Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 104-të solli Vendim për mënyrën e përdorimit dhe mirëmbajtjes së veturave zyrtare, si edhe një masë për përdorimin racional të gjërave zyrtare dhe mjeteve buxhetore.
Me këtë vendim që është miratuar me propozim të zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Ljupço Nikollovski, përcaktohet mënyra për përdorimin dhe mirëmbajtjen e veturave zyrtare që janë në pronësi, gjegjësisht shfrytëzohen në ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, përcaktohen përdoruesit e atyre veturave dhe mënyra e përdorimit nga na e përdoruesve bartës të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe nga ana e punonjësve të tjerë në administratën shtetërore me autorizime për përdorimin e veturave për nevoja zyrtare.
Me këtë vendim do të vendoset mënyrë e unifikuar dhe e vetme për përdorimin dhe mirëmbajtjen e veturave me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të kësaj të drejte nga ana e bartësve të funksioneve publike dhe të punësuarve në administratën publike.
Përjashtime të caktuara nga ky vendim janë përcaktuar në pjesën e veturave zyrtare në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Siguri Nacionale dhe Agjencia e Zbulimit.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe informacioni për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për vendosjen e sistemit elektronik për dërgimin e ankesave dhe raportimeve elektronike lidhur me shërbimet ndaj administratës publike.
Sistemi elektronik për paraqitjen e raportimeve, ankesave dhe propozimeve do t'u mundësojë qytetarëve dhe personave juridikë në çdo kohë të raportojnë dyshimet për korrupsion në organet e administratës shtetërore, si dhe të raportojnë problemet në procedurat për marrjen e një shërbimi të caktuar.
Sistemi është planifikuar të zbatohet si një modul i veçantë në kuadër të Portalit Nacional për Shërbimet Elektronike përmes të cilit qytetarët dhe personat juridikë do të jenë në gjendje të dërgojnë aplikime për çdo shërbim, institucion, siç janë regjistruar përdoruesit, në mënyrë anonime dhe me mundësi për evidentimin e paraqitjes edhe përmes telefonit.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informaiconin lidhur me Samitin paraprak të Ministrave kushtuar hekurudhave, organizuar nga Sekretariati Ekzistues i Komunitetit të Transportit, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Investim dhe Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim dhe e autorizoi ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski të nënshkruajë deklaratën “Samiti i Ministrave kushtuar hekurudhave - Hekurudhat janë e ardhmja”.
Kjo deklaratë, mes tjerash, parasheh vendosje të sërishme të lidhjeve të shpejta të drejtpërdrejta me tren mes kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, për t’u vendosur lidhje më e mirë për subjektet afariste dhe njerëzit, digjitalizimin e sistemeve hekurudhore për ndërlidhje reciproke dhe mundësinë për shkëmbimin e të dhënave për transport ndërkufitar të udhëtarëve dhe transportit tëë mallrave deri në fund të vitit 2025, si dhe kyçja e marrëveshjeve "One Stop Go" mes të gjithë partnerëve rajonal dhe vendeve fqinje të BE -së për të gjitha kalimet kufitare hekurudhore deri në tremujorin e katërt të vitit 2023, me qëllim që të lehtësohen procedurat për kalimin kufitar për udhëtarët dhe mallrat.
Në këtë mbledhje, Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe sigurinë nga rrezatimi, i cili rregullon sistemin e kontrollit të të gjitha burimeve të rrezatimit jonizues, si dhe mbrojtjen e popullatës dhe mjedisit nga ekspozimi ose ekspozimi i mundshëm ndaj rrezatimit jonizues.
Ligji gjithashtu rregullon trajtimin e materialit radioaktiv dhe nuklear, si dhe zbatimin e masave për sigurinë nga rrezatimi dhe sigurinë nukleare.
Propozim-ligji parashikon krijimin e Institutit të Shëndetit Publik si institucioni më profesional dhe i përshtatshëm në këtë fushë si operator për ruajtjen dhe menaxhimin e sigurt të mbetjeve radioaktive.