Aksioni humanitar për shpëtimin e shtetasve afganë po zhvillohet sipas planit të përcaktuar - 35 shtetas të tjerë afganë udhëtuan për në destinacionin e tyre të përhershëm

Aksioni humanitar për shpëtimin e shtetasve afganë të cilët janë nën kërcënimin e regjimit taleban po zhvillohet me planin e vendosur në vitin 2022. Pas një qëndrimi të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut, një grup civilësh udhëtuan për në Kanada si destinacionin e tyre të përhershëm. 35 shtetasit afganë janë të punësuar, bashkëpunëtorë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të organizatës ndërkombëtare “Partneritet i Hapur Qeveritar”.

Shërbimet e Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryqit të Kuq, si edhe deri më tani, vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për shtetasit afganë të cilët po qëndrojnë në Shkup. Mbështetja nga të gjitha institucionet vijon të zhvillohet me dinamikën e vendosur deri në plotësimin e dokumentacionit për qëndrim të përhershëm në një vend të huaj që do të jetë destinacioni i përhershëm.