Nga mbledhja e 93-të: Vendim për bursa për nxënësit e shkollave të mesme; U pranua teksti i harmonizuar i Marrëveshjes FRONTEKS; U shqyrtua informacioni për konsumin e energjisë elektrike në institucione

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për përcaktimin e numrit të bursave që do të jepen dhe lartësia e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023, me të cilën përcaktohet numri i bursave dhe lartësia e bursave për nxënësit e regjistruar në arsimin e mesëm.

Bursa në lartësi prej 3.500 denarë në muaj janë paraparë për: nxënësit e talentuar – sportistët; nxënësit e talentuar nga fushat e shkencave natyrore dhe teknike; nxënësit e talentuar në fushën e arteve; për nxënësit me nevoja të posaçme; për mbështetjen sociale të nxënësve të shkollave të mesme; për nxënësit - fëmijë pa prindër; për nxënësit që realizojnë programe mësimore në fushën e hotelerisë dhe turizmit; për programet mësimore nga profesioni elektroteknik; nga fusha e ndërtimit dhe gjeodezisë; në fushën bujqësore-veterinare; për programet arsimore të makinerisë; nga fusha e tekstilit dhe lëkurës; për nxënësit që realizojnë plane arsimore dhe programe për aftësim profesional dhe arsimin profesional në kohëzgjatje trevjeçare; për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional, në të cilat do të realizohet mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve, sipas programeve për arsimin profesional. Për nxënësit romë janë paraparë bursa prej: 2.200 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë notë mesatare prej 4.50 deri në 5.00; nga 1.500 denarë në muaj për nxënësit me notë mesatare prej 3.50 deri në 4.49; prej 1.200 denarë në muaj për nxënësit me notë mesatare prej 3.00 deri në 3.49 dhe bursa prej 800 denarë në muaj për nxënësit që kanë notë mesatare prej 2.00 deri në 2.99.

Sipas njoftimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet që konkurset të shpallen deri në fund të këtij muaji.

Qeveria në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin nga Ministria e Punëve të Brendshme për bisedimet e realizuara me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të zbatuara nga ana e Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (FRONTEKS) dhe e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e harmonizuar nga Marrëveshja. Me nënshkrimin e Marrëveshjes, sipas informacioneve nga MPB-ja, krijohen parakushtet e nevojshme ligjore që do të mundësojnë bashkëpunim të menjëhershëm ndërmjet autoriteteve kompetente të dy Palëve Kontraktuese, për situatat kur anëtarët e ekipit të Kufirit Evropian dhe Agjencisë Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare kanë kompetenca ekzekutive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në kontekst të menaxhimit të ballafaqimit me flukset e migrantëve dhe mënjanimin e migrimit ilegal dhe krimit ndërkufitar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në këtë mbledhje e shqyrtoi Informacionin me analizë krahasuese të energjisë elektrike të konsumuar nga institucionet shtetërore, të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë u ngarkua që këtë informacione dhe analiza ta dorëzojë në Qeverisë, pasi organet e administratës shtetërore, institucionet që nuk kanë statusin e organeve të administratës shtetërore dhe personat juridikë të themeluar nga shteti, përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, u ngarkuan të realizojnë kursime në konsumin e energjisë elektrike. Angazhimi u referohej kursimeve prej 15% në nivel mujor duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2022 – duke përfunduar më 31 mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit kalendarik të kaluar. Informacioni i është dorëzuar Qeverisë si material për informim, ndërsa për detajet opinioni do të njoftohet nga Ministria e Ekonomisë, përmes konferencës për shtyp.

Në këtë mbledhje, drejtoreshë e Fondit për Sigurim Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë u emërua Magdalena Filipovska – Grashkoska.