Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 74-të të mbajtur përmes lidhjes me video-konferencë, në bazë të raportimit për aktivitetet e zbatuara të parashtruar nga Ministria për Transport dhe Lidhje, miratoi Vendim për për tërheqje të Ligjit për konfirmim të statusit juridik të objekteve pa leje, i cili ndodhet në procedurë parlamentare.
Në raportimin, të cilin e pranoi Qeveria është theksuar se në periudhën e kaluar Ministria dikasteriale (MTL) ka organizuar takime pune me përfaqësues të odave dhe asociacioneve nga sfera e ndërtimtarisë, urbanizmit, përfaqësues të sektorit civil dhe mori pjesë në debate publike të organizuara nga ana e subjekteve të tjera, në të cilat janë dhënë vërejtje për disa vendime të caktuara ligjore dhe propozime dhe sugjerime për rregullimin e tyre.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të përpilojë Propozim-ligj të ri për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, në pajtueshmëri me vërejtjet e dhëna.