Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet e caktuara në tregtinë me pakicë dhe obligimin e tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të caktuara të mallrave të caktuara tek konsumatorët sipas një radhitje të caktuar.
Me vendimin përcaktohen çmimet më të larta në tregtinë me pakicë të vezëve të freskëta të pulës dhe orizit dhe përcakton detyrimin e tregtarëve, të cilët përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë, të cilët janë të regjistruar të kryejnë veprimtari tregtare në një regjistër përkatës, në përputhje me Ligjin, si dhe tregtarë që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë të regjistruar për prodhim, të cilët shesin produktet e tyre në treg, për t’u furnizuar dhe/ose për të shitur vezë të freskëta të pulës.
Çmimet më të larta të këtyre produkteve përcaktohen në nivelin e çmimeve që janë aplikuar më 15 mars të vitit 2023 në tregtinë me pakicë, për klasën përkatëse të produktit.
Tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë, të cilët janë të regjistruar për të kryer veprimtari tregtare në një regjistër përkatës në përputhje me ligjin, kanë detyrimin që rregullisht të sigurojnë dhe të shesin vezë të freskëta të pulës, në sasi që janë furnizuar dhe shitur rregullisht në janar dhe shkurt 2023.
Tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë të regjistruar për prodhim, të cilët shesin produktet e tyre në treg, kanë detyrimin të shesin në tregun vendor të paktën 70 për qind të prodhimit të vezëve të freskëta të pulës.
Çmimet më të larta të produkteve të përcaktuara në vendim dhe detyrimet e tregtarëve të treguar do të zbatohen deri më 30 prill 2023.
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Sipas Ligjit për Tregti, Qeveria mund të kufizojë përkohësisht tregtinë, në rast të prishjes së tregut të brendshëm, për shkak të keqpërdorimeve në shitjen e produkteve dhe mallrave të caktuara.
Ministria e Ekonomisë, e cila është propozuese e vendimit, njoftoi se, bazuar në të dhënat e Drejtorisë Doganore, importi i përgjithshëm i vezëve të freskëta të pulës në vitin 2023, kryesisht nga Serbia dhe importi i vezëve të freskëta të pulës për periudhën janar- 14 mars të vitit 2023, është konstatuar se çmimi i importit të vezëve të freskëta të pulës është rritur në krahasim me vitin 2022.
Duke pasur parasysh se çmimi i importit të vezëve të freskëta të pulës është në rritje, si dhe interesi i shprehur për eksportimin e prodhimit vendas të vezëve të pulës, vlerësohet se e gjithë kjo mund të sjellë mungesë në treg dhe rritje të ndjeshme të çmimit, nga çmimi aktual i shitjes.
Sa i përket orizit, sipas të dhënave të Drejtorisë Doganore nga data 01.01.2023 deri më 15.03.2023, eksporti i përgjithshëm i orizit është realizuar në vlerë prej 1.070.383 kg. në vlerë prej 70.034.849 denarë, ndërsa çmimi mesatar i eksportit të orizit është 68,47 den/kg për oriz me kokrra të mesme, gjegjësisht 64,34 den/kg për oriz me kokrra të gjata, që është çmim më i lartë për 30 për qind, krahasuar me çmimin mesatar të eksportit në vitin 2022.
Për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të orizit dhe vezëve të freskëta të pulës, si dhe për shkak të festave të Pashkëve dhe Bajramit, për të parandaluar turbulencat dhe mungesat e mundshme në tregun e vezëve të freskëta të pulës, është vendosur që prodhuesit , të paktën 70 për qind të prodhimit vendor të vezëve të freskëta të pulës për t'a plasojnë në tregun vendor, ndërsashitësit me pakicë të vazhdojnë të blejnë sasinë e zakonshme të vezëve të freskëta të pulës që kanë blerë në janar dhe shkurt 2023. Çmimi më i lartë i orizit dhe çmimi më i lartë i vezëve të freskëta të pulës propozohet të përcaktohet në nivelin e çmimeve që janë aplikuar më 15 mars të vitit 2023, në tregtinë me pakicë, me vlefshmëri deri më 30 prill të vitit 2023.
Qeveria në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për aktivitetet lidhur me aktivitetin e prodhimit të rregulluar të energjisë termike, të dorëzuar në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I rekomandohet SHA për prodhimin e energjetikë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriutm, në pronësi shtetërore, Shkup, të ngarkojë EMV prodhim të ngrohjes SHPKNJP Shkup, të lidhë Marrëveshje për dhënien me qira të mjeteve themelore për prodhimin e energjisë termike me pronar Adora inzhenering SHPKNJP Shkup. Ndërsa, EMV prodhim i energjisë termike SHPKNJP Shkup, Komisionit Rregullor për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtrojë kërkesë për lëshimin e licencës për veprimtarinë e prodhimit të energjisë termike, me qëllim të sigurimit të performancës dhe besueshmërisë së pandërprerë në furnizimi me energji termike në zonën e Qytetit të Shkupit.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Punëve të Brendshme për organizimin e Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, në maj të vitit 2023 në Ohër.
Kjo është hera e parë që në vendin tonë organizohet një konferencë e tillë e Interpolit, e cila përkon me njëqindvjetorin e ekzistencës së Interpolit, por edhe me 30-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në Organizatën e Policisë Kriminale.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e konsideron organizimin dhe mbajtjen e Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të Interpolit si një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme që do të mbahet këtë vit, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit ndërkombëtar, me theks në bashkëpunimin ndërkombëtar policor, duke përfshirë edhe shënimin e jubileve të caktuara, lidhur me mbajtjen e kësaj ngjarjeje.
Në pjesën e çështjeve kadrovike, Qeveria ka marrë vendim që të emërojë Zoran Jovanovskin për u.d. drejtor i Shtëpisë Ndëshkuese-PërmirësueseIdrizovë, me repart të hapur në Veles, pasi shkarkoi Shpend Tairin nga kjo pozitë.
U.d. drejtori i ri Jovanovski ka diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe Vetëmbrojtje Sociale, COK BOS Elisie Popovski, Shkup , ndërsa ka magjistruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Sipas biografisë së bashkangjitur, ai ka përvojë pune në MPB, si komandant i Njësisë për Detyra Speciale, zëvendësgjeneral i Policisë, si shef i Policisë Kufitare, si ndihmësdrejtor i BSP-së. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në seminare të shumta në Luiziana, SHBA, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, në lidhje me teknikat e kërkimit, hetimet penale.
Qeveria vendosi të anulojë shpalljen për zgjedhjen e Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria vendosi që me kërkesë të tij ta shkarkojë Dushko Arsovskin nga posti i zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kovaçevski e falënderoi Arsovskin për punën e përkushtuar dhe profesionale gjatë periudhës dyvjeçare e gjysmë të kryerjes së pozitës së zëdhënësit të Qeverisë.
Qeveria të jep për Vendimin e datës 17.03.2023 të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, me të cilin Arsim Hasani u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut
Në mbledhjen e sotme, Qeveria me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për emërimin e kandidates dr. Mirjana Llazarova Trajkovska për gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe mori këtë vendim.
Gjatë muajit janar, Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ëhtë parashtruar thirrje për emërimin e gjykatësve në Maqedoninë e Veriut. Vendi është pjesë e grupit të Evropës Lindore nga i cili do të zgjidhen dy gjykatës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, në seancën e 22-të të Asamblesë së Shteteve Anëtare, e cila do të mbahet nga 4 - 14 dhjetor 2023 në Nju Jork.
Mirjana Llazarova Trajkovska është ish-gjykatëse në Gjykatën Supreme (e cila aktualisht punon në fusha në Departamentin për Kundërvajtje Penale, Kryetare e Departamentit për Gjykim në Afat të Arsyeshëm dhe Departamentit për Praktikë Gjyqësore), ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg dhe në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut..
Kandidatura e Llazarova Trajkovskës është mbështetur nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për pagesën e pensioneve për muajin mars të vitit 2023.
Fondi për sigurimin pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut është i detyruar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se 27.03.2023.
Rekomandohet që bankat komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të marrin pensionet e marsit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin komercial prej më datë 28.03.2023.
U rekomandohet bankave afariste, që përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin karteëa, në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit, edhe atë:
- Për pensione në lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa të realizohet më 28.03.2023 (e martë);
- Për pensione në lartësi 11.001 - 14.000 denarë, pagesa të realizohet më 29.03.2023 (e mërkurë);
- Për pensione në lartësi 14.001 - 18.000 denarë, pagesa të realizohet më 30.03.2023 (e enjte) dhe
- за пензии со висина над 18.001 denarë, pagesa të realizohet më 31.03.2023 (e premte).
Qeveria ka marrë vendim për ditën dhe momentin e vendosjes dhe ditën dhe momentin e përfundimit të orës verore në vitin 2023.
Llogaritja e orës në vitin 2023 fillon më 26 mars në orën 02, kështu që duke ecur një orë përpara, ora në 02:00 llogaritet si 03:00.
Llogarita verore e orës përfundon më 29 tetor në orën 03, kështu që duke kthyer orën prapa, ora në 03 do të llogaritet si 02.
Nevoja për marrjen e këtij vendimi është në përputhje me Ligjin e llogaritjes të orës dhe është në përputhje me rregulloret evropiane.
Miratimi i vendimit, sipas arsyetimit të propozuesit, Ministria e Ekonomisë, kontribuon në monitorimin e politikës ekonomike afatgjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim me Bashkimin Evropian, si dhe duke marrë parasysh funksionimin pa probleme të sektorëve të caktuar, si për transportin dhe lidhjet, ashtu edhe për sektorët e tjerë të industrisë, të cilët kërkojnë planifikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Zona kohore e Evropës Qendrore zbatohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e Qeverisë u morën vendime edhe për themelimin e dy institucioneve nacionale, me propozim të Ministrisë së Kulturës.
Qeveria ka marrë vendim për themelimin e institucionit nacional “Orkestra e muzikës xhaz në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – Shkup.
Institucioni pritet të krijojë një produkt maqedonas të xhazit me cilësi të lartë, i cili do të vendosë kritere të reja dhe standarde më të larta në skenën e xhazit maqedonas dhe do të bëhet i njohur në vend dhe jashtë saj, për veçantinë e tij.
Veprimtaria kryesore e këtij institucioni, siç sqarohet nga Ministria përkatëse, synohet të jetë veprimtaria muzikore, pra përgatitja dhe shfaqja publike e veprave muzikore me cilësi të lartë në fushën e xhazit dhe të gjitha zhanreve të lidhura me të që gravitojnë ose rrjedhin nga kjo kulturë “klasike” e shekullit XXI. Ky Institucion do t'i ruajë muzikantët e talentuar të xhazit që ka, do t'u sigurojë angazhim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, i cili do t'u krijojë kushte për të krijuar vepra të nivelit të lartë, do të kujdeset për kultivimin e kulturës së xhazit, do të afirmojë dhe popullarizojë muzikën xhaz maqedonase në në vend dhe jashtë tij dhe do të avokojë për edukimin e talenteve dhe entuziastëve të rinj, do të organizojë festivale dhe evente xhazi që do të ndihmojnë në kultivimin e kulturës së xhazit në të gjithë territorin e vendit dhe do të punojë për rrjetëzimin e vet në nivel ndërkombëtar, organizatat që kujdesen për të njëjtën veprimtari.
Gjithashtu është marrë vendim për themelimin e institucionit nacional “Galeria e Gostivarit” – Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Institucioni synon të kryejë veprimtari muzeale me qëllim të kërkimit, grumbullimit, përpunimit profesional dhe shkencor, përgatitjes dhe prezantimit të materialeve muzeale dhe afirmimit të krijimtarisë artistike nga rajoni i Pollogut, me qëllim të promovimit të rëndësisë së trashëgimisë kulturore të zonën e Pollogut.
Themelimi i Institucionit Nacional "Galeria e Gostivarit" - Gostivar, paraqet një hap të rëndësishëm për realizimin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e kulturës, me qëllim të zhvillimit kulturor demokratik, të lirë, dinamik, të balancuar dhe të qëndrueshëm.