Me 17.01.2022 me fillim në ora 20:00 u mbajt mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm të Koordinimit të Krizave për ballafaqim me pandeminë shkaktuar nga virusi korona
Mbledhjen e kryesoi kryeministri Kovaçevski, ndërsa në të morën pjesë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski dhe kryetarja e BNJVL-së, Danella Arsovska.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Karaxhovski prezantoi gjendjen aktuale epidemiologjike me COVID-19, ndërsa pikë kryesore e diskutimit ishin opsionet për vazhdimin e mësimit në vitin aktual shkollor.
Nga diskutimi, Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave doli në përfundimin se vendi ndodhet aktualisht në një kulm epidemiologjik, për këtë arsye rekomandon shtyrjen e vitit shkollor deri më 1 shkurt 2022, me kushtin e thirrjeve të forta ndaj prindërve që të respektojnë me përpikëri masat mbrojtëse nga coronavirusi.
Комисијата за заразни болести и Министерството за здравство ќе известуваат на почест интервал околу следењето на состојбата за да може да се прилагодат препораките доколку се јави потреба.
Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojnë në një interval më të shpeshtë për monitorimin e situatës në mënyrë që rekomandimet të mund të përshtaten nëse është e nevojshme.
Konkluza u propozua deri te Qeveria dhe për të njëjtën Qeveria do të diskutoj në mbledhjen e ardhshme.