Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 90-të, i shkarkoi drejtorin dhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të fabrikës për automjete hekurudhore “Veles”, SHPKNJP– Veles (e njohur në opinion si Kolska).
Në mbledhje është konstatuar se udhëheqësia e fabrikës ka treguar rezultate negative financiare në punë edhe krahas asaj që në këtë subjekt është ndarë mbështetje financiare nga ana e Qeverisë.