Kovaçevski në Probishtip: Në kushte të krizës më të madhe botërore sigurojmë banesa sociale për kategoritë më të cenueshme

“Sot 20 familje në Probishtip po bëhen me banesë të re. Gëzimi i përbashkët rritet dhe prandaj jemi sot këtu bashkë me Sonjën, Llaston, Marinën, Frosinën, Nikollën, Jovanin, Simonën dhe familjet e të gjithë të tjerëve që morën sot çelësat e banesës së re. Jemi këtu për t'u uruar fat, në festën e madhe të sotme për ata që e festojnë Shën Nikollën, të fillojnë një përditshmëri më të ndritshme të mbushur me dashuri dhe mirëkuptim”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në dorëzimin e sotëm të çelësave të banesave të reja familjeve nga kategoritë e cenueshme sociale .

Kovaçevski theksoi se një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë me Programin për kategori të cenueshme të qytetarëve do të jetojnë në kushte bashkëkohore, që fatkeqësisht, nuk i kanë pasur deri më tani.

“Këta janë qytetarët tanë, fqinjët tanë, të cilët meritojnë të kenë një shtëpi të ngrohtë. Kam pasur rastin të bisedoj me familjet dhe jam krenar kur kemi një kontribut të tillë, kur kemi një rezultat të prekshëm të punës së përkushtuar të institucioneve në shërbim të qytetarëve. Në këtë mënyrë tregohet kujdes dhe mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë. Këto janë projekte të rëndësishme kapitale, sepse me to u’a rikthejmë dinjitetin qytetarëve të cenueshëm social, u mundësojmë atyre një jetë të denjë dhe strehim stabil. Qeveria, së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe të gjitha institucionet kompetente, i kushtuan rëndësi të veçantë politikës social-banesore. Në 4 vitet e fundit janë ndërtuar dhe janë duke u ndërtuar gjithsej 864 njësi banesore, gjegjësisht banesa sociale dhe kjo është vërtet për t'u lavdëruar. Për krahasim, nga viti 2011 deri në vitin 2017 janë ndërtuar 678 banesa. Këto banesa sociale janë shtëpi për ata që kanë nevojë më së shumti për ndihmë: jetimë, persona me nevoja të veçanta, qytetarë që përdorin ndihmën minimale të garantuar, prindër të vetëm, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, pjesëtarë të komunitetit maqedonas dhe komunitetit rom dhe të gjitha komuniteteve sepse cenimi social nuk na zgjedh, megjithatë edhe ne që jemi përgjegjës për të ndihmuar nuk duhet të zgjedhim, nuk zgjedhim dhe nuk do të zgjedhim kë të ndihmojmë. Ne do të ndihmojmë si sot që u ndihmojmë të gjithëve pa përjashtim. Për vitin e ardhshëm Buxheti parashikon 2.2 milionë euro për ndërtimin e banesave sociale. Përveç këtu në Probishtip, vetëm këtë vit përfundoi ndërtimi dhe u shpërndanë banesat në Gostivar, Vinicë, Strumicë, dhe deri në fund të vitit shpërndarja do të përfundojë në Sveti Nikollë dhe vitin e ardhshëm do të përfundojë shpërndarja në Butel, Veles, Pehçevë, Saraj dhe Koçan. Sigurohemi që banesat të ndodhen në tërë vendin për të siguruar një zhvillim më të balancuar rajonal dhe deri diku barazimin e standardit banesor”, tha Kovaçevski dhe theksoi se Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës është e gatshme të nënshkruajë një projekt i ri për ndërtimin e ndërtesave të reja shtesë.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Blagoj Boçvarski, theksoi se sigurimi i kushteve për jetë dinjitoze janë çështje për të cilat nuk mund të debatohet.

"Çdo qytetar meriton një shtëpi, një çati mbi kokë dhe kushte më të mira jetese, sidomos tani në këto kohë të vështira. Kjo është detyra jonë dhe sot këtu në Probishtip e konfirmojmë. Më vjen mirë kur shohim qytetarë kaq të kënaqur, të cilëve ne jemi ata që e kanë zgjidhur çështjen e banesave. Familjet me rrezik social që u gjendën në ranglistën përfundimtare duke plotësuar të gjitha kushtet e parapara në thirrjen publike për ndarjen e këtij objekti social, sot morën çelësat e shtëpisë së tyre të re. Është një ndjenjë e veçantë kur i jep dorën dikujt, ndihmon kur është më e nevojshme dhe ne përpiqemi ta bëjmë pikërisht këtë, t'i ndihmojmë të gjithë qytetarët, t'u japim mbështetje, t'i ndihmojmë t'i kapërcejnë më lehtë sfidat me të cilat përballen”, tha Boçvarski.

Drejtori i Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore dhe afariste me rëndësi për Republikën e Shkupit, Zoran Gjorgijev, tha se objekti kolektiv, banesor i destinuar për personat në rrezik social dhe kategoritë tjera të rrezikuara sociale në Probishtip ka sipërfaqe totale 2700 m2, P+4 me 2 hyrje, ka 48 njësi banimi njëdhomëshe, me sipërfaqe 35-45 m2, nga të cilat 2 janë të përshtatshme për persona me aftësi të kufizuara fizike, 48 bodrume dhe 12 vende parkimi.

“Investimi i përgjithshëm i objektit është përafërsisht 70.000.000,00 denarë. Është dorëzuar nga kontraktori në dhjetor 2021. Shoqëria aksionare për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore dhe afariste me rëndësi për Republikën - Shkup do t'i përfundojë objektet e këtij lloji në Shkup - Butel, Veles, Dibër, Koçan (targa 3) në mesin e vitit 2023 dhe gjatë muajit të ardhshëm presim kompletimin e dokumentacionit të objekteve të ndërtuara në Demir Kapi dhe Negotinë”, tha Gjorgijev.

 

 

a