Nga mbledhja e 125-të e Qeverisë: U miratuan dy investime strategjike për termocentrale diellore në vlerë prej 116 milionë euro: 18,6 milionë denarë nga programi Covid për mbështetje të kompanive softuerike: Është miratuar Strategjia për shëndetësinë 2021

Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt 125-të vendosi të miratojë statusin e projektit strategjik investues të Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime “RINUABLE POWER INTERNATIONAL SHPKNJ Shkup”, gjegjësisht për  investim të një termocentrali  fotovoltaik me kapacitet prej 85 megavat.

Termocentrali diellor i investitorit strategjik në vlerë prej 63 milionë euro do të ndërtohet në zonën Dollni  Ballvan, Komuna e Karbincit.

Në mbledhjen e sotme Qeveria solli edhe një vendim për miratimin e investimit strategjik për kompaninë HEK SOLAR MK SHPKNJ Shkup, e cila do të investojë në ndërtimin e  termocentralit fotovoltaik me kapacitet prej 70 megavat dhe me vlerë prej 53 milionë euro.

HEK SOLAR MK  termocentralin diellor do ta ndërtojë në Komunën e Pehçevës.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe e pranoi kërkesën e Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndajë një shumë prej 8.600.000,00 denarësh nga programi Covid si mbështetje financiare për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore digjitale softuerike në kuadër të mbështetjes së kompanive nga teknologjia informative-kompjuterike si një veprim i përbashkët i sektorit publik dhe privat.

Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria  e miratoi Strategjinë për Shëndetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2021 – 2030 me Plan Veprimi.

Nëpërmjet  procesit transparent dhe gjithëpërfshirës gjatë përgatitjes së saj është marrë parasysh agjenda e BE-së për sisteme efektive, efikase dhe të qasshme  me të cilat,  ndër të tjera , janë identifikuar tri çështje kyçe:

·         Mbështetja për forcimin e efektivitetit të sistemeve shëndetësore, që përfshin suksesin e sistemit shëndetësor, cilësinë dhe sigurinë e mbrojtjes shëndetësore dhe integrimin e mbrojtjes shëndetësore në të gjitha nivelet;

·         Rritja e qasjes në mbrojtjen shëndetësore, me fokus mbi fuqinë shëndetësore të punës.  Përpjekjet për planifikim duhet të krijonë zgjidhje të qëndrueshme në nivel të BE-së me të cilat do të sigurohet një numër i mjaftueshëm i punëtorëve shëndetësorë të kualifikuar në përputhje me nevojat e nevojshme për ofrimin e mbrojtjes shëndetësore të të gjithëve që kanë nevojë; dhe

·         Përmirësimi i sistemeve shëndetësore dhe roli i e-shëndetësisë, vlerësimi i teknologjisë shëndetësore dhe sistemeve informatike shëndetësore