studentore, procedura për nostrifikimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë vendit  dhe të ngjashme.

Kështu që, MASH-i vazhdon me aktivitetet për krijimin e politikave dhe zgjidhjeve në të cilat interesi, veçanërisht i nxënësve  është në fokus të vëmendjes. Në ndërkohë, çdo ide dhe sugjerim nga të rinjtë dhe organizatat që ata përfaqësojnë janë të mirëseardhura dhe synojnë përmirësimin e politikave të cilat ju interesojnë .