Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Në takim u bisedua për rëndësinë e politikave për mirëkuptim, me qëllim avancimin e shtetit në plan vendor dhe ndërkombëtar. Bashkërisht u konstatua se nevojitet përkushtim nga ana e të gjitha subjekteve politike në vend, për zgjidhje efektive të çështjeve për të mirën e qytetarëve dhe Kuvend funksional. U vlerësua se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” jep rezultate dhe u shprehën pritshmëri të përbashkëta se shteti do të vazhdojë të zhvillohet në atë drejtim.
“Ndjekim politika gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të arrijmë mirëkuptim mes bashkësive etnike në vend dhe mes qeverisë dhe opozitës - në çështjet kryesore për të mirat e qytetarëve. Ne jemi përqendruar gjithashtu në funksionimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në një frymë evropiane - jo vetëm për shkak të aspiratave tona për integrimin evropian, por edhe si një vend i përgjegjshëm që dëshiron të kontribuojë në paqen rajonale dhe botërore, veçanërisht si një anëtar i ri i NATO-s”, tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë, Zaev, falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme në proceset demokratike të vendit tonë. Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev kumtoi se është nder për Republikën e Maqedonisë ës Veriut, që do të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023, për së pari herë prej vitit 1995 kur vendi ynë u bë anëtar i OSBE-së. Kjo, siç vlerësoi Kryeministri Zaev është mesazh i fuqishëm se vendi ynë është pjesë e familjes internacionale dhe njoftoi që besimi i miqve tanë ndërkombëtar do të arsyetohet.
“Kemi përvoja në zhvillimin e shoqërisë multikulturore, zgjidhjen e çështjeve bilaterale, siç janë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në bashkëpunim rajonal dhe paqe në botë”, tha Kryeministri Zaev
Në takim, vëmendje e veçantë ju kushtua çështjeve në fushën e legjislacionit zgjedhor, me ç’rast Kryeministri Zaev që tha se fokusi ishte në rekomandimet e OSBE-së për përmirësime në këtë fushë. Gjithashtu u diskutuan çështje në fushën e ekonomisë, ekologjisë, energjisë, investimeve, integrimit evropian, në drejtim të demokratizimit të mëtejshëm të vendit.