Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim afarist – teknik me Shoqatën për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA Shkup, dorëzuar nga SHA për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi shtetërore, Shkup.
Me konkluzionet e arritura nga Qeveria, mundësohet zgjidhja për furnizimin me energji termike të qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e SHA Veri, duke pranuar propozimin nga SHA EMV - Shkup për mënyrën e kalimit të çështjeve të hapura ndërmjet Shkup Veri SHA Shkup dhe SHA "Elektranat e Maqedonisë së Veriut" - Shkup.
Qeveria e obligoi shoqërinë aksionare shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi shtetërore, Shkup, që të lidhë marrëveshje për bashkëpunim afarist – teknik për sezonin e ngrohjes 2022/2023 me Shoqatën për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA Shkup, në të cilin do të rregullohen të gjitha të drejtat dhe obligimet e Shkup Veri SHA Shkup.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes për sezonin e ngrohjes 2022/2023, nuk përjashtohet detyrimi për përmbushjen e të drejtave dhe obligimeve sipas Marrëveshjes tashmë të lidhur për Bashkëpunim Afarist -Teknik. Shoqata për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA Shkup, me nënshkrimin e Marrëveshjes për sezonin e ngrohjes 2022/2023, obligohet që t’i përmbush të gjitha të drejtat dhe obligimet nga Marrëveshja tashmë e nënshkruar për bashkëpunim afarist – teknik, nga data 21.01.2022 me SHA ELEM – Shkup.
Në këtë mbledhje Qeveria miratoi edhe vendime për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për rajonet planore për këtë vit me mjete indikative të planifikuara për vitin 2023, të propozuara nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.