Nga mbledhja e 28-të e Qeverisë: U miratuan masat kundër krizës për uljen e shpenzimeve në sektorin publik; Janë inicuar aktivitetet për përcaktimin e kapaciteteve për akomodim dhe për pranim dhe përkujdesje të organizuar të përsonave nga Ukraina

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 28-të miratoi masat kundër krizës për racionalizimin e shpenzimeve në sektorin publik.

Me këto masa obligohen të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe  shfrytëzuesit individual  të ulin shpenzimet për mallrat dhe shërbimet  për 10% dhe të paraqesin propozim përkatës për racionalizimin e shpenzimeve në Ministrinë e Financave  më së voni deri më 21 mars.

Masat për racionalizim parashikojnë ndalesë për fillimin e  procedurave të reja për furnizim të mobiljeve dhe automjeteve, përveç për aktivitete të domosdoshme për punën e institucionit sipas një pajtueshmërie paraprake të Qeverisë.

Qeveria i ngarkoi  shfrytëzuesit buxhetorë dhe personat juridikë të themeluara nga shteti,   që për 50 %   t’i ulin shpenzimet për përfaqësim, sponsorizime  dhe reklama, si dhe përdorim  të detyrueshëm të automjeteve zyrtare.

Të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe  shfrytëzuesit individual  morën për detyrë që të zvogëlojnë numrin e udhëtimeve zyrtare dhe në mënyrë të konsiderueshme  të zvogëlohet numri i anëtarëve të delegacioneve gjatë udhëtimit jashtë vendit.

Qeveria i ngarkoi ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionale në pronësi shtetërore  t’i ulin shpenzimet vijuese për 15 % dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë në afat prej 15 ditësh.  Sipas kësaj mase, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti dhe SHA në pronësi shtetërore duhet t’i rishqyrtojnë  planet e tyre financiare dhe programet investuese dhe ta informojnë Qeverinë në afat prej 15 ditësh.

Qeveria u rekomandon  organeve  rregullatorë, njësiteve të pushtetit lokal, ndërmarrjeve lokale publike dhe institucioneve tjera që janë në kompetencë të komunave  t’i  përcjellin masat e miratuara të Qeverisë  dhe të ndërmarrin aktivitete për racionalizimin e shpenzimeve të tyre.

Shfrytëzuesit e Buxhetit dhe  shfrytëzuesit individualë  me këto masa janë të ngarkuar deri në fund të vitit 2022, ndërsa komunave, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, SHA në pronësi shtetërore dhe subjekteve të  tjera në sektorin publik rekomandohet  që t’i  respektojnë masat e miratuara  kundër krizës dhe të përmbahen nga shpenzimet  më pak të konsiderueshme.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut e  shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për kapacitetet potenciale akomoduese të organeve shtetërore për pranimin e personave nga kriza e refugjatëve të shkaktuar nga veprimtarit ushtarake në Ukrainë.

Qeveria e ngarkoi  Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë për Punë të  Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë që të vazhdojnë aktivitetet lidhur me përcaktimin e kapaciteteve akomoduese dhe t’i  përgatisin  të gjitha aktivitetet për pranimin  dhe përkujdesin e organizuar të personave të cilët  do të arrijnë në vend si pasojë e krizës së refugjatëve për shkak të luftës në Ukrainë.

 

Në këtë mbledhje Qeveria  miratoi  Dekretin për uniformën dhe shenjat e uniformës së policisë.

 

Ky Dekret është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku sipas nenit 8 paragrafi (3) është përcaktuar se uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare  ndryshe nga gjuha  maqedonase, janë shkruar  në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj.

Ky Dekret hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe do të fillojë të zbatohet gjatë një viti nga dita e hyrjes në fuqi.

 

Qeveria në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave miratoi Programin për zbatimin e fondit intervenues në bujqësi.

 

Mjetet buxhetore për këtë program në vlerë prej 250.000.000 denarë janë paraparë në buxhetin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe janë  dedikuar për masat intervenuese për përkrahje financiare në bujqësi për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga rritja e shpenzimeve  të prodhimit për prodhimin e kulturave bujqësore në prodhimin bujqësor dhe për mbështetjen e blegtorisë.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen  e 29-të tematike në të cilën shqyrtoi dhe miratoi programet vjetore të punës dhe planet financiare për vitin 2022 të ndërmarrjeve publike, agjencive, shoqërive aksionare  në pronësi shtetërore dhe shërbimeve dhe institucioneve tjera në kompetencë të Qeverisë