Kryeministri Zaev mbajti fjalim me rastin e 20 vjetorit të EBR-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në ngjarje me rastin e shënimit të jubileut 20 vjetori i formimit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë (EBR).

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

Në këtë mbledhim dhe ngjarje mbresëlënëse edhe sot na mblodhi jubileu – 20 vjet nga formimi i Njësisë për Intervenim të Shpejtë (EBR) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me pjesëmarrje të përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, agjencive dhe shërbimeve të tjera nga sektori i sigurisë, me pjesëmarrje të mysafirëve të lartë nga kori diplomatik, si dhe me pjesëmarrje të anëtarëve dhe të familjeve  të më shumë gjeneratave të pjesëtarëve të Njësisë për Intervenim të Shpejtë, shprehim respekt ndaj njësisë në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që është sinonim i profesionalizmit, gatishmërisë në çdo kohë për t’u kundërvu secilës sfidë në rast se siguria e qytetarëve dhe rendi shoqëror vihet në pyetje.

Sistemi i sigurisë  është një nga shtyllat themelore të çdo shoqërie. Në atë sistem policia, përmes vendosjes së saj, funksionalitetit dhe efikasitetit, është instrumenti kyç sistematik-institucional për realizimin e qëllimeve për siguri: mbrojtja e lirive, të drejtave, mbrojtja e rendit juridik, rendit publik dhe paqes, duke mundësuar siguri dhe stabilitet të brendshëm të shtetit.
 
Në këtë drejtim, kujdesi dhe aspirata e vazhdueshme për mbështetje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e policisë, të të gjitha shërbimeve të saj, është me interes të veçantë publik dhe natyrisht - me interes nacional. Kjo, natyrisht, vlen edhe për Njësinë për Intervenim të Shpejtë pranë Byrosë për Siguri Publiketë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njësia për Intervenim të Shpejtë, e njohur si EBR, për vetëm dy dekada u shndërrua në formacion thelbësisht të nevojshëm policor, që nënkuptojnë detyrat dhe fushat speciale të veprimit të policisë.

Si një nga mekanizmat thelbësorë policore të sistemit të sigurisë, EBR ka pranuar hapur dhe dinamikisht të gjitha reformat dhe transformimet e nevojshme dhe sot është një nga shtyllat në sistemin e përgjithshëm policor për funksionim.

EBR sot është një njësi shumë profesionale, e përshtatur në mënyrë të kompetente me nevojat dhe qëllimet e policisë me një gatishmëri të shprehur vazhdimisht për njohuri, aftësi dhe arritje edhe më të larta.

Në mënyrë plotësuese, ndikim pozitiv në vitet e kaluara dha edhe angazhimi dhe përkushtimi i përforcuar i ministrit Spasovski dhe ekipit të tij, i cili me mbështetjen maksimale të Qeverisë krijoi të gjitha kushtet e nevojshme për avancimin material-teknik dhe profesional të policisë, me fokus në Njësinë për Intervenim të Shpejtë.

Është veçanërisht e rëndësishme që anëtarët e Njësisë për Intervenim të Shpejtë stolisen me ndjenjën dhe përgjegjësinë për të sakrifikuar maksimalisht përmbushjen e detyrës së tyre kur kërkohet nga situatat kur rrezikohet  siguria publike dhe siguria e qytetarëve, por edhe në situatat kur fatkeqësitë natyrore kërcënojnë jetën , shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Në të kaluarën e afërt ne kemi qenë dëshmitarë që kur detyra për të mbrojtur dhe shërbyer qytetarët dhe komunitetin, anëtarët e EBR-së e dëshmuan në mënyrën më të mirë gjatë zjarreve kur brenda sistemit të përgjithshëm të mbrojtjes dhe shpëtimit ata nxituan të menaxhojnë situatën me zjarrin dhe morën pjesë në disa aksione shpëtimi.

Ky angazhim dhe gatishmëri i Njësisë për Intervenim të Shpejtë është mbledhim i angazhimit individual të secilit anëtar të kësaj njësie që vesh denjësisht uniformën e cila është sinonim i për aftësi dhe etikë të lartë.
 
Rezultatet e deritanishme të Njësisë dhe të gjithë anëtarëve të saj janë të përfshira në statusin aktual që policia maqedonase gëzon si një partner i njohur dhe i respektuar i qytetarëve.

Rezultatet e deritanishme të Njësisë dhe të gjithë anëtarëve të saj janë të përfshira në statusin aktual që policia maqedonase gëzon si një partner i njohur dhe i respektuar i qytetarëve.

Për të gjitha këto arritje gjatë 20 viteve të fundit, jam i bindur se EBR-ja do të vazhdojë të zhvillohet në dekadat e ardhshme si një shërbim i motivuar, i organizuar dhe profesional, i cili, së bashku me të gjitha segmentet e tjera të sistemit tonë të sigurisë, do të jetë garantues i paqes publike dhe sigurisë së qytetarëve sipas modeleve të njësive të policisë evropiane.

Të nderuar anëtarë të Njësisë për Intervenim të Shpejtë, urime për jubileun tuaj.