Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot vizitoi shoqatën e pensionistëve në Kumanovë. Në takimin me anëtarët e shoqatës diskutuan politikat dhe masat e Qeverisë për pensionistët, propozimet dhe çështjet me interes për pensionistët.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se kujdesi për pensionistët, për më të cënuarit, gjithmonë do të jetë prioritet i Qeverisë dhe se askush nuk do të lihet i vetëm të përballet me krizën.
Më pas, kryeministri Kovaçevski theksoi se pakoja e masave kundër krizës parasheh ndihmë financiare direkte gjithsej 6.000 denar për pensionistët që marrin pension deri në 11.525 denar pension dhe në të njejtin kohë ndihmë finansiare direkte prej 3.000 denar për pensionistët të cilët kanë pension nga 11.525 deri 14.000 denar. Në takim kryeministri Kovaçevski informoi pensionistët se me metodën e re vitin e ardhshëm takon edhe një rritjë të pensioneve, në mënyrë që për 12 muaj pensionistët të kenë pensione më të larta për 16%. Sipas kësaj metodologjisë së re, për këtë vitë pensionisteve i eshte rritur dy herë, në shtator me 6.8 për qind dhe më herët në mars me 2.9 për qind.
Nga shoqata e pensionistëve të Kumanovës, e njoftuan kryeministrin për propozimet dhe nevojat e tyre, si dhe përshëndetën masat e Qeverisë sidomos për ata që kanë pensione më të ulëta, duke theksuar se kjo ndihmë ka një rëndësie të madhe për t’a në këtë kohë krize ekonomike dhe energjetike.