Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 37-të i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të përcaktuara nga Shtabi Kryesor Koordinues i Krizës.
Sipas këtyre rekomandimeve, Qeveria shfuqizoi mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore, transportit publik, barnatoreve dhe shtëpive të pleqve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Në lidhje me këtë pikë, edhe pse hiqet mbajtja e maskave në hapësirë të mbyllur, Qeveria fuqishëm e afirmon rekomandimin e KSN-së që në hapësirë të mbyllur, personat mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë dhe me imunitet të ulët të mbajnë maska.
Në përputhje me rekomandimet hiqet detyrimi për mbajtje të detyrueshme të maskave gjatë mësimit në shkollat e mesme, si dhe ndalesa për organizimin e ekskursioneve dhe mësimit në natyrë.
Ndër masat që shfuqizohen është edhe masa për izolim të detyrueshëm të personave që kanë pasur kontakte të afërta me raste pozitive me KOVID-19, për të cilët mbetet masa për mbajtjen e maskës mbrojtëse në hapësirë të mbyllur në periudhë prej 7 ditësh nga kontakti i fundit me personat me KOVID-19 të vërtetuar.
Vendimet nga mbledhja e sotme hyjnë në fuqi nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në mbledhjen e sotme u miratua Vendimi për heqjen e taksës së importit- normës doganore për importin e vajit të lulediellit ushqimor, si shtysë plotësuese për ruajtjen e furnizimit në tregun e vendit nga rritja e çmimeve.
Me këtë masë mundësohet importi i vajit të lulediellit nga vende të tjera për të cilat nuk ka trajtim profesional në tregti ose nuk janë subjekt i kuotës doganore në kuadër të marrëdhënieve për tregti të lirë dhe për të cilat është përcaktuar norma doganore prej maksimum 29%.
Me heqjen e taksës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit ushqimor do të jepet mundësi që deri më 31 maj të vitit 2022 të të importohen sasitë e nevojshme të këtij produkti ushqimor bazë nga vendet që nuk janë subjekt i normave doganore preferenciale të cilët do të sigurojnë sasi të mjaftueshme për tregun vendor dhe do të ulet presioni për rritjen e çmimeve të këtij produkti.
Në këtë mbledhje, Qeveria vazhdoi afatin për zbatimin e kufizimit të eksportit të mallrave të caktuara, deri më 15 maj 2022.
Vazhdimi i afatit për kufizimin e eksportit është për grurin dhe shojzën; elbin; misrin; miellin e grurit dhe shojzën; farave të lulediellit, duke përfshirë të thyer ose të grimcuar; vajrave nga fara e lulediellit, shafranit ose farës së pambukut, si dhe eksportit të jonxhës.
Nevoja për vazhdimin e afatit për eksportin e këtyre mallrave deri më 15 maj të vitit 2022 është që të eliminohet mundësia e furnizimit për shkak të mungesës së mallrave të nevojshme për përpunimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore bazë për qytetarët deri në korrjen e re vendore.
Në këtë mbledhje për Sekretarë të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është emëruar Metodija Dimovski, pasi që nga kjo detyrë paraprakisht Muhamed Zeqiri.
Metodija Dimovski në këtë detyrë vjen nga Këshilli Inspektues nga fusha e mjedisit jetësorë dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.
Qeveria sot e miratoi tekstin e propozim-Ligjit për inspektim financiar në sektorin publik.
Me propozim të Ministrisë së Financave, qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e interesave financiare publike në menaxhimin financiar të fondeve të buxhetit të shtetit, buxheteve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe fondeve nga burime të tjera publike si dhe fondeve të BE-së, me përcaktimin e ligjshmërisë dhe përdorimit efikas dhe të përgjegjshëm të tyre në përputhje me rregulloret e veçanta që parashikojnë kompetencën për të kryer inspektimin financiar.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Informacionin e Komisionit për Negociata për lidhjen e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 (aksi rrugorë: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë - Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 D (aksi rrugorë i autostradës Prilep - Manastir), e cila në mbledhjen e parë e miratoi Deklaratën se bëhet fjalë për projekte me interes nacional.
Sipas këtij informacioni për përshpejtimin e procedurës për Marrëveshjen për projektet e përcaktuara të Korridorit 8-të, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave që brenda një jave të emërojë anëtarët e ekipit të shpronësimit, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore morri për detyrë brenda një jave që të të propozojë 5 anëtarë të ekipit që do të negociojnë me partnerin strategjik për realizimin e punimeve, si dhe të emërojë anëtarët e ekipit të njësisë së projektit.
Në këtë mbledhje është miratuar Informacioni për përpunimin e Strategjisë për hulumtime gjeologjike, shfrytëzim të qëndrueshëm dhe eksploatim të lëndëve të para minerale për periudhë prej 20 viteve, për të cilin Qeveria e autorizoi ministrin e Ekonomisë që ta nënshkruajë projekt-marrëveshjen për përgatitjen Strategjisë e hulumtimeve strategjike shfrytëzim të qëndrueshëm dhe eksploatim të lëndëve të para minerale me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Kjo strategji, e paraparë me Memorandumin për bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe ASHAM-it ka për qëllim që ta përcaktojë vëllimin dhe mënyrën e realizmit të hulumtimeve themelore gjeologjike, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe nevojat për eksploatimin e lëndëve të para të minerale, të cilat janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e mbajti mbledhjen 38-të tematike ku u miratua planet vjetore të punës, si dhe planet financiare për vitin 2022 të ndërmarrjeve publike dhe të fondeve, enteve, agjencive, drejtorive dhe institucionet në pronësi shtetërore.