Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin lidhur me kontratën për ndërtimin e Spitalit Klinik - Shtip, ku është shqyrtuar dhe miratuar zgjidhje për përfundimin dinamik të ndërtimit të objektit të ri spitalor, në përputhje me procedurat ligjore.
Qëllimi është që qytetarët e Shtipit dhe të punësuarit të bëhen me spital klinik sipas standardeve bashkëkohore sa më shpejt që të jetë e mundur, aq më tepër që, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, Spitali Klinik do të ketë staf mjekësor shumë profesional dhe qytetarët në spital trajtohen edhe nga rajoni më i gjerë lindor.
Për këtë qëllim janë duke u aktivizuar procedurat, të cilat do të mundësojnë përfundimin e ndërtimit të objektit të ri të Spitalit Klinik – Shtip, të zhvillohet me dinamikë të zgjeruar dhe të përcaktuar saktë.
Ministria e Shëndetësisë, njësia e projektit dhe mbikëqyrja janë të detyruara të përgatisin brenda 42 ditëve një “Projekt të gjendjes së përfunduar”, gjegjësisht një mesatare të punës së realizuar deri më tani. Njësia e Projektit, pas mesatares së gjendjes, në bashkëpunim me Byronë e Prokurimit Publik, detyrohet të përgatisë dokumentacionin e tenderit dhe të shpall furnizim publik në afat prej 30 ditëve.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin për bisedime mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendkalimet e përbashkëta kufitare: “Bllacë-Hani i Elezit” dhe “Jazhincë-Glloboçicë” dhe e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive, për vendosjen e këtyre dy vendkalimeve të përbashkëta kufitare.
Për nënshkrimin e Marrëveshjes në emër të Qeverisë është caktuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Qëllimi i kyçjes së kësaj Marrëveshje është vendosja e vendkalimeve të përbashkëta kufitare: "Jazhincë-Glloboçicë" - për të thjeshtuar dhe lehtësuar lëvizjen e personave, automjeteve, hyrjen dhe daljen e mjeteve motorike për mallra dhe "Bllacë-Hani i Elezit" - për të thjeshtuar dhe lehtësuar lëvizjen e personave, automjeteve dhe mallrave.