Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen sotme ka ndryshuar rekomandimin për punë gjatë festave, të miratuar në mbledhjen e 214-të të Qeverisë.
Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.