“Pagën minimale e arritëm mes dialogut me të gjitha palët e interesuara, në dialog u kyçën sindikatat dhe punëdhënësit, ndërsa u konsultuan edhe odat ekonomike. Në mënyrë të njëjtë do të bëhet edhe metodologjia e re për pensionet e cila do të jetë rezultat për dialog me shoqatën e pensionistëve, gjegjësisht lidhja e pensionistëve. Ky dialog do të fillojë të premten këtë javë”, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në deklaratën për media.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska tashmë ka thirrur mbledhjen e parë për të diskutuar për lidhjet e pensionistëve së bashku me dikasteret ekonomike në Qeveri. Dialogu do të fokusohet në përcaktimin e një metodologjie që duhet të mundësojë rritje të qëndrueshme të pensioneve në vitet në vijim, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se në vit të krizës ekonomike shkaktuar nga kriza evropiane energjetike, Qeveria tani më po bën analiza për ndihmë financiare shtesë për pensionistët.