Nga mbledhja e 161-të e Qeverisë: Ndërmarrjet shtetërore janë përfshirë në përkrahjen e komunave Dellçevë dhe Kriva Pallankë për t'u përballur me pasojat nga vërshimet; Vendim për pagesën e pensioneve nga 27 qershori

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Programin IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë 2021-2027, miratuar nga KE më 3 qershor 2022 dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe koordinatori nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, emërohet në emër të Qeverisë për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 “Programi për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë zbatohet në kuadër të Instrumentit për Asistencë të Para-Aderimit (IPA 3), i cili mbështet bashkëpunimin ndërkufitar në drejtim të promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nxitjes së integrimit drejt Unionit dhe përparimin e zhvillimit socio-ekonomik.

Qeveria, me vendimin e miratuar për gjendjen aktuale të krizës nga vërshimet në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në zonat e komunës së Dellçevës dhe komunës së Kriva Pallankës, përfshihet në përkrahjen e komunave në duke u përballur me pasojat e përmbytjeve.

Qëllimi është që ndërmarrjet publike shtetërore, para së gjithash Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale të përfshihen me ndihmën e komunave në masat dhe aktivitetet për sanimin e pasojave të përmbytjeve.

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor të vitit 2023, me të cilin Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Mqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t'ua dorëzojë bankave komerciale, jo më vonë se 26.06.2023

U rekomandohet bankave komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga data 27 qershor 2023.

Rekomandohet që bankat afariste, përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe, sipas vlerës së pensionit, përkatësish:

për pensionet me shumë deri 11.000 denarë, pagesa të kryhet me 27.06,2023 (e martë)

për pensionet prej 11,001 - 14.000 denarë, pagesa të kryhet më 28.06.2023 (e mërkurë):

për pensionet 14,001 denarë - 18,000 denarë pagesa të kryhet më 29.06.2023 (e enjte)

për pensionet me shumë se 18,001 denarë, pagesa të kryhet më 30.06.2023 (e premte)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Institucionit Nacional “Orkestra e Muzikës Jazz të Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Shkup.

 Me propozim të Ministrisë së Kulturës është vendosur që Institucioni Nacional “Orkestra e Muzikës Jazz të Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Shkup të vendoset në Bl. “Goce Dellçev” nr. 4 - Shkup, në sipërfaqe prej 475 m2, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm Ministrisë së Kulturës.