Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e shqyrtoi Raportin Shkup lidhur me procesin e përzgjedhjes së seleksionimit dhe trajnimit të kandidatëve për kontrollorë të fluturimeve sipas Shpalljes publike nr 3/2022 shpallur nga M-NAV më 28.07.2022, nga Shoqëria Aksionare në pronë shtetërore për kryerjen e veprimtarisë ofrimin e shërbimeve në navigacionin ajror M-NAV SHA.
Në mbledhje janë elaboruar aktivitetet të cilat janë zbatuar nga M-NAV lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kandidatëve për kontrollorë të fluturimeve në pajtim me shpalljen publike.
Nga ana e përfaqësuesve të M-NAV SHA Shkup u informua se procedura është realizuar në pajtim me procedurat e përcaktuara ligjore, se kandidatët e përzgjedhur, të cilët janë edhe të punësuar në M-NAV SHA Shkup, kanë dhënë teste seleksionuese sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa për profesionalizmin e tyre flet edhe fakti që pas testeve të dhëna, mund të konkurrojnë për punë në cilindo shtet tjetër të huaj.
Në Qeveri janë dorëzuar edhe informacione për konstatimin e nevojës për rekrutim dhe përzgjedhje të kandidatëve, si dhe është theksuar se është në përputhje me Planin vjetor të punës së M-NAV SHA Shkup dhe Planin e prokurimit publik të M-NAV për 2022, si dhe për zbatimin e prokurimit publik dhe kontratën e lidhur me operatorin ekonomik “GATE Aviation Training APS” nga Danimarka, për përzgjedhjen, trajnimin fillestar dhe trajnimin e vlerësimit ADI TWR për tetë kandidatë për kontrollues të fluturimit; u sqarua që rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror të kryhet në përputhje me Planin e miratuar të Veprimit, me qëllim, siç sqarohet, për t'u mundësuar të gjithë të përfshirëve që të monitorojnë më lehtë kornizat kohore të proceseve që lidhen me rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror. Janë dorëzuar edhe informacione rreth publikimit të thirrjes publike dhe përzgjedhjes së kandidatëve për kontrollues të fluturimit, për çka është përgatitur plan kohor dhe është zbatuar përzgjedhje në bashkëpunim me operatorin e angazhuar ekonomik nga Danimarka, me dorëzimin e propozim rang-listës së kandidatëve më të suksesshëm, rreth testit për parapërzgjedhje dhe testimit me testin FEAST (First European Air Traffic Controller Selection Test), me ç’rast FEAST II dhe më pas testin FEAST III e kanë dhënë trembëdhjetë kandidatë.
Prej tyre, për tetë persona të cilët kanë marrë edhe certifikatë mjekësore, janë dhënë udhëzime për punësim dhe dërgimi i tyre në shkollim.
Nëmbledhje Qeveria ka miratuar edhe Informacionin për Propozim Marrëveshjen për dhënie të ndihmës shtetërore Kompanisë për prodhimin e komponentëve të brendshëm KIEL MACEDONIA SHPKNJP, Zhelinë dhe miratoi Vendimin për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen.
Sipas planit të punës, që ka të bëjë me realizimin e një projekti investues në ZZHTI Tetovë për prodhimin e ulëseve për autobusë dhe trena, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, shoqëria obligohet të investojë një shumë prej 9.291.750 euro në kundërvlerë në denarë dhe do të punësojë të paktën 150 punonjës të rinj, deri në datën e përfundimit të projektit të investimit (31.12.2025).
Qeveria në këtë mbledhje solli Vendim për sigurim të mjeteve financiare të Ndërmarrjes publike “Radiodifuzioni nacional” për vitin 2022.
Me mjetet nga ky vendim stacionet e radiove nacionale do të lirohen nga obligimi për pagesë të kompensimit për distribuim të sinjalit për vitin 2022 ndaj Agjencisë për Komunikime Elektronike.
Kjo do ë thotë se pjesërisht do të mbulohen shpenzimet e radio stacioneve nacionale, që dalin nga obligimi për pagesë të kompensimit për distribuim të sinjalit për vitin 2022, në shumë të përgjithshme prej 7.500.000 denarëve, me mjete nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të parapara në pjesën e masave antikrizë.