Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe përcaktoi propozimin për ndryshime dhe plotësime në disa ligje, të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e realizimit efikas dhe cilësor të korridoreve 8 dhe 10d, si objekte me interes strategjik, të cilat do të dorëzohet për miratim nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të infrastrukturës (aksi rrugor: Tetovë - Gostivar. - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht - Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10d (pjesa e autostradës Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.
Me propozimet për ndryshime dhe plotësime, siç bën me dije nga Ministria e Financave, bëhet e mundur thjeshtimi i qarkullimit dhe përjashtimi nga taksa e vlerës së shtuar dhe akciza për produktet energjetike për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve që i kryen investitorit nga partneri strategjik, si dhe përfitimi ndaj një investitori për qëllimet e projektit të këtij ligji.
Është shqyrtuar dhe përcaktuar teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekspropriim.
Me zgjidhjet e propozuara, siç është sqaruar nga Ministria e Financave, mundësohet zbatimi më efektiv i Ligjit për ekspropriim dhe realizimin e ndërtimeve që janë me interes strategjik për shtetin.
Qeveria, siç theksohet, promovon bashkëpunimin rajonal duke vënë theks kryesor dhe dimension ndërkombëtar të të gjitha llojeve të transportit, nëpërmjet zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës së transportit, së bashku me zgjerimin e rrjetit bazë dhe gjithëpërfshirës TEN-T. I dedikohet përmirësimit të infrastrukturës së transportit dhe ka ndërmarrë aktivitete, kryesisht në drejtim të ndërtimit të pjesëve që mungojnë dhe rehabilitimit të rrjetit ekzistues të transportit, pjesë e rrjetit bazë të korridoreve evropiane të transportit.
Gjegjësisht, politikat e transportit të shtetit bazohen në integrimin me rajonin, si dhe në lidhjen e rajonit me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që është një përcaktim strategjik, i miratuar edhe në Strategjinë nacionale të transportit 2018-2030.
Qeveria e shqyrtoi dhe përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanizëm, me procedurë të shkurtuar.
Me tekstin e propozuar, siç sqarohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, mundësohet një lloj i ri i projektit urban për objektet me interes strategjik dhe rregullon përgatitjen, procedurën e miratimit dhe zbatimin e atij projekti urbanistik.
Është shqyrtuar dhe përcaktuar edhe teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.
Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij Ligji, përcaktohen një lloj i veçantë i ndërtimeve, ndërtimet me interes strategjik, përkatësisht: rrugët shtetërore si ndërtime, ndërtimi i të cilave është paraparë me Ligjin për përcaktim të interesit publik dhe nominim i partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi rrugor: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë - Strugë – Qafë Thanë) dhe korridori 10 d (aksi rrugor i autostradës Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në hekurudhat dhe tubacionet kryesore të gazit, ndërtime energjetike si dhe objektet tjera infrastrukturore - të përcaktuara si objekte me interes publik, me rëndësi nacionale, me ligj ose vendim të veçantë të Qeverisë. Ndërtimi i objekteve me interes strategjik është planifikuar të kryhet në bazë të një projekti urbanistik për objektet me interes strategjik, i miratuar në përputhje me Ligjin për planifikim urbanistik.
Qeveria shqyrtoi dhe përcaktoi edhe tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, me procedurë të shkurtuar.
Me rastin e zbatimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me punë jashtë orarit, siç sqarohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duhet miratuar një dispozitë që do të lejojë punën jashtë orarit më të gjatë se tetë orë në javë dhe më shumë se 190 orë në vit në rastet e treguara, kur bëhet fjalë për çështje me interes nacional dhe strategjik për shtetin, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punonjësit.
Për shkak të natyrës së punëve dhe detyrave që kryhen në punët me interes nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston nevoja që ato të mund të kryhen edhe të dielave.
Punëtorët mbrohen me Ligjin për marrëdhënie pune dhe çdo orë jashtë orarit do të paguhet 35 për qind në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen Kolektive. Sipas Ligjit, punonjësit kanë të drejtë për pushim ditor dhe javor.
Qeveria në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “Immediate Response – 23“ dhe miratoi një vendim të tillë. Bëhet fjalë për personel dhe mjete materiale dhe teknike të forcave të huaja të armatosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Republika e Kosovës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët vijnë në vendin tonë për qëllim të pjesëmarrjes në këtë ushtrim.