Nga mbledhja 93-të e Qeverisë: Digjitalizohet kartoteka e Institutit për gjuhën maqedonase; Shtohet vlera e shpërblimit në para për medaljen e argjendtë të Dejan Georgievskit me 800.000 denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mbledhjen e 93-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për ndërmarrjen e aktiviteteve në lidhje me digjitalizimin e kartotekës pranë Institutit për gjuhën maqedonase ”Kërste Misirkov” dhe e ngarkoi Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik që fondet e marra nga Ministria e Kulturës në vlerë prej 5.000.000 denarë të përdoren për digjitalizimin e kartotekave pranë Institutit për gjuhën maqedonase "Kërste Misirkov", në përputhje me thirrjen publike të publikuar.

Në këtë mbledhje u plotësua edhe vendimi për shpërblimin në para për Dejan Georgievskin për suksesin e arritur olimpik dhe tani është më i lartë për 800,000 denarë  dhe arrin 2 milionë denarë nga Qeveria dhe 600,000 denarë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Qeveria e rishikoi informacionin për rindërtimin e sallës sportive "Partizan" në Komunën e Karposhit dhe e ngarkoi Agjencinë për Rini dhe Sport që të zbatojë  procedurë për përzgjedhjen e një realizuesi të punëve dhe të sigurojë fondet në vlerë prej 70,000,000 denarë të ndarë sipas shumave vjetore për 2021, 2022 dhe 2023.

Qeveria e plotësoi Programin për mbështetje të turizmit vendas për punëtorët me të ardhura të ulëta me 22,900,000.00 denarë shtesë, me të cilën shuma e përgjithshme e fondeve nga pjesa I e këtij programi në vend 15,000,000.00 denarë do të jetë 37,900,000.00 denarë.

Me masën e parashikuar do të mundësohet që personat, të cilët të ardhurat mujore në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000.00 denarë, të përdorin pushimet vjetore në qendrat turistike të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmojnë qendrave turistike për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik.

Qeveria e miratoi informacionin për zbatimin e Thirrjes Publike për mbështetjen financiare të agjencive turistike të licencuara dhe solli Vendim për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 si pjesë e pakove për ballafaqimin me pasojat e Kovid-19.

Me këtë vendim aprovohen fonde në vlerë prej 50.880.000.00 denarë për 258 agjenci turistike të licencuara.

Qeveria miratoi Vendim për financimin e klubeve të natës, me të cilin miratohen fonde në vlerë të përgjithshme prej 8,324,480.00 denarë për 17 klube të natës nga programet për mbështetjen e kompanive për ballafaqimin e pasojave të KOVID-19.

Nga programet për mbështetje për ballafaqim me pasojat e KOVID-19, Qeveria e miratoi vendimin për mbështetje financiare të restoranteve për dasma, për të cilat për gjithsej 107 persona juridikë janë miratuar fonde në vlerë të përgjithshme prej 51,650,798.00 denarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Informacionin e Agjencisë për Punësim për fondet e papërdorura në Fondin e veçantë për financimin e masave për punësimin e personave të evidentuar të papunë dhe solli vendim që shuma prej 100,000,000 denarë nga fondet e papërdorura të përdoret për masën e subvencionimit të pagave për shkak të interesit të madh të personave të papunë dhe punëdhënësve.

Me sigurimin e shumës shtesë do të sigurohet subvencionimi i pagave për 438 persona të tjerë të papunë, kështu që numri i personave të përfshirë  në  këtë masë do të jetë 1,304 persona.

Në këtë mbledhje, Qeveria e pranoi vendimin e Komisionit për emërime,  që Goran Sugareskin ta shkarkojë nga pozita e ushtruesit të detyrës, drejtor i Drejtorisë Doganore dhe në këtë pozitë të emërojë Slavica Kotirovskën zëvendësdrejtore e deritanishme.