Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: U miratuan masat për kufizimin e lëvizjes; Formohen pika rajonale për vaksinim në Strumicë, Prilep dheVeles; Janë miratuar tekstet e thirrjeve publike për mbështetje financiare nga pakoja e 6-të

Në mbledhjen e 69-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i miratoi masat më të reja të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, si dhe masa tjera të cilat i ka propozuar Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI).

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të reja kufizimi për lëvizjen e popullsisë, automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend siç ishte deri më tani, do të fillojë nga ora 24:00 dhe do të zgjas deri në orën 4:00 në mëngjes, duke filluar nga 13 maj i vitit 2021 me vlefshmëri deri më 18 maj. Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes janë orët e mbrëmjes së 12 majit gjatë kohës së festës fetare Ramazan Bajram.

Duke filluar nga 12 maj të vitit 2021 ( e mërkurë) deri më 18 maj të vitit 2021 ( e martë), objektet e hotelerisë do të mbyllen për vizitorë- mysafirë nga ora 23:30, ndërkaq gjatë kohës së lejuar për punë, mundet të punohet vetëm në pjesët e hapura-  tarraca të objektit gastronomik

Përjashtim nga ky kufizim janë objektet e hotelerisë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, si dhe objekti i hotelerisë/hapësira për ushqim në objektet e hotelerisë për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objektet tjetër për akomodim)  për vizitë nga personat e akomoduar në ato objekte.

Nga 12 maj ndalon të vlejë masa për ndalesën e vizitorëve-mysafirëve në gjitha sallat për ushtrim, fitnes klube, qendra sportive dhe salla të dedikuara për ushtrim, në hapësira të mbyllura, si dhe në këndet për lojëra, por puna në këto objekte duhet të kryhet sipas protokolleve për punë.

Qeveria sot e pranoi edhe rekomandimin e KSI që në institucionet për kujdes dhe edukimin të fëmijëve, të rritet numri i fëmijëve të pranuar në grupet edukuese deri në moshën 2 vjeçare- më së shumti deri në 15-të fëmijë, ndërkaq në grupet edukuese nga 2 deri më 6-të vjeç, më së shumti deri në 20 fëmijë.

Me vendim të Qeverisë nga mbledhja e sotme, pushon të vlejë edhe masa me të cilën ndalohet shfrytëzimi i pushimeve vjetore, mungesa të paguara dhe të papaguara nga të gjithë punonjësit në sektorin shëndetësor, gjegjësisht lejohet përdorimi i tyre, sipas planit të udhëheqësit të institucionit, pa prishur funksionimin normal dhe të vazhdueshëm të sistemit të punës në institucionet shëndetësore.

Si pjesë e këtyre masave është vendimi që të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e tjera të ngjashme publike (kulturore, shkencore dhe argëtuese) mund të vazhdojnë të mbahen në përputhje me protokollet e synuara deri në 30% të  kapaciteteve të plotësuara në brendësi të ambienteve dhe deri në 50% plotësim të hapësirave të hapura. Ngjarjet sportive edhe më tej vazhdojnë të organizohen pa prani fizike të publikut.

Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për krijimin e qendrave rajonale për KOVID-19 vaksinimin në Strumicë, Prilep dhe Veles dhe e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komunat e Strumicës, Prilepit dhe Velesit, të koordinojë zbatimin e aktiviteteve të nevojshme  për formimin e pikave rajonale për vaksinimin masiv kundër KOVID-19 në këto qytete.

Me këtë vendim, Qeveria u rekomandon komunave  Strumicë, Prilep dhe Veles që të marrin pjesë në rregullimin e pikave të vaksinimit në sallat përkatëse të sporteve.

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi tekstin e thirrjeve publike të cilët ofrojnë mbështetje financiare për artistët e estradës, udhëheqësit turistikë, për kompanitë-operatorë të industrisë për organizimin e ngjarjeve, për agjencitë që organizojnë ngjarje dhe aktivitete të tjera, për mbështetjen e këndeve të regjistruara për lojëra dhe pushimoreve private për fëmijë, për ushtrues detyre të licencuar (kabare, klub nate, disko klub dhe disko klub në hapësirë të hapur), për restorante të regjistruara dhe të kategorizuara për dasma, si dhe për agjenci të licencuara turistike.   

Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë në lidhje me krijimin e Komitetit Drejtues për Bashkëpunim Ekonomik.

Ky Memorandum për mirëkuptim është pjesë e Planit të Veprimit për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe parashikon krijimin e Komitetit Drejtues ( nga gjithsej 18 anëtarë) me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Secila nga palët në Memorandum do të nominojnë nëntë anëtarë të Komitetit, nga të cilët të paktën tre anëtarë do të jenë nga radhët e përfaqësuesve të qeverive dhe të paktën pesë anëtarë do të jenë përfaqësues institucionalë të sektorit privat nga palët. Me Komitetin Drejtues bashkë kryesojnë zëvendëskryetarët e qeverive ose ministrat e qeverive të ngarkuar për Çështje Ekonomike. 

Komiteti Drejtues është kompetent të koordinojë bashkëpunimin bilateral ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, të mbikëqyr progresin e arritur, të diskutojë dhe të propozojë ideja dhe iniciativa të reja, të diskutojë për zgjidhje reciproke të pranueshme dhe të paraqesë propozime në lidhje me çështjet ekonomike me interes të përbashkët të Komitetit të Përbashkët Ministror (të formuar në përputhje me nenin 14 pika 9 të Marrëveshjes së Prespës) deri te qeveritë e dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin me Propozim për numrin e studentëve për regjistrim në vitin e parë - cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetin “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Goce Delçev” Shtip, Universitetin e Shkencave dhe Teknologjive Informatike "Shën Apostull Pavle" Ohër dhe Universitetin "Nënë Tereza" në Shkup, në vitin akademik 2021/2022, miratoi Vendimin për numrin e studentëve për regjistrim në vitin e parë - cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vend në përputhje me  informacionin.

Në këtë mbledhje u miratua Vendimi për kuota shtesë për regjistrim të studentëve të cilët u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin e parë - cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetin “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Goce Delçev” Shtip, Universitetin e Shkencave dhe Teknologjive Informatike “Shën Apostull Pavle” Ohër dhe Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në vitin akademik 2021/2022.

Në mbledhjen e sotme, me propozim të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria e ngarkoi SHA ESM të përpilojë një Studim të Fizibilitetit dhe të gjitha analizat e nevojshme teknike dhe financiare-ekonomike në mënyrë që të ndërtojë një termocentral fotovoltaik nga 300 MW në 350 MW, në lokacion afër Shtipit, në tokën që ishte planifikuar për ndërtimin e një kargo aeroporti.

Me konkluzionin e Qeverisë, SHA EMV është e detyruar të angazhojë një konsulent për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit dhe ndihmë në zbatimin e procedurës për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik nga 300 MW deri në 350 MW në procedurë me një kontratë për ndërtim  çelës në dorë me sigurimin burimeve të nevojshme financiare nga kontraktuesi në përputhje me përvojën ndërkombëtare për këtë lloj projekti.