Nga mbledhja e 88-të e Qeverisë: Pako e re masash për mbështetjen financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve, pensionistëve dhe kompanive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 88-të solli   disa propozim-masa për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive në kohë krize ekonomiko-energjetike.

Pakoja e re e masave kundër krizës përmban masa të synuara për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve; mbështetje e synuar për institucionet publike dhe shëndetësore; mbështetjen e likuiditetit të kompanive; investime në efikasitetin e energjetikës dhe burimet e ripërtërishme të energjisë.

Masat janë të orientuara drejt mbështetjes së synuar për qytetarët dhe kompanitë, si dhe për stabilizimin e çmimit të ushqimit. Ndërsa me këto, siç është theksuar nga Ministria e Financave, është siguruar mirëmbajtja e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal.

Qeveria propozoi pakon e re të masave për ballafaqim me krizën energjiteke dhe të çmimeve, duke marrë parasysh  krizën e prolonguar energjetike, si dhe presionet e çmimeve, veçanërisht për kategoritë e cenueshme të qytetarëve. Efekti i përgjithshëm fiskal nga pakoja e re e masave vlerësohet në 22,2 miliardë denarë, gjegjësisht 360,2 milionë euro. Kjo pako e masave është vazhdimësi e përpjekjeve që Qeveria ka ndërmarrë  në vazhdimësi nga fillimi i krizës energjetike dhe krizës së çmimeve.

Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Ministrisë së Financave për masat ekonomike për ballafaqim me krizën energjetike dhe të çmimeve në vend – tetor viti 2022.

Janë paraparë si në vijim:

  1. Masa për mbështetjen e kategorive të  cenueshme sociale të qytetarëve dhe për mbështetjen e kategorive  të cenueshme –shfrytëzues të pensioneve

Mbështetje financiare nga shteti do të marrin kategoritë e cenueshme të qytetarëve që kanë të drejtë për:

- Siguri sociale;

- Personat të cilët përdorin të drejtën e aftësisë së kufizuar;

- Prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeç, të cilët përdorin  të drejtën për shtesë të veçantë;

-Peronat me aftësi të kufizuara që përdorin të drejtën për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën për shkak të aftësisë së kufizuar;

-Personat me ndryshime më të rënda të përhershme në gjendjen e tyre shëndetësore dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën për shkak të aftësisë së kufizuar;

- Prindërit kryefamiljarë përdorues  të të ardhurave minimale të garantuara dhe

- Personat e papunë – përdorues të së drejtës së sigurimit material në formë të kompensimit në të holla (punëtorë në falimentim), në përputhje me  Ligjin për sigurim material.

Me masën është paraparë që t’u jepet mbështetje financiare kategorive më të cenueshme të qytetarëve, gjegjësisht 41.878 persona, sipas kategorive të lartpërmendura. Ata do të marrin mbështetje të përgjithshme prej 12.000 denarë, gjegjësisht do të marrin nga 3.000 denarë në muaj, në periudhë prej 4 muajve, si mbështetje në kushte të krizës energjetike dhe të çmimeve. Implikimet e përgjithshme fiskale për këtë masë janë vlerësuar në 502.536.000 denarë ose 8.171.317 euro.

Mbështetje financiare nga shteti  janë paraparë që të marrin  edhe shfrytëzuesit e pensioneve, si masë për mbrojtje nga pragu i varfërisë në kushte të  krizës energjetike dhe të çmimeve, përkatësisht:

- Shfrytëzuesit e pensioneve deri në 11.500 denarë, është paraparë  të marrin mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 6.000 denarë, gjegjësisht 1.500 denarë në muaj, në periudhë prej 4 muajsh dhe

- Shfrytëzuesit e pensioneve nga 11.500 denarë deri në 14.000 denarë, të cilët janë paraparë të marrin mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 3.000 denarë, gjegjësisht 750 denarë në muaj, në periudhë prej 4 muajsh.

Me këtë masë, sipas vlerësimeve, mbështetje financiare nga shteti do të marrin rreth  153.000 pensionistë ose rreth 45 për qind nga numri i përgjithshëm i pensionistëve në shtet. Implikimet fiskale janë 12.2 milionë euro.

  1. Masa për mbështetjen e institucioneve publike, arsimore dhe shëndetësore

Masat parashohin:

- Vendim për përfshirjen e shkollave fillore dhe të mesme në tregun e rregulluar të furnizimit me energji elektrike;

- Furnizimi i institucioneve publike shëndetësore me energji elektrike, përmes shitjes nga EEM-ja me çmim të volitshëm nga çmimi i tregut;

-Furnizimi me energji elektrike të stacioneve matëse për pompat e ujit, nëpërmjet shitjes nga EEM-ja me çmim të volitshëm nga çmimi i bursës, gjegjësisht subvencionimi i diferencës në çmimin e energjisë elektrike.

C. Masa për mbështetjen e sektorit privat, që synojnë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme

Këto masa kanë për qëllim:

- Zgjerimin e gamës së kompanive që janë shfrytëzues të skemës së kreditore-garantuese, nga Fondi i Garancisë së Bankës së Zhvillimit, përmes lehtësimit të  kritereve për aplikim;

-Linjë kreditore e drejtpërdrejtë për mbështetjen e likuiditetit të shoqërive tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në përputhje të situatës aktuale), si dhe tregtarëve individualë: zejtarëve (që paguajnë taksa për të ardhurat reale);

- Rikthimi përshpejtuar dhe i rritur i TVSH-së;

- Sigurimi i mbështetjes konsulente të favorshme për përpilimin e projekteve/studimeve për investime në efikasitetin e energjisë dhe burimet të ripërtërishme të energjisë, me qëllim të qasjes më të lehtë drejt kapitalit;

- Vazhdimi i Masës së 25 përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut dhe bankave komerciale, gjegjësisht mundësimi i kredive për investim në projekte për efikasitet energjetik dhe burime të ripërtërishme të energjisë.

Ç. Masa për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike dhe termike  për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël

Qëllimi i këtyre masave është:

 

- Subvencionimi i drejtpërdrejtë i kompanive energjetike, i planifikuar deri në fund të vitit (fondet e parashikuara me Propozim - Vendim për rishpërndarje);

- Mbështetje likuiditeti EMV me kredi nga BERZH.

Pas miratimit të këtyre masave do të bëhen ndryshimet përkatëse ligjore, për të cilat në mbledhje të  Qeverisë u shpreh pritshmëria që të mbështeten në Kuvend, që sa më shpejt të jenë në dispozicion të përdoruesve.
 

Në mbledhje  u konstatua gjithashtu se janë në zhvillim e sipër masat e parapara me paketën e mëparshme të masave, të cilat, sipas informacioneve nga Ministria e Financave, vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2022, gjë që mundësohet nga Ribalancimi i buxhetit për vitin 2022.

 

Bëhet fjalë për:

- Vazhdimi i aplikimit të taksës preferenciale prej 5% për qarkullimin e energjisë elektrike për familjet, e cila vlen për të gjitha familjet, përdorues të energjisë elektrike;
- Mbështetje direkte financiare për konsumatorët në nevojë të energjisë elektrike;

-Financimi i projekteve të efikasitetit energjetik për komunat, nëpërmjet përdorimit të një kredie të favorshme nga Banka Botërore, të zbatuar nga Ministria e Financave;

- Prolongimi i vendosjes së tarifave të gjelbra për derivatet, pra tarifa mjedisore për energji, e cila vlen për të gjitha familjet dhe kompanitë që janë përdorues të burimeve të energjisë;
-Përjashtim nga pagimi i TVSH-së, kur importoni gaz natyror dhe energji elektrike, energji termike ose energji për ftohje - për importuesit e gazit natyror dhe energjisë elektrike, energjisë termike ose energjisë për ftohje.

- Linja e kredisë për tranzicionin e gjelbër nga BEI, me kushte të favorshme kreditimi për kompanitë për investime në efikasitetin e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë, me qëllim stimulimin e investimeve nga kompanitë në efikasitetin e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë dhe kursimin afatgjatë të fondeve nëpërmjet konsumi i reduktuar i energjisë elektrike;

- Vazhdimi i masës për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për tregun e rregulluar (familjet dhe konsumatorët e vegjël).

 

Gjithashtu, me Ribalancimin e Buxhetit për vitin 2022 janë paraparë programe dhe fonde si përgjigje ndaj krizës, për rritjen e pensioneve, kategorive të cenueshme të qytetarëve, rritjen e pagave në aktivitete të caktuara në sektorin publik, fonde për kompanitë  për të mbështetur rritjen e pagave në sektorin privat, fonde shtesë për bujqit për rendimente më të larta dhe stabilizim të çmimeve të ushqimeve.

Bëhet fjalë për:

-Rritja e ndihmës  minimale të garantuar për të drejtat e mbrojtjes sociale, për personat e rrezikuar sociale;

-Rritja e pensioneve sipas metodologjisë së re të llogaritjes së pensioneve;

-Subvencionimi i kontributeve për mbështetjen e pagave të punonjësve në sektorin privat;

- Subvencione dhe transferta për mbështetje direkte financiare në sektorin e bujqësisë: subvencione për bagëtinë për blegtorinë, për delet, dhitë, për produktet e shitura të kopshtit dhe frutave, prodhimin e farërave dhe materialit fidanor, për prodhimin e qumështit, blegtorinë, bletarinë, paradhënie për frutikultura, ndihma për kryerjen e veprimtarisë bujqësore në zonat me mundësi të kufizuara për prodhim dhe mbështetje shtesë për ekonomitë bujqësore të regjistruara, sigurimi i të korrave; fondet e siguruara nga Fondi Intervenues, për: qumështin e prodhuar dhe shitur, masën intervenuese për verën, masën intervenuese për prodhimin për material fidanor, masën intervenuese për mbjelljen vjeshtore; fondet e siguruara nga një program i ri për nxitjen e konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe qumështit dhe produkteve të qumështit;

- Kthimi i mjeteve përmes masës TVSH-ja ime, për të cilën janë paraparë 1.100.000.000 denarë shtesë për rimbursim të TVSH-së.

Siç dihet, për të ngadalësuar efektin transferues të inflacionit të importuar në produktet vendase, në mars 2022 u miratua një pako prej 26 masash, e cila kishte për qëllim: masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive, si dhe masa për mbështetje financiare të kompanive përmes Bankës Zhvillimore, të vlerësuara në rreth 400 milionë euro.

Gjithashtu, ishin parashikuar masa që synonin mobilizimin e kapitalit nga sektori privat, gjegjësisht bankat komerciale, me efekte të pritshme të përgjithshme prej rreth 500 milionë euro. Në të njëjtën kohë, masat kundër krizës nga marsi 2022 parashikojnë një aplikim të zgjatur të taksës preferenciale të TVSH-së prej 5% për shitjen e energjisë elektrike për familjet deri më 31.12.2022. Dhe, gjatë vitit 2020 dhe 2021, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zbatoi gjashtë pako masash kundër krizës, me qëllim të mbështetjes së ekonomisë dhe qytetarëve të prekur nga pandemia Covid-19 dhe përballjes me pasojat e saj.

Mbështetja e vlerësuar e deritanishme, sipas informacioneve të Ministrisë së Financave, është më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Propozim-planin për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje të rritjes ekonomike: politika, rekomandime, masa dhe tregues.

Shfrytëzuesit buxhetorë janë të detyruar të zbatojnë dhe respektojnë masat dhe rekomandimet e parashikuara nga ky Plan.

Me këtë rast ngarkohen të gjithë përfituesit buxhetorë, ndërsa ju rekomandohet Njësive të vetëqeverisjes lokale, Ndërmarrjeve publike dhe Shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në afat prej dy javësh të dorëzojnë planin e plotë aksionar për konsolidimin e shpenzimeve konform Planit për qëndrueshmëri fiskale.

 

Janë paraparë, siç shpjegohet nga Ministria e Financave, politika, masa dhe rekomandime për uljen e shpenzimeve dhe rritjen e të hyrave për Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Ndërmarrjet publike dhe Shoqatat tregtare në pronësi shtetërore.

Politika e uljes së shpenzimeve përfshin

А.  Konsolidimin e shpenzimeve për paga dhe kompensime përmes uljes prej 10 për qind krahasuar me mjetet e planifikuara për vitin 2023. Është i pritshëm efekt fiskal, ose kursim në rreth tre miliardë denarë konform projeksioneve fiskale në kornizë afatmesme të shpenzimeve;

B.Konsolidim i shpenzimeve për mallrat dhe shërbimet dhe zvogëlim i tyre për 20 për qind lidhur me kornizën fiskale për vitin 2023, ku efekti i pritur fiskal është rreth tre miliardë denarë lidhur me projeksionet fiskale në kornizën afatmesme të shpenzimeve. 

C: Konsolidim i shpenzimeve për subvencione, transfere, grante dhe kompensime sociale dhe zvogëlimi i tyre për 20 për qind lidhur me kornizën fiskale për vitin 2023, me çka efekti fiskal i pritur është rreth tre miliardë denarë lidhur me projeksionet fiskale në kornizë afatmesme të shpenzimeve

Ç. Politika për një strukturë të përmirësuar të shpenzimeve kapitale, ku parashihet realizim cilësor dhe në kohë i projekteve kapitale.

Në pjesën e politikave për Njësitë e vetëqeverisjes lokale rekomandohet ulje e shpenzimeve rrjedhëse. Ndërsa në kushte të furnizimit të çrregulluar në tregun e energjisë elektrike, komunat të shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të furnizimit të centralizuar të energjisë elektrike për institucionet në juridiksionin e tyre, krejt kjo për të arritur një çmim më të ulët në furnizimin me energji elektrike, si dhe njësitë buxhetore të themeluara nga komunat për t’iu qasur furnizimit të përbashkët të energjisë elektrike.

 

Në mbledhjen e  sotme të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë është ngarkuar të shqyrtojë mundësitë e zgjatjes së mundshme të aplikimit të kohës verore, me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.