Ditën e kaluar janë prodhuar 16.178 MWh energji elektrike dhe tërësisht janë plotësuar nevojat për rrymë elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël

SHA EMV më 19.12.2022 prodhoi 16.178 MWh energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. 

Në termoelektranat janë prodhuar 12.211 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.967 MWh.
 
Ditën e kaluar përmes EVN Shitje janë furnizuar 1.120 MWh energji elektrike. Kjo është energji elektrike për spitale, kopshte për fëmijë, shkolla, ndërmarrje publike, kapacitete nga industria ushqimore dhe objekte të tjera infrastrukturore vitale në vend.

* Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 19.12.2022.