Nga mbledhja e 158-të e Qeverisë: Shkupi do të bëhet me parkun e parë të inovacionit kulturor; Është në proces riparimi defekti i ujësjellësit Makarija në komunën e Rosomanit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë, për Iniciativën për formimin e qendrave hibride të inovacionit rinor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzuar nga organizatat qytetare: Asociacioni i Start ap komunitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut "STARTAP MAQEDONIA" dhe shoqata ndërkombëtare e qytetarëve "EHO KULTURORE - Shkup".

Me vendim të Qeverisë, me propozim të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë aktivitetet për formimin e institucionit të përzier në mes të Qeverisë dhe Asociacionit të Start ap komunitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut “START AP MAQEDONIA” dhe shoqata ndërkombëtare e qytetarëve “EHO KULTURORE – Shkup”. 

Ky lloj institucioni, siç shpjegohet në Informacion, do të kontribuojë në afirmimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të të rinjve, ideve dhe krijimtarisë së tyre, si reflektim i përkushtimit të Qeverisë për ruajtjen e personelit të suksesshëm në vendin tonë, përmes mundësive për të realizuar kapacitetet e tyre në vend, siç janë shembujt në Lubjanë, Tiranë, Strasburg, Prishtinë. 

Procesi parashikon ngritjen e një parku multifunksional dhe ndërdisiplinor, i cili do të kontribuojë në rritjen e ofertës së përmbajtjeve kulturore dhe edukative, trajnime për zhvillimin e biznesit dhe shprehjes artistike, si dhe aktivitete të tjera, me qëllim krijimin e kushteve për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre, por të gjithë ata ende nuk kanë mbështetje të mjaftueshme financiare dhe logjistike për realizimin e tij.

Për koordinator të aktiviteteve të lidhura me aktivitetet për formimin e institucionit të përzier në mes të Qeverisë dhe Asociacionit të Start ap komunitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. STARTAP MAQEDONIA" dhe shoqata ndërkombëtare e qytetarëve EHO KULTURORE – Shkup”, është emëruar Vasko Kiçevski, sekretar për politika të jashtme, koordinim dhe monitorimin e programit të Qeverisë dhe planeve të tjera strategjike, projekteve dhe investimeve, lidhur me prioritetet e Kryetarit të Qeverisë.  

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për gjendjen me sifonin Makarija, në HMS Tikvesh, pas dëmtimit, prej të cilit janë më të prekurit bujqit nga komuna Rosoman, si dhe zgjidhjen e ofruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë. dhe Ekonomisë së Ujërave.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e ujësjellësin Makarija përmes vendosjes së tubacioneve përkatëse në pjesën e dëmtuar, me të cilin synohet të sigurohet sasi e mjaftueshme uji për ujitjen e sipërfaqeve të raportuara prej 2050 hektarësh, për sezonin 2023.

Koha e realizimit, siç bën me dije Ministria, do të mundësojë respektimin e sezonit të ujitjes.

Zgjidhja e propozuar mund të realizohet shpejt dhe ka karakteristikat për zgjidhje të karakterit të përhershme, duke lehtësuar rikonstruimin e mëtejshëm të tubacionit të plotë Makarija dhe kursehen fonde për punimet e ardhshme në pjesë të tjera të sistemit të ujitjes. Ndërsa, është propozuar pas vlerësimeve të ekspertëve të Administratës për Ekonominë e Ujërave pranë Ministrisë, së bashku me përfaqësues të SHA Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe profesorë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" nga Shkupi.

Qeveria ngarkoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë që të parashtrojë propozim-amandament për Programin për menaxhim me ujërat, me të cilin janë paraparë 82 milionë denarë të nevojshëm për sanimin e problemit, ndërsa mjetet do t'i shtohen Programit gjatë ndryshimeve dhe shtesave të ardhshme në Buxhet. Në pronësi shtetërore SHA për Ekonominë e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e detyruar që të fillojë procedurat administrative për procedurën e prokurimit publik për sanim.
 
Qeveria  e shqyrtoi dhe miratoi edhe Informacionin për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet në rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të ndihmës së veçantë për verën e vitit 2023, e parashtruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Përmes Projektit, mundësohet shfrytëzimi i shërbimit pa pagesë për rekreacion të fëmijëve nga familjet në rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të ndihmës së veçantë, në objekte për pushim dhe rekreacion për verën e vitit 2023. Pushimi dhe rekreacioni shfrytëzohen gjatë pushimit veror.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale detyrohet për realizimin e këtij projekti, mes tjerash edhe përmes publikimit të shpalljes në Ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në qendrat për punë sociale, në qershor të vitit 2023.

Qeveria vendosi t'i rekomandojë Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup, shkarkimin e Hari Lokvenecit nga pozita e drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup, me kërkesë të tij. Është vendosur që Zoran Trifunovski të emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit.

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „Balkan Warrior 23“ dhe solli këtë vendim, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Stërvitja 'Balkan Warrior 23', sipas informacioneve të Ministrisë, është pjesë e Planit për organizimin dhe pjesëmarrjen e Armatës në stërvitjet ndërkombëtare për vitin 2023 dhe 2024 dhe pjesë e Planit të Bashkëpunimit Dypalësh për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë". Në stërvitje është paraparë pjesëmarrje e 15 pjesëtarëve të forcave speciale të Republikës së Greqisë, me armatim, pajisje, automjete dhe mjete materiale - teknike. Lokacioni për pjesëmarrje në stërvitje do të jetë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht poligoni i Armatës "Krivollak".

Qeveria solli vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në stërvitjen “PLATINUM WOLF 23” në Republikën e Serbisë.

Kjo stërvitje, sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, organizohet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Serbisë, ndërsa në të do të marrin pjesë Forcat e Armatosura të Republikës së Greqisë, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Bosnje e Hercegovinës, Republikës së Rumanisë, Republikës së Hungarisë,Mbretërisë së Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.