Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotëme tematike për grupin e tretë të marrëveshjeve nga fondet e rialokuara nga Marrëveshja me TAV, shqyrtoi dhe aprovoi pakon e marrëveshjeve që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella midis palëve kontraktuese për financimin e projekteve të infrastrukturës së mbështetjes financiare të komunat në programin TAV.
Pakoja e tretë përfshin 34 komuna të cilave u janë miratuar projekte me të cilat ato kanë aplikuar për këtë program dhe me të cilat është përfshirë realizimi i ndërtimeve infrastrukturore në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve nga komunat e përfshira me këtë pako dhe me atë rrumbullaksohet reaizimi i programit TAV.
Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën në lidhje me arritjen e marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella mes palëve kontraktuese në lidhje me realizimin e projektit – Investim në përmirësimin e terminalit të Aeroportit Shkup dhe Investim në modernizimin dhe zgjerimin e terminalit në Aerportin Ohër, nga shoqata aksionare për ndërtim dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe hapësirave afariste me rëndësi për Republikën – Shkupin dhe e miratoi tekstin e marrëveshjes.
Kjo marrëveshje rrjedh nga Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për lidhjen e një Aneksi të marrëveshjes së koncesionit për ndryshimin e qëllimit të një pjese të fondeve që koncesionari i dy aeroporteve TAV kishte parashikuar për ndërtimin e një aeroporti ngarkese afër Shtipit.