Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 185-të, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, solli vendim me të cilin u ndalohet tregtarëve që kryejnë tregti në pakicë të produkteve ushqimore dhe bujqësore, të ofrojnë shitje në aksion dhe promovim, me përjashtim të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, gjatë vendosjes së tyre në treg.
Ky vendim është miratuar në përputhje me nenin 29 paragrafi 1 alineja 3 nga Ligji për tregti, për prishjen e tregut të brendshëm. Vendimi është marrë me qëllim parandalimin e abuzimeve në shitjen e produkteve dhe mallrave të caktuara.
Ky vendim do të zvogëlojë manipulimet e mundshme gjatë këtij lloji të shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, gjithashtu do të ulë dhe do të parandalojë prishjen e tregut të brendshëm për shkak të abuzimeve në shitjen e produkteve dhe mallrave individuale. Vendimi është me qëllim që qytetarët të dinë çmimin e saktë dhe real të produktit dhe të mos mashtrohen nga çmimet e produkteve ushqimore. Vendimi do të zbatohet deri më 30 nëntor të vitit 2023.