Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 88-të e tetë e miratoi tekstin e Propozim-ligjin për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope , në të cilat transponohen disa vendime dhe direktiva kornizë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për harmonizimin e kësaj veprimtarie me rregulloret e BE-së, si dhe me disa konventa të tilla si Konventa e Vetme e Kombeve të Bashkuara për Droga Narkotike e vitit 1961 me Protokoll për Plotësim të vitit 1972; Konventa e Kombeve të Bashkuara 1971 për Substanca Psikotrope dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara 1988 kundër trafikut të paligjshëm të barnave narkotike dhe substancave psikotrope.
Një nga risitë në zgjidhjet e propozuara ligjore, e cila del nga këto harmonizime, është formimi i Agjencisë për Kontrollin e Kultivimit dhe Nxjerrjes së Kanabisit dhe prodhimi i kanabisit dhe produkteve të kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore, e cila punët nën kompetencën e saj i kryen në bazë të parimeve të ligjshmërisë, cilësisë, profesionalizmit, përgjegjësisë, efikasitetit dhe transparencës.
Zgjidhjet e përfshira në propozim ligjin, përveç që janë të harmonizuara me ligjin e BE-së dhe aktet ndërkombëtare, përmbajnë edhe zgjidhjet e tyre nacionale që janë në funksion të rregullimit dhe zbatimit të duhur në praktikë të ligjit në fjalë që do të sigurojë kontroll më të mirë të barnave narkotike dhe substancave psikotrope.
Prandaj, me propozim ligjin për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope mundësohet eksporti i luleve të thata të marra nga rritja e kanabisit për qëllime mjekësore në mënyrë që personave juridikë që kultivojnë kanabisin u mundësohet që sasitë e prodhuara tashmë të produkteve të thata bimore si lëndë narkotike t’i shesin në tregjet në Europë dhe më gjerë, duke respektuar konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin europian që rregullon çështjen.
Një tjetër risi e rëndësishme në Propozim-ligjin për barnat narkotike është detyrimi i kompanive me licencë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të paguajë fonde në vlerë prej 10% të fitimit neto të realizuar në vitin aktual në llogarinë e përshtatshme në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fondet e mbledhura në këtë llogari të veçantë do të dedikohen për projekte me interes publik siç janë mbështetja për fondin për sëmundje të rralla, mbështetja për fondin e mediave, si dhe përparësitë e programeve në sport, kulturë, sektorin civil, si dhe për mbështetjen e punëve të Agjencisë së sapo parashikuar.
Në këtë mbledhje, Qeveria, në bazë të informacionit mbi statusin e zbatimit të aktiviteteve përgatitore në lidhje me projektin për mbylljen e deponive të parregullta në rajonin lindor dhe verilindor, solli Vendim për mbylljen e deponive të egra në 18 komuna në rajonin lindor dhe verilindor, i cili përfshin mbi tridhjetë deponi të egra.
Në mbledhjen e 88-të, Qeveria miratoi Vendim për përcaktimin e statusit të projektit strategjik investues të Shoqatës për Tregti dhe Shërbime "Zoka Energy Solution Import" nga Negotina.
Vendimi u miratua në bazë të propozimit të Komisionit për projekte strategjike të investimeve i cili shqyrtoi kërkesën dhe dokumentacionin në tërësi dhe bëri vlerësim teknik, financiar dhe ligjor të dosjes së projektit për projektin "Fabrika për prodhimin e energjisë së gjelbër" dhe në bazë të përcaktimit që projekti plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për investime strategjike të fitojë statusin e një projekti investimi strategjik.
Qeveria sot i miratoi edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare për investimet.
Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara rregullohen llojet, shuma, kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e mbështetjes financiare për investimet e subjekteve afariste që do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përmban skemën për ndihmë shtetërore.
Me këto ndryshime dhe plotësime, në mes të tjerash, zgjerohen llojet dhe mbështetja financiare për zhvillim teknologjik dhe hulumtime, mbështetje të projekteve investuese me interes të rëndësishëm ekonomik, mbështetje për marrjen përsipër të ndërmarrjeve në vështirësi dhe konkurrencë në treg dhe rregullon mbështetjen financiare të qytetarëve me qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në të njëjtën kohë ekuilibrohen kushtet për një zhvillim rajonal të ekuilibruar.
Pas debatit për amendamentet në komisionet e Kuvendit, Qeveria ndryshoi propozimin për ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, pra buxhetin shtesë i cili me këto ndryshime do të kthehet për tu miratuar në seancë plenare në Kuvend.
Prioritetet deri në fund të vitit 2021, do të jenë të kahëzuara drejt ballafaqimit me pasojat nga pandemia, me anë të rritjes së vëllimit të investimeve me mbështetje të drejtpërdrejt të aktiviteteve të kompanive, hapjen e vendeve të reja të punës me anë të masave aktive për punësim, si dhe mbështetje dhe zhvillim të ndërmarrjeve, mikro, të vogla dhe të mesme. Kjo nënkupton se mbështetja do të realizohet me anë të krijimit të fondeve zhvillimore dhe instrumente të ngjashme për mbështetje të kompanive të eksportit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjeve sociale.
Vazhdon të mbetet përcaktimi për mbështetjen e ekonomisë me investime në projekte infrastrukturore, ridizajnimin e strukturës së financave publike përmes rritjes së pjesëmarrjes në shpenzimet kapitale, si dhe përforcimin e procesit të planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të financave publike.
Në këtë mbledhje u miratua Vendimi për shpërndarjen e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve.
Me këtë vendim bëhet shpërndarja e 19,800,000 denarëve nga fondet e planifikuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për 33 shoqata të qytetarëve për projekte të shpërndara në 7 prioritete, si më poshtë:
Prioriteti 1: Sigurim të rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standardit më të lartë të jetesës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, me gjithsej 6,600,000 denarë;
Prioriteti 2: Ballafaqimi me pandeminë globale të shkaktuar nga KOVID-19, me një shumë totale prej 6,000,000 denarë;
Prioriteti 3: Mbrojtje e mjedisit, zhvillimi i gjelbër, ulje e ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, me një total prej 1,800,000 denarë;
Prioriteti 4: Sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta e qëndrueshme dhe jo-selektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe të detyrueshme prej 1,800,000 denarëve;
Prioriteti 5: Arsim cilësor i qasshëm për të gjithë sipas kërkesës në tregun e punës me gjithsej 2.400.000 denarë;
Prioriteti 6: Administratë bashkëkohore dhe efikase publike e bazuar në digjitalizimin që siguron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjekteve afariste me gjithsej 600,000 denarë; dhe
Prioriteti 7: Zhvillimi i suksesshëm i bisedimeve për aderim me Bashkimin Evropian me gjithsej 600.000 denarë.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin korrik të vitit 2021 dhe e angazhoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet te bankat afariste deri më 26.07.2021.
Qeveria u rekomandon bankave afariste që të sigurojnë pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e korrikut me anë të rrjetit të bankomatëve dhe nga rrjeti tregtarë prej më 27.07.2021, si dhe të sigurojnë pagesë të gatshme të pensioneve dhe klientëve të cilët nuk posedojnë kartela, në katër grupe sipas kësaj renditje të përberë sipas shumes se pensionit:
-Për pensionet deri në 11.000 denarë pagesa të realizohet më 27.07.2021(e martë);
-Për pensionet në lartësi 11.001-14.000 denarë, të paguhen më 28.07.2021(e mërkurë);
-Për pensionet në lartësi 14.001-18.000 denarë, të paguhen më 29.7.2021 (e enjte); dhe
-Për pensionet në lartësi prej mbi 18.001 mijë denarë, të paguhen më 30.07.2021 (e premte).