Qeveria е Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen 14-të të sotme e detyroi SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut që të fillojë proces për nënshkrim e marrëveshjeve për realizimin e Memorandumit për mirëkuptim të lidhur ndërmjet SHA EMV dhe Gastrejd S.A. në lidhje me projektin Terminal për gaz tw lëngshëm në Aleksandropullos, Republika e Greqisë.
Me këto marrëveshje dhe detyrime të ndërmarra, Terminali për gaz të lëngshëm në Aleksandropullos do të sigurojë edhe furnizim afatgjatë me gaz natyror për nevojat e Maqedonisë së Veriut.
Zbatimi i këtij projekti, i cili është shpallur projekt me interes të veçantë të Bashkimit Evropian për gazin natyror dhe për të cilin Komisioni Evropian ka miratuar mbështetjen, siguron integrim efikas me projekte të tjera të rëndësishme të infrastrukturës së gazit natyror në tregun rajonal.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Programin për subvencione kapitale për zhvillimin e rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2022, me të cilin do të përmirësohet infrastruktura rurale dhe qasja deri në tokën bujqësore.
Shfrytëzuesit e mjetet e këtij programi janë qendrat për zhvillim të rajoneve planore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara në përputhje me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.
Projektet e përzgjedhura janë planifikuar të realizohen brenda dymbëdhjetë muajve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes për financim. Përfituesit do të dorëzojnë një raport financiar dhe narrativ jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të afatit të zbatimit.
Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Informacionin për programin dhe prioritetet e presidencës franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian, në të cilën si qëllim kryesor është transformimi i BE-së në një Evropë të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë në zgjedhjen e saj dhe zot i së ardhmes së saj.
Si veçanërisht të rëndësishme dhe pozitive është pjesa nga programi me të cilin pa mëdyshje vërtetohet përkushtimi për Ballkanin Perëndimorë, duke theksuar fuqishëm rendësinë dhe përgjegjësinë e Bashkimit Evropian që e ka ndaj perspektivave evropiane për vendet nga rajoni.
Në mbledhje ishte shqyrtuar edhe Informacioni për propozim struktura dhe Plan Veprimi për vendosjen e sistemit për menaxhim indirekt nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mjete IPA sipas kërkesave nga Rregullativa për zbatimin e Instrumentit të ri për ndihmë parainkuadruese (IPA 3) për vitin 2022.
Sipas strukturës, IPA III është e ndarë në 5 dritare dhe 17 prioritete tematike edhe atë: Sundim i drejtësisë, të drejta fundamentale dhe demokraci; Sundim i mirë, harmonizim të legjislacionit, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe komunikim strategjik; Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse dhe Bashkëpunim territorial dhe ndërkufitar.
Në kuadër të prioritetit “Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme” janë paraparë edhe prioritete plotësuese tematike: Mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike dhe Transport, ekonomi digjitale, shoqëri dhe energji”.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për përfshirjen e romëve 2022-2020.
Strategjia për përfshirjen e romëve 2022–2030 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pjesë e politikave publike të vendit për barazimin e shkallës së përfshirjes dhe integrimit të komunitetit rom me të gjitha bashkësitë etnike.
Strategjia dhe investimi në zhvillimin e komunitetit rom ka përfitime afatgjata dhe është në përputhje me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.