Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 83-të i pranoi planet për mbajtjen e mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm, në pajtim me vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) me hapjen e serishme të shkollave në vitin shkollor 2021/2022.
Këtë vendim Qeveria e merr parasysh pas sugjerimit të MASh se shkollat janë me rëndësi thelbësore për arsimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe nxënësve dhe se vendimi për hapjen e serishme të shkollave bëhet me vlerësimin e përgjithshëm paraprak të rreziqeve, gjatë së cilës janë marrë parasysh faktorët epidemiologjikë, shkalla e vaksinimit të kuadrit mësimor, sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe kapaciteti i shëndetësisë publike, angazhimi i bashkësisë dhe kapaciteti shtetëror për ruajtjen e mbështetjes sociale dhe ekonomike të më të prekurve.
Planet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 bazohen në nevojën që të fitohen përfitime maksimale për nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit në shkolla dhe në bashkësinë më të gjerë, ndërsa njëherësh të mos vijë drejt përhapjes së serishme të KOVID-19 në shtetin tonë, duke e pasur parasysh se një prej të drejtave themelore të njeriut krahas arsimit është edhe e drejta e shëndetit.
Planet i shpjegojnë hapat që duhet t’i ndërmarrin shkollat fillore dhe të mesme që t’i sigurojnë masat e nevojshme mbrojtëse dhe me këtë ta zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit, të cilat janë në përputhje me Protokollet për veprim të shkollave fillore dhe të mesme për realizimin e procesit arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin akademik 2021/2022.
Qeveria solli vendim që prej më 1 korrik të lejohet puna e rregullt edhe në në ambiente të mbyllura të objekteve hotelierike (restoranteve), përfshirë edhe organizimin e dasmave, ahengjeve dhe evenimenteve, me kapacitet prej 40% nga kapaciteti i objekteve, por jo më shumë se 250 mysafirë, me zbatim të rreptë të protokolleve për punë të këtyre objekteve, Ky vendim nuk përfshin ambientet e mbyllura të diskotekave, kabareve dhe klubeve, për të cilat akoma nuk lejohet puna dhe vizita e mysafirëve.
Në këtë mbledhje u miratua Protokolli për sigurimin e një testi PCR falas për turistët e huaj me qëndrim të rregulluar në vend, i cili parashikohet si një masë e pakos së gjashtë për rivitalizimin e ekonomisë në kushte të KOVID-19.
Masa parashikon teste falas për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, të cilëve u duhet test PCR për të hyrë në vendin ku kthehen.
Në këtë mbledhje hartuar Ligjin për shlyerjen e normave të interesit dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik në kushte të KOVID-19.
Ky Propozim-ligj, si masë për zbutjen e pasojave nga pandemia, ishte i përfshirë në pakon e pestë të masave të Qeverisë, përfshin rreth 150.000 qytetarë dhe i rregullon kushtet, mënyrën dhe veprimin për shlyerjen e normave të interesit në bazë të borxheve të personave fizik ndaj organeve shtetërore dhe institucioneve publike dhe borxheve tatimore, si dhe riprogramimin e borxhit kryesor dhe shpenzimeve, të personave fizik të cilët arritën të paguajnë përfshirë ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Me këtë zgjidhje ligjore u mundësohet qytetarëve, të lehtësuar nga presioni për të paguar interesin, të paguajnë vetëm borxhin kryesor edhe atë në më shumë këste, duke filluar prej më 1 janar të vitit 2022.
Qeveria miratoi Vendimin për subvencionimin e interesit që del nga Marrëveshja Financiare për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjet me kapital të tregut të mesëm, të lidhur midis Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, si dhe interesit të llogaritur nga Banka për Zhvillim. e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Vendimi parashikon subvencionimin e interesit që Banka e Zhvillimit i paguan Bankës Evropiane të Investimeve gjatë tërheqjes së këtyre fondeve në lartësi prej 100 milionë eurosh kapital të lirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me interes jashtëzakonisht të ulët prej 1.6%.
Me këtë vendim përcaktohe kushte të tjera të favorshme që do t'u ofrohen kompanive të vogla dhe të mesme, si një periudhë e pagesës deri në 12 vjet me një grejs-periudhë prej 2 vite, në varësi të faktit nëse huatë do të jenë të destinuara për investime ose rritje të nevojave të mjeteve qarkulluese.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, e informoi Qeverinë për rezultatet nga zbatimi i thirrjes publike për mbështetjen financiare të Artistëve të estradës, ku u pranua vendimi për t’u paguar mbështetje financiare 745 artistëve të estradës të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes, nga gjithsej 1.633 aplikimeve.
Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Programin nacional për miratimin e e së drejtës së BE-së 2021-2025 dhe e detyroi Sekretariatin për Çështjet Evropiane që ta dorëzojë deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më vonë se 5 korrik 2021, ndërsa deri te Komisioni Evropian jo më vonë se deri më 31 korrik 2021.
Programi nacional për miratimin e Ligjit të së drejtës së BE-së është një prej dokumenteve më vëllimore strategjike dhe programuese të Maqedonisë së Veriut për udhëzimin e procesit të integrimit evropian, i definon prioritetet, strategjitë, dinamikën dhe resurset e nevojshme për harmonizimin e legjislacionit nacional me të drejtën evropiane, si dhe aktivitetet për adaptimin e institucioneve nacionale në strukturat administrative evropiane. Qëllimi kryesor i PNML është të hartojë traktin nacional për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, duke pasqyruar kështu angazhimin politik dhe vendosmërinë për reforma të thella.
Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi informacionin me një analizë krahasuese të detyrimeve të importit gjatë blerjes së automjeteve elektrike dhe hibride, krahasuar me detyrimet e importit për blerjen e automjeteve me motorë dizel ose benzinë të përgatitura nga Drejtoria Doganore.
Në bazë të kësaj analize, Drejtoria Doganore propozon që gjatë furnizimit të automjeteve nga institucionet shtetërore të merren parasysh automjetet me origjinë nga vendet me të cilat vendi ynë ka një marrëveshje për përdorimin e normave preferenciale për importin e automjeteve të reja me tarifë doganore 0% ( BE, Turqi ose Mbretëria e Bashkuar).
Gjatë furnizimit të automjeteve të klasës së ulët ose të mesme nga institucionet, të njëjtat duhet të vlejnë deri në 10,000 euro në mënyrë që të mos paguajnë një komponent vlere për llogaritjen e taksës për automjete motorike (TAM), sepse deri në atë vlerë taksa është 0% .
Automjetet me motor benzinë, duke pasur parasysh se komponenti ekologjik gjatë llogaritjes së TAM për automjetet me motorë benzinë është 50% më i ulët në sasi se automjetet me motorë dizel.
Nëse nga ana e institucioneve furnizohen automjetet hibride, ato duhet të jenë me sistem me mbushje me energji elektrike (plug in hibrid) dhe të kombinuara me benzinë, sepse në atë mënyrë përdoret një TAM e reduktuar për 50% krahasuar me TAM të rregullt dhe një sasi shtesë më e ulët për shkak të shfrytëzimit të motorit të benzinës.
Gjithashtu, të marrin parasysh se automjetet elektrike janë tërësisht të lira nga pagesa e TAM (0% TAM) me ç’rast ulet edhe baza për llogaritjen e TVSH-së për automjetet, ndërsa shpenzimet për karburantin eliminohen plotësisht gjatë eksploatimit të tyre.
Në bazë të kësaj analize dhe propozimi, Qeveria filloi një diskutim mbi strategjinë e Qeverisë për furnizimin e automjeteve motorike dhe, bazuar në informacione shtesë nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHÇPP), arriti në përfundimin se për momentin ka mungesë të ofertave në treg për automjete kompetente për nevojat e Qeverisë dhe shërbimeve të saj.
Kjo situatë, sipas debatit, pritet të ketë një kthesë pozitive në mes të vitit të ardhshëm dhe u konkludua që të gjitha institucionet qeveritare në furnizimin e ardhshëm duhet të planifikojnë oferta për automjete elektrike ose hibride, ose automjete që përdorin më pak karburante ndotëse.
Këto konkluzione si praktikë e ardhshme, Qeveria do t’ua rekomandojë edhe vetëqeverisjes lokale, si dhe të gjitha institucioneve të administratës, organeve gjyqësore dhe shfrytëzuesve të tjerë të buxhetit.