Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot në Prilep e vizitoi Shkollën Fillore “Kire Gavrilloski – Jane”.
Shkolla Fillore “Kire Gavrilloski – Jane” është një nga shkollat më të vjetra në komunë dhe vitin e kaluar ishte tërësisht e rikonstruuar dhe për së pari herë pas 60 viteve u bë me sallë bashkëkohore sporti.
Gjatë vizitës së shkollës me drejtoreshën Keti Stevananxhija, Kryeministri Kovaçevski theksoi se punët bazike infrastrukturore që do të thonë kushte bashkëkohore për mbajtjen e mësimit, me qasje për nxënësit me nevoja të veçanta, janë standard që do të vazhdojë të zbatohet edhe këtë vit, si pjesë e Programit për investime kapitale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që këtë vit për këtë qëllim ka një buxhet më të madh.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski, gjatë vizitës e shënoi fillimin e ndeshjes së parë përgatitore për turneun rajonal të volejbollit që po mbahet në sallën e re bashkëkohore dhe të pajisur sportive të shkollës.