Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 70-të tematike e shqyrtoi informacionin për statusin e projekteve që financohen përmes programeve IPA 2 dhe në bazë të analizës për progresin e projekteve të Ministrisë së Financave solli konkluzione deri te ministritë dhe deri te të gjitha institucionet kompetente për zbatimin e projekteve, të dorëzojnë deri te Ministria e Financave Plan veprimi me status për realizimin e tyre.
Këto plane të veprimit do të jenë bazë për Ministrinë e Financave e cila më së voni deri 15.07.2021 do të përgatisë material kompetent, i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme tematike me qëllim të përcaktojë përparimin e projekteve që financohen përmes programeve IPA 2.
Në këtë mbledhje tematike, Qeveria e shqyrtoi informacionin për statusin e projekteve që financohen nga institucione ndërkombëtare financiare dhe kreditorë bilateral dhe solli konkluzione kompetente për dinamikën e realizimit të projekteve dhe shfrytëzimin e huave dhe për shfrytëzimin e huave dhe granteve investuese për ta.
Me këtë Informacion dhe me propozim-konkluzionet e parashtruara, Qeveria i ngarkoi ministritë që realizojnë projekte nga këto programe, të përgatisin dhe të dorëzojnë deri te Ministria e Financave në bazë të rregullt tremujore, gjegjësisht brenda 10 ditëve pas përfundimit të tremujorit, planet e veprimit për secilin projekt që ata përgatisin për t'u shqyrtuar në mbledhje mbi bazë të rregullt tremujore, përkatësisht brenda 15 ditëve nga përfundimi i çdo tremujori vijues.