Studentët i morën mjetet për: racion të subvencionuar për studentë

Studentët, të cilët aplikuan në thirrjen e MASH-it për realizimin e së drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe i plotësuan kushtet, me këtë bazë sot në llogaritë e tyre të transaksionit morën mjetet në shumë prej 6.480 denarë. Bëhet fjalë për pothuaj 29 mijë studentë, ndërsa mjetet i referohen gjysmës së muajit shtator dhe për muajin tetor dhe nëntor.

Studentët e tjerë të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e racionit të subvencionuar për studentëve, kanë mundësi të parashtrojnë ankesë në adresën elektronike:  subvencioniran.obrok@mon.gov.mk

Rikujtojnë se gjatë thirrjes për realizimin e së drejtës së racionit të subvencionuar për studentë, e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.