Masat ekonomike të Qeverisë për ballafaqimin e krizës nga KOVID-19

Qeveria miratoi pesë pako të masave ekonomike për të ruajtur likuiditetin e kompanive dhe vendeve të punës.

Informacion mbi statusin e realizimit të masave ekonomike për ballafaqimin me KOVID-19

Call qendra nacionale për informacione mbi masat ekonomike dhe të tjera - 0800 00 207

Masat ekonomike janë të dizajnuara pas konsultimit të gjerë dhe debatit thelbësor me anëtarët e Këshillit Ekonomik, të formuar për këtë qëllim, si dhe përmes bisedave që kemi pasur me bashkësinë afariste përmes odave ekonomike dhe përmes bisedave të veçanta me ekspertë tanë të lartë ekonomikë nga sfera akademike dhe me sipërmarrës me reputacion dhe të suksesshëm të sektorit real.

Masat janë renditur më poshtë, sipas radhitjes nga fillimi i miratimit të pakos së parë të masave ekonomike nga muajt mars dhe prill 2020, deri në shtesën e fundit me pakon e gjashtë të masave ekonomike në vlerë prej 17.8 milion euro për të mbështetur veprimtaritë që ishin mbyllur plotësisht për të parandaluar përhapjen e virusit korona gjatë muajit prill 2021, si dhe për të përmirësuar likuiditetin e kompanive që investojnë gjatë vitit 2021.

Komponenta e veprimit gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme të paparashikuara - CERC

 

Kjo mbështetje financiare sigurohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pagesa bëhet në bazë të statusit të punëtorëve ose persona të angazhuar me kontratë në klube dhe federata kombëtare sportive, që kanë aktvendim për kryerjen e veprimtarisë sportin.

Është miratuar  Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për mbështetje financiare për sportistët, personat profesional nga fusha e sportit dhe administrata sportive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Vazhdo me lexim në linkun.

Për 141 artistë të pavarur do të sigurohet pagë minimale për muajt prill dhe maj, si dhe të ardhura përmes Ministrisë së Kulturës.

Lexo në tërësi Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të artistëve të pavarur gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Të drejtë të kompensimit me para ka personi i papunësuar i cili ka qenë në marrëdhënie pune së paku nëntë muaj pa ndërprerë ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit.

Është miratuar Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Punësim dhe Sigurim në Rast të Papunësisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Vazhdo me lexim në linkun.

Kryetarët dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të institucioneve publike nga pushteti ekzekutues dhe lokal, si dhe kryetarët dhe anëtarët e këshillave të komunave dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të formuara nga pushteti ekzekutues dhe lokal që njëkohësisht janë diku të punësuar, nuk do të marrin asnjë kompensim derisa zgjatë kriza. Vendimi do të vlejë derisa Qeveria nuk miraton vendim për ndërprerjen e të njëjtës.

Kjo masë nuk i referohet personave që janë të pa punësuar dhe për të cilat kjo është e ardhura e tyre e vetme.

Është miratuar Dekret me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekret me fuqi ligjore për kufizimin e pagesës së dotacioneve dhe kompensimeve të pagave për të punësuarit në sektorin publik.

Ndihma e garantuar minimale për muajt prill dhe maj do të përcaktohet në bazë të shumës mesatare të përgjithshme të të gjithë të ardhurave e të gjithë anëtarëve të amvisërive sipas të gjitha bazave të llogaritura nga muaji i fundit,, në vend të tre muajve të mëparshëm.

Është miratuar Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje Sociale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Vazhdo me lexim në linkun.

Suspendohet përkatësisht ndërpritet ligji për përmbarim deri në fund të qershorit. Përmbaruesit do të jenë të detyruar të ndalojnë me ndërmarrjen e çfarëdo lloji të veprimi përmbarues.

Punëdhënësit e debitorëve dhe bartësve të qarkullimit janë të detyruar të ndërpresin të veprojnë sipas urdhëresave të lëshuara nga përmbaruesit deri në fund të muajit qershor. Kjo nuk do të vlejë vetëm në rastet kur të hollat janë tashmë në llogarinë e përmbaruesve dhe ata do të mund t'i transferojnë të hollat kreditorëve dhe në rastet kur bëhet fjalë për alimentacionin e fëmijëve për prindërit e vetëm.

Realizimi i kësaj mase është duke u zhvilluar.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) ka ndryshuar Vendimin për metodologjinë për menaxhim e rrezikut të kredisë me qëllim të miratimit të dispozitave të veçanta për shkak zbutjes së pasojave nga virusi KOVID-19.

Me qëllim të zbatimit më të lehtë të aktiviteteve të miratuara me Vendimin, që i referohen ndërmarrjes së aktiviteteve nga bankat për shtyrjen e pagesës, ri programimin dhe marrëveshjen ndërmjet bankave dhe klientëve në kushtet e krizës nga virusi KOVID-19, Ministria e Financave dhe BPRM në bashkëpunim me Asociacioni Bankar i Maqedonisë kanë përgatitur Dekret për mënyrën e ndryshimit të kushteve të marrëveshjes të ekspozimeve të kredisë tek bankat dhe kursimoret, në të cilën përcaktohet mënyra e zbatimit të ndryshimeve, e cila u miratuar nga seanca e Qeverisë e mbajtur më 26.03.2020.

Me këtë dekret mundësohet që bankat në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i shtyjnë kreditë e klientëve të tij pa nënshkruar anekse dhe pa shkuar në sportele dhe në lokacionet e bankave.

Bankat e personave juridik do t’u ofrojnë kushte më të volitshme të tilla si prolongimi i pagesave, ri programimi, grejs periudha, normë më të favorshme të interesit dhe të ngjashme, ndërsa për personat fizik bankat do ti shtyjnë pagesat e kësteve në 3 deri 6 muaj.

Secila bankë do të sjellë vendimin bordeve të saj mbikëqyrëse dhe do ti njoftojë klientët e tij.

Kjo masë parasheh që kreditë e personave fizik të riprogramohen me zvogëlimin e kësteve në tre muajt e ardhshëm për 70% nga kësti dhe me zgjatjen e afatit të pagesës për më së paku 90 ditë nga maturimi.

Për kreditë e personave juridik do të vendoset individualisht duke propozuar përfitimet më të përshtatshme sipas nevojave të kompanive. Marrëveshjet e reja për kreditë miratohen me 3 muaj grejs periudhë. Interesi i paracaktuar ligjor, i cili derë tani ishte 51%, tani është zvogëluar në 31%, ndërsa shpenzimet e tjera që shoqëritë i paguajnë janë kufizuar në 20%të kredisë së miratuar.

Pagesa e qirasë e banesave sociale do të shtyhet për të gjithë shfrytëzuesit dhe gjithashtu do të shtyhet pagesa e qirasë edhe për qytetarët, ndërsa për firmat do të miratohet dekret i veçantë për këtë çështje.

Banka e Zhvillimit e Maqedonisë së Veriut, përveç 5,7 milionë do të lëshojë edhe 8 milion shtesë kredi pa interes për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme që mund t’i marrë kompania në varësi nga numri i të punësuarve.

Shuma maksimale e kredisë që do t’i miratohet shfrytëzuesit të kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 5.535.000 denarë, përkatësisht 90.000 euro, ndërsa shuma minimale e kredisë nuk mund të jetë më e ulët se 184.500 denarë, përkatësisht 3.000 euro.

Kreditë do të miratohen me afat të pagesës deri në 3 vjet me grejs periudhë të përfshirë prej 12 muajve me dedikim për mjete qarkulluese. Pagimi i kredisë nga shfrytëzuesi i kredisë do të bëhet në pagesë tremujore.
Kreditë janë pa interes dhe pa shpenzime të administrimit. Kreditë do të sigurohen me faturë - të vërtetuar nga njëri prej pronarëve të shfrytëzuesit të kredisë, në formë të aktit noterial dhe me klauzolë ekzekutive.

Sipas marrëveshjes aktuale për hua midis Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane të Investimeve, mundësohet përdorimi i kredive të volitshme të dedikuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Qëllimi kryesor i kësaj linje kreditore është të sigurojë kapital të ri për të mbështetur projekte të reja, punësime të reja, rritjen e likuiditetit të ekonomisë dhe rritjen e eksporteve. Banka e Zhvillimit e vendos këtë linjë krediti përmes bankave komerciale tek shfrytëzuesit përfundimtarë, përkatësisht tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapitalizim të tregut të mesëm.

Në suaza të kësaj marrëveshjeje, Banka e Zhvillimit ka mundësinë të tërheqë një pjesë të papërdorur të linjës së kredisë në vlerë prej rreth 50 milionë euro, me normë interesi të ulët, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga bankat komerciale. Me qëllim të tejkalimit të problemeve që dalin nga gjendja e re me paraqitjen e virusit KOVID-19, i cili drejtpërdrejt e godet punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shteti ka ndërmarrë masë që do të subvencionojë normën e interesit të Bankës së Zhvillimit drejtë BEI.

Me këtë masë, Banka e Zhvillimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'u ofrojë bankave komerciale që kjo linjë të shkojë me marzhe më të ulëta dhe do të mundë të ofrojë norma interesi prej rreth 1.5% për kreditë.

Gjatë krizës dhe 6 muaj pas krizës janë të ndaluara procedurat e falimentimit. Kjo masë tashmë është miratuar.

Shfrytëzim i patjetërsueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetër ( për vitin 2020), përkatësisht shfrytëzimi i obligueshëm i pushimit vjetor nga viti i kaluar deri në maj të vitit 2020, që do të miratohet nga punëdhënësi.

Është miratuar Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme..

Qeveria ka shpallur llogari për donacione për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga virusi korona.

Lexoni më shumë në lidhjen.

Personat që angazhohen me çfarëdo baze përmes honorarëve autorial nga institucionet shtetërore, që njëkohësisht janë diku të punësuar, do t’u paguhet 50% më pak honorar nga marrëveshja që kanë nënshkruar.

Kjo masë nuk do të zbatohet nëse personi është i papunësuar dhe të ardhurat nga marrëveshja autoriale janë të ardhurat e tij të vetme.

Qeveria miratoi dekrete me fuqi ligjore me qëllim që sektori i transportit më mirë të organizojë punën dhe të sigurohet transporti i pandërprerë i mallrave, si dhe lehtësimin e punës së kompanive nga sektori i ndërtimtarisë në kushte të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Lexoni më shumë në linkun.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Drejtorinë e Doganave dhe të gjithë organet kanë sjellë masa konkrete në fushën tregtisë ndërkufitare dhe për mbajtjen e aktiviteteve ekonomike.

Lexoni më shumë në linkun.

Kompanitë do të marrin subvencione të kontributeve për punëtorëve në kompanitë nga sektori i turizmit, transportit, hotelerisë dhe kompani tjera të prekura, për muajt  prill, maj dhe qershor i vitit 2020, me subvencion të kompensimeve për punonjës në shumë deri 50% nga paga mujore e paguar në vitin 2019. 

U miratua Dekreti me fuqi ligjore për subvencionimin e pagesës së kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkarkoni Kërkesën për subvencionimin e shumës për pagesën e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm socialе.

Lexoni më shumë në linkun.

Sipas Vendimit për kushte të veçanta për tregti të mallrave të veçanta përcaktohet marzhë më e lartë tregtare e këtyre produkteve për shoqëritë tregtare dhe pronarët e vetëm, që u zbatua në periudhën nga 1 janari 2020 deri më 11 mars 2020, kur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandeminë me virusin korona KOVID-19.

Sipas Vendimit kjo masë do të vlejë deri më 30 prill të vitit 2020.

Ky vendim ka për qëllim tejkalimin e keqpërdorimin e gjendjes momentale të tregut për të mbrojtur konsumatorët në kushte të rritjes kërkesës të tregut të këtyre produkteve dhe çmimi të kthehet në nivel normal.

Në mënyrë të mos prishën gjendjet e tregut dhe të sigurohet sasi të mjaftueshme të miellit në vend në kushte të rritjes së kërkesës në treg për këto produkte dhe në kushte të importit të kufizuar të miellit, Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kufizimin e eksportit të grurit dhe meslinit dhe miellit të grurit ose meslinit  me kode tarifore 1001 19 00 00, 1001 91 90 00 dhe 1001 99 00 00 dhe 1101 00.

Kufizimi i eksportit nga neni 1 i këtij vendimi do të zbatohet deri më 30 prill të vitit 2020, me mundësinë e zgjatjes nëse gjendja me pandeminë e kërkon atë.

U miratua Dekret me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit të kushteve të marrëveshjes së ekspozimet kredituese në bankat dhe kursimoret me të cilën mundësohet bankat dhe kursimoret në shumë mënyra tua lehtësojnë ngarkesën financiare qytetarëve dhe firmave të prekura nga kriza e koronës.

Lexoni më shumë në linkun.

Lirimi nga pagesa e akontacioneve të tatimit të fitimit i dedikohet personave juridik që kryejnë veprimtarinë e hotelerive, veprimtarin e turizmit ose transportit dhe detyrime tjera , që kanë pësuar dëme në punën e tyre për shkak zbatimit të masave për ballafaqimin me KOVID-19. 

Lexoni më shumë në linkun.

Risi në këtë masë është se mbështetja do të përcaktohet me shkallë në përputhje me rënien e të ardhurave të kompanive. Sa më shumë të jetë rënia e të ardhurave në kompanitë e përfshira me këtë masë, aq më e madhe do të jetë mbështetja nga shteti për pagesën e pagave dhe do të jetë nga 14.500 të deritanishme deri në 21.776 denarë. Sigurojmë më shumë para për mbështetje të të punësuarve, për stabilitetin e vendeve të punës. 

Lexoni më shumë në linkun.

Këtë herë kartelat pagesore në vlerë prej 6,000 denarë do t'u jepen 5,726 prindërve të vetëm, pensionistëve me pensione deri në 15,000 denarë, përkatësisht 182,271 bashkëqytetarë tanë pensionist, të papunësuar që janë punëkërkues pasivë, përkatësisht 85,108 qytetarë, artistë të pavarur, punonjës të filmit, punonjës të kulturës dhe artistë të estradës, numri i të cilëve është 520 shfrytëzues.

Lexoni më shumë në linkun.

Me këtë masë, përmes Bankës së Zhvillimit së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shfrytëzuesve ekzistues të linjave kreditore nga kjo bankë do t'u sigurohet periudhë shtesë prej 3 muajsh grejs periudhë para fillimit të pagesës së anuiteteve nga kreditë e marra.

Këto kredi të volitshme nga Banka e Zhvillimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sigurohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve dhe do të plasohen në janar 2021, përmes bankave komerciale për të mbështetur kompanitë vendase, me norma interesi jashtëzakonisht të ulëta.

150 ciceronëve turistik të regjistruar për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor do të paguhen një pagë minimale bruto në shumë prej 21,776 denarë, me vlerë deri në 160,000 euro.

Lexoni më shumë në linkun.

4,740 subjekteve që organizuan bujtjes në vitin 2019, do t'u kthehen 2 milion euro, që është shuma e përgjithshme e taksës turistike të mbledhur në atë vit.

Lexoni më shumë në linkun.

Shfrytëzuesit e kësaj mase do të jenë 500 agjenci turistike dhe vlera e tyre e përgjithshme është 1.9 milion euro për grante nga 3.000 deri 7.000 euro për të gjitha agjencitë turistike në varësi të numrit të punonjësve dhe qarkullimit të përgjithshëm në vitin 2019, dhe në varësi të asaj se nëse janë bartës të licencës A ose B.

Lexoni më shumë në linkun.

Shumë shpejt, përsëri në bashkëpunim me odat ekonomike, do të krijohet përcaktimi i listës së taksave parësore parafiskale, siç janë kompensimet, taksat, lejet, licencat, pagesa për ndarjen e mjeteve në baza të ndryshme dhe zvogëlimin e tyre të vazhdueshëm dhe/ose shfuqizimi e disa prej tyre.

Mbështetje do të kenë të gjithë subjektet e licencuar dhe të regjistruar për këtë veprimtari, në vlerë të përgjithshme prej 1 milion euro. 

Lexoni më shumë në linkun.

Sipas regjistrimit për punë, rreth 120 diskotekave dhe klubeve të natës, si dhe rreth 7000 transportues, do t'iu vazhdohet licenca për punë dhe në vitin 2021 me 0 denarë kompensim, ashtu që transportuesit do të marrin lirim plus për një vit në varësi të asaj kur skadon afati i licencës që kanë marrë.

Lexoni më shumë në linkun.

Për rreth 1.000 kënde të lojërave do të sigurohen grante në vlerë prej 1.000 deri në 5.000 euro, në varësi të qarkullimit të realizuar në vitin 2019 dhe vlera e përgjithshme e kësaj mase është 2.5 milionë euro.

Lexoni më shumë në linkun.

Kjo masë parashikon uljen e TVSH -së për shërbimet dhe produktet e tyre nga 18% në 5% në mënyrë të përforcimit të konkurrencës së tyre në treg. Përkujtojmë se kryerësit e pavarur të veprimtarive, përkatësisht zejtarët, ju mbetet në dispozicion edhe masat tjera, të tilla si për mbështetjen për pagesën e pagave ose qasjen në kredi të volitshme nga Banka e Zhvillimit e Maqedonisë së Veriut.

Lexoni më shumë në linkun.

Me këtë masë, shteti vë në dispozicion 10 milionë euro mjete financiare për të mbështetur kompanitë për qasje më të lehtë në mjete më të favorshme financiare, duke marrë një pjesë të rrezikut të kredisë. Me garancinë shtetërore prej 10 milionë eurosh, ekonomisë do t'i jenë në dispozicion kredi me vlerë prej 65 milionë euro.

Kjo masë ka për qëllim të sigurojë më shumë eksport për kompanitë dhe qasje më të lehtë në lëndët e para.

Me 3 milionë garanci shtetërore për sigurimin e borxhit doganor, mbështesim eksportet dhe importet dhe lehtësojmë qasjen e lëndëve të para për përpunimin e kompanive maqedonase në vlerë prej rreth 25 milionë euro, përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. 

Për këtë shkak kemi përfshirë edhe në këtë set masash dhe ajo parasheh shtyrjen e pagesës së akontacioneve të tatimit të fitimit deri në mars 2021 për kompanitë që kanë rënie të të ardhurave prej më shumë se 40%.

Qëllimi i kësaj mase është zvogëlimi i ekonomisë së zezë, çmime më të ulëta për qytetarët, si dhe likuiditet më të madh të sektorit të shërbimit për ushqim dhe pijeve.

Lexoni më shumë në linkun.

Me këtë masë do të lejohet shtyrja e pagesës së TVSH-së, shtatë ditë pas parashtrimit të fletëparaqitjes së TVSH-së, pa interes.

Shfrytëzues të kësaj mase janë 9,360 kontabilistë të regjistruar, për të cilët në vitin 2020 nuk do të vlejë kushti për grumbullimin e pikëve nga Zhvillimi i vazhdueshëm profesional për vazhdimin e licencës së kontabilistëve.

Me këtë masë do të hiqet detyrimi sipas Ligjit për Tatimin mbi Fitimin për të mbuluar humbjet në kurriz të fitimeve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, me ndryshimet e propozuara, do të zgjatet afati për mbartjen e humbjeve në ngarkesë deri në pesë vjet, në vend të zgjidhjes ligjore aktuale e cila përcakton mbartjen e humbjes deri në tre vjet.

Kjo masë fillon këtë vit dhe është e vlefshme për vitin 2020 dhe 2021.

Me këtë masë parashihet që pragu të caktohet në 5 milionë denarë në nivel vjetor, sipas të cilit mund të bëhet tatimpagues në regjimin e mos tatimit.

Masa gjithashtu parasheh rritjen e pragut me të cilin kompanitë do të jenë pjesë e regjimit të të ardhurave të përgjithshme , përkatësisht personat juridikë që kanë të ardhura të përgjithshme ndërmjet 5,000,001 denarë dhe 10 milionë denarë, të mundë të zgjedhin nëse do të paguajnë tatimin mbi fitimin apo do të kalojnë në regjimin e tatimit të të ardhurave të përgjithshme prej 1%.

Me këtë masë do të lëshohen rreth 1.15 milion euro që kompanitë mund t'i alokohen për investime ose për plane të tjera për zhvillim të biznesit.

sigurohet mbështetje për industritë më të prekura të përpunimit, si dhe nxitje për zhvillimin e kapaciteteve të përpunimit.

Kjo masë, përveç të gjitha masave autonome për lëndët e para të përcaktuara më 24 dhjetor 2019, përfshin edhe uljen e tatimeve të importit për gazin natyror me qëllimin kryesor jo vetëm efektin ekonomik, por edhe atë ekologjik.

Me këtë pako parashihet lirimi nga tatimi mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale për shpenzimet e punëtorëve që lidhen me rikualifikimin dhe ndërtimin e ekipit.

Do të hiqet tatimi i të ardhurave personale për shpenzimet që lidhen me punonjësit në lidhje me trajnimin, kualifikimet, marrjen e licencave, me çka do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore që disponojnë kompanitë, por në të njëjtën kohë do të përcaktohet edhe limiti ligjor për këto shpenzime, për shembull një pagë mesatare në nivel vjetor.

Kjo masë do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Mbështetje të blerjes së rrushit nga vjelat për vitin 2020, për të cilin janë paraparë 6.700.000 euro, do të mbështeten prodhuesit e verës së rrushit që kanë dorëzuar rrushin e tyre tek kantinë të regjistruar vere, si dhe kantina vere për shpenzimet e transportit gjatë eksportit.

Lexoni më shumë në linkun.

Me këtë masë ofruesit e lojërave të fatit , kazinotë, do të paguajnë 1/3 e kompensimit për tavolinat AR (auto-ruletë) dhe tavolina tjera.

Ndryshimi i përllogaritjes së bazës për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, e cila gjatë ndarjes së mjeteve për njësitë e vetëqeverisjes lokale, në vend që vetëm për vitin e kaluar si më parë, do të merret parasysh përllogaritja e pagesës mesatare të TVSH-së për tre vitet e mëparshme.

Me këtë lehtësojmë punën e komunave gjatë KOVID-19. 

Kjo masë parasheh të përfshijë më shumë se 350,000 qytetarë, përdorues të aplikacionit “TVSH-ja IME”, të cilët gjatë fundjavës së zgjatur më 10-11-12 tetor do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendase ose kompjuterë dhe pajisje të tjera të IT-së me vlerë deri në 30,000 denarë, në afat prej disa ditësh do tu kthehet në llogaritë e tyre e gjithë TVSH -ja.

Lexoni më shumë në linkun.

Artistë të estradës (rreth 731), me ndihmë financiare në vlerë prej 2 pagave minimale bruto (21,776 denarë)

Lexoni më shumë në linkun.

40 shoqata nga Asociacioni i Shoqatave të Vallëzimit me grante prej 2.000 euro për secilën shoqatë

Lexoni më shumë në linkun.

Institucione private për fëmijë - kopshte me subvencione prej 1,500 denarë për fëmijë në kujdesje, për një periudhë 6 mujore, për gjithsej 1,216 fëmijë në 17 kopshte, kështu që ata do marrin trajtimin e njëjtë me kopshtet publike në vend;

Lexoni më shumë në linkun.

Ndihma financiare për 12 studio të dizajnit për organizimin e dasmave që janë të ndaluara në këtë periudhë me një shumë të njëhershme prej 90,000 denarë;

Lexoni më shumë në linkun.

Grante për qendrat arsimore për fëmijë, si dhe për këndet e lojërave (për nga numri i të punësuarve, me dy paga bruto deri në 21,776 denarë);

Lexoni më shumë në linkun.

Grante për qendrat e gjuhëve të huaja, si dhe këndet e lojërave me dy paga minimale bruto prej 21,776 denarë;

Lexoni më shumë në linkun.

Ndihma financiare për klubet e natës bazuar në qarkullimin e përgjithshëm bruto nga viti 2019 për gjithsej 24 subjekte dhe në shumën totale të fondeve prej 7,380,000 denarë;

Lexoni më shumë në linkun.

Subvencionimi i pagave të punonjësve në 48 organizata rinore dhe organizata për të rinj prej 21,776 denarë në muaj, për 2 muaj dhe për punonjësit me kohë të pjesshme në këto organizata;

Lexoni më shumë në linkun.

Ndihma financiare për HM Transport në vlerë prej 110,000,000 denarë, dhe për NP Rrugët Shtetërore të në vlerë prej 180,000,000 denarë;

Lexoni më shumë në linkun.

Mbështetje financiare prej 14,500 denarë për punonjës për dy muaj për orë pune efektive për 58 transportues të licencuar me licencë për 376 linja autobusi;

Lexoni më shumë në linkun.

Me këtë pako shtesë të ndihmës për ballafaqimin e pasojave të KOVID-19, ndihmë financiare për pagimin e pagave për ShA QTQ Shkup në dy muajt e ardhshëm për tejkalimin më të lehtë të krizës së koronës për 260 punonjës, nga të cilët 219 janë në punë të rregullt, dhe 41 me kontratë për punë të përkohshme në vlerë totale prej 8,926,545.00 denarë;

Lexoni më shumë në linkun.

Mbështetje financiare prej rreth 36 milionë denarë për pagimin e 2 pagave për 598 punonjës në SHA Ekonomia e Ujërave;

Lexoni më shumë në linkun.

Pagesë graduale e ndihmës financiare për: artistë të pavarur, punonjës filmi, artistë dhe punëtorë të kulturës, nga 14,500, 18,000 ose 21,500 denarë në varësi të të ardhurave për një periudhë prej 3 muajsh, për gjithsej 462 përfitues për të cilët janë parashikuar gjithsej 24,948,000 denarë pagesa e së cilës do të shpallet me thirrje nga Ministria e Kulturës;

Lexoni më shumë në linkun.

Ndihmë financiare për gjithsej 53 ndërmarrje që kryejnë transport në Shkup dhe që kanë të punësuar 100 persona të përfaqësuar përmes MAKEKSPRESS TRANSPORT SHPK Shkup për pagesë të një ndihme financiare të njëhershme prej 14,500 denarë për punonjës, për dy muaj, në vlerë totale prej 2,900,000 denarë;

Lexoni më shumë në linkun.

Ndihmë financiare për gjithsej 83 ndërmarrje që kanë të punësuar 181 persona të përfaqësuar përmes DPPU Sloboda prevoz Shkup, për pagesë të një ndihme financiare të njëhershme prej 14,500 denarë për punonjës, për dy muaj në një shumë prej 5,249,000 denarë.

Lexoni më shumë në linkun.

Me 9.9 milionë euro do të mbështeten rreth 6,000 hoteleri që punësojnë 17,000 njerëz.

Të gjitha objekteve gastronomike do t’u mbulohen 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatarja e të ardhurave mesatare në vitin 2019 dhe 2020, për të cilën do të aplikohen ditët në të cilat u mbyllën këto aktivitete. 

Gjithashtu, të gjitha objektet e regjistruara gastronomike do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për të punësuar, që nga data 06.04.2021.

Lexoni më shumë në linkun.

Pakoja e Gjashtë e masave parashikon 2.5 milionë euro që do të mbështesë restorantet për dasma - të kategorizuara, industritë e ngjarjeve, këndet e lojërave, klubet e natës, vendpushimet private për fëmijë, qendrat e fitnesit, fotografë dhe studio fotografike. 

Këto kategori përfshijnë rreth 1.200 kompani që do të mbulohen me 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mesatare në vitin 2019, gjithashtu, gjithashtu do të marrin mbështetje prej 15.200 denarë për të punësuar që nga data 31.12.2020.

Lexoni më shumë në linkun.

Me pakon e gjashtë të masave, agjencitë e kategorizuara turistike do të mbështeten me 1.4 milionë euro. 

Megjithatë agjencitë turistike me licencë A do të marrin deri në 5.000 euro, dhe agjencitë turistike me licencë B do të marrin deri në 2.000 euro.

Lexoni më shumë në linkun.

Mbështetje financiare prej 30,750 denarë do të marrin edhe të gjithë muzikantët, anëtarët e shoqatave të muzikantëve si dhe ciceronët turistikë të licencuar, të cilët gjatë vitit 2020 kishin të ardhura mesatare mujore neto më pak se 15,000 denarë.

Lexoni më shumë në linkun.

Me rëndësi të veçantë është stimulimi i likuiditetit të ekonomisë. Rreth 2 milion euro nga pakoja e Gjashtë e masave janë të dedikuara të mbështesin kompanitë që kanë ri investuar fitimet e tyre për vitin 2020. Masa, e cila do të realizohet përmes Bankës së Zhvillimit, do të ndihmojë kompanitë të rrisin likuiditetin, të realizojnë planet e tyre të investimeve dhe të vazhdojnë zhvillimin e tyre, përmes subvencionimit të normave të interesit.

Lexoni më shumë në linkun.

Pakoja e gjashtë e masave siguron linjë kreditore për mbështetjen financiare të subjekteve afariste në fushën e transmetimit të programeve radio dhe televizive në mënyrë të zvogëlimit të pasojave të virusit korona KOVID-19, përmes linjës kreditore të veçantë në vlerë prej 61.5 milion denarë ose 1 milion euro me 0% normë interesi që do të plasohen përmes Bankës së Zhvillimit.

Lexoni më shumë në linkun.

Në pritje të sezonit të ardhshëm turistik dhe si mbështetje dhe ndihmë shtesë për veprimtarinë turistike vendase dhe bashkë me të edhe hotelierin, pakoja e gjashtë e masave do të ofrojë falas 50,000 teste PCR për turistët e huaj që kanë qëndruar në vend.

Lexoni më shumë në linkun.