Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi Informacionin për përmirësimin e proceseve, sigurisë, organizimit dhe kushteve në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në këtë drejtim janë bërë disa konkluza në fushën e parandalimit dhe sigurisë në shkolla dhe për nxënësit.
Qeveria udhëzon dhe rekomandon të gjitha shkollave fillore dhe të mesme përmes komunave/Qytetit të Shkupit, të formohen ekipe profesionale në nivel të secilës komunë/Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me shërbimet profesionale të Qendrave Ndërkomunale për Punë Sociale. Fokus i punës së këtyre ekipeve synohet të jetë biseda – individualisht me çdo fëmijë/nxënës në shkollë.
Qeveria udhëzon dhe rekomandon që të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mbajnë takime me të gjithë prindërit me temën e përmirësimit të proceseve, sigurisë, organizimit dhe kushteve në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë konkretisht me ngarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, për organizimin e mbledhjeve të bordeve të shkollave dhe këshillave të prindërve, si dhe mbledhje prindërore.
Në këto takime është planifikuar të diskutohet për përgjegjësitë e ndërsjella rreth masave parandaluese për mbrojtjen e nxënësve në shkolla, duke iu referuar dispozitave të Ligjit për familjen dhe Ligjit Penal, në funksion të sigurisë së nxënësve.
Qeveria udhëzon dhe rekomandon komunave/Qytetit të Shkupit që t'i detyrojnë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të krijojnë një organizim dhe protokoll për mënyrën e përdorimit të telefonit celular të nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë orëve të mësimit dhe në hapësirat shkollore. Theksohet se përdorimi i celularëve në klasa duhet të jetë i kufizuar, për të nxitur diskutimin, shkëmbimin e ideve, bisedat e hapura, fokusimin në përmbajtjen mësimore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon dhe rekomandon që komunat/Qyteti i Shkupit, në koordinim me shkollat, t'i zbatojnë rekomandimet e mëposhtme:
● në situata krize që ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të nxënësve, është jashtëzakonisht e rëndësishme që shkolla të mbetet një vend i sigurt ku ata mund të gjejnë mirëkuptim, përgjigje dhe mbështetje për të tejkaluar sfidat, për të përmirësuar kompetencat e tyre socio-emocionale dhe për të përforcuar rezistencën psikologjike;
● nga situata të tilla përfshihen edhe bashkëpunëtorët profesional dhe i gjithë personeli mësimdhënës, për këtë arsye nevojitet përgatitja për këtë temë në të gjitha nivelet e shkollës, në mënyrë që t'u ofrohet mbështetje adekuate nxënësve dhe prindërve të tyre;
● Qëllimi parësor i bisedave në shkollë duhet të jetë qetësimi i pasigurive dhe ndjenjës së sigurisë në shkollë dhe adresimi i tyre në mënyrë afirmative.
Qeveria u tregon dhe rekomandon komunave/Qytetit të Shkupit që të ngarkojnë drejtorët e shkollave të sigurojnë kushte të pandërprera, bashkëpunëtorët profesional të fokusohen në klimën shkollore, kujdesin për shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve, si dhe komunat/Qyteti i Shkupit t'i detyrojnë drejtorët e shkollave që të sigurojnë kushte hapësinore për bashkëpunëtorët profesional.
Qëllimi është hapja e plotë ndaj nxënësve dhe nëse kanë nevojë, caktimi i një takimi tet-a-tet me psikologun e shkollës.
Mes konkluzave të Qeverisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit, pritet të përpilojë një listë të burimesh që do të diskutohen në klasë, mes mësuesve të klasës dhe fëmijëve/nxënësve, për të përmirësuar mirëqenien e studentëve.
Bëhet fjalë për manuale për aftësitë jetësore, për Programin për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në promovimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet dhe mjediset arsimore, shëndetësore dhe përkujdesëse dhe të ngjashme.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u tregon dhe rekomandon komunave/Qytetit të Shkupit, në përputhje me legjislacionin ligjor në kuadër të Programit të ri Vjetor për punën e shkollave, të zhvillojnë dhe fuqizojnë programe parandaluese për promovimin e mirëqenia e nxënësve, mbrojtja nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca, parandalimi i diskriminimit, bashkëpunimi me prindërit ose kujdestarët dhe aktivitete të tjera, sipas prioriteteve të shkollës për të ruajtur një klimë të sigurt për mësim dhe zhvillim.
U konkludua që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të formojë një grup pune, të përbërë nga bashkëpunëtorë ekspertë në shkollat fillore dhe të mesme, nxënës- përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, profesorë universitarë, Byro për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit, detyra e të cilit do të jetë krijimi i një protokolli për punë këshillimore, duke ofruar mbështetje për shëndetin psikosocial dhe mendor të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën e vendosjes së ngjitëseve me shenjën “NMK” në targat e regjistrimit, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Me vendosjen e një ngjitëseje në targa, sipas informacioneve të MPB-së, në tërësi respektohet obligimi për shenjën e kodit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut në targat e automjeteve, nga një anë, ndërsa nga ana tjetër, shpenzimet financiare për këtë zgjidhje janë pothuajse të pakrahasueshme me shumën e kërkuar për zëvendësimin me targa të reja.
Ngjitëse duhet të vendosin automjetet të cilat kanë targa me shenjën "MK", me çfarë do të shmangen shpenzimet financiare shtesë, për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, që lidhen me numrin e targës së regjistrimit.
Vendosja e ngjitëseve me shenjën “NMK” në targa, sipas arsyetimit të MPB-së, do të jetë lehtësim edhe për transportuesit që udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi, në mjetet transportuese t'i mbajnë targat ekzistuese, me çfarë do të mbrohen nga nevoja për ndryshime në dokumentacionin e plotë në shtetet anëtare të BE-së.
Pas kësaj, MPB-ja do të përgatisë ndryshim të Rregullores ekzistuese për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për lëshimin e targave provuese, formën dhe përmbajtjen e targave dhe targave provuese të automjeteve, si dhe mënyrën dhe procedurën e lëshimit të tyre.