Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në IShP KU për sëmundje ortopedike, ku u lëshua në përdorim salla e rinovuar kirurgjikale. Me këtë rinovim përfundon një proces që nënkupton modernizimin e këtyre kapaciteteve për trajtim, ndërhyrje kirurgjikale dhe shërim të pacientëve në Klinikë. Për rinovimin e sallës kirurgjikale janë shpenzuar 15.000.000 denarë, mjete të siguruara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, e një pjesë janë donacione.
Në vazhdim ju dërgojmë fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:
“Mirëdita të gjithëve,
Fillimisht dua të përshëndes ministrin e Shëndetësisë z. Mexhiti,
Drejtorin e Klinikës TOARILUC Trajanovski i Aziri,
Kolegët e tyre, kirurgët e pranishëm këtu, stafin e njërës prej klinikave më të mëdha,
Para së gjithash, më lejoni të përshëndes qytetarët,
Kam kënaqësinë që sot do të lëshojmë në përdorim sallën e parë të operimit të rinovuar plotësisht, e cila është pjesë e të gjithë bllokut operativ të Klinikës për Sëmundje Ortopedike, e cila ka gjithsej 4 salla operative
Me ministrin Mexhiti dhe drejtorin mjekësor të Klinikës, dr. Trajanovski dhe drejtorin organizativ, dr. Aziri, vizituam pjesën e rindërtuar dhe tani lirisht mund të them se Klinika i ngjan kushteve të qendrave të mëdha mjekësore në mbarë botën, gjë që është veçanërisht e rëndësishme jo vetëm për pacientët, por edhe për punëtorët shëndetësorë që bëjnë punën e tyre këtu. Këtu mund të them lirisht se stafi i kësaj Klinike është vërtet në nivelin më të lartë botëror, këtu ka mjekë vërtet të famshëm, një pjesë janë këtu pranë nesh dhe Gavrillovski dhe Iliri dhe të gjithë që janë këtu. Me të vërtetë, pacientët në Maqedoni janë me fat që kemi ortopedë dhe kirurgë të tillë këtu në Klinikën tonë.
Reformat dhe investimet në shëndetësi janë një proces që është një nga përparësitë më të rëndësishme të Qeverisë. As edhe gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike, ai proces nuk ka ndalur, prandaj në periudhën e kaluar kemi pasur vënien në përdorim të një numri të madh të objekteve të reja të rinovuara shëndetësore, por edhe vënien në punë të pajisjeve të reja në të gjithë qendrat mjekësore në vend.
Mjetet financiare të kësaj sallë operacioni janë ndarë nga fondi i shëndetësisë në lartësi prej 15 milionë denarë ose 250.000 euro dhe një pjesë është donacion në një pjesë të caktuar të pajisjeve.
Me këtë investim kemi mundësuar që Klinika të ketë një numër të shtuar të operacioneve për 20% në vit, dhe me aparaturat e reja kemi siguruar kujdes modern dhe të plotë për pacientët. E gjithë kjo paraqet vetëm një segment të vogël të asaj që po bëhet në të gjithë sistemin shëndetësor dhe çfarë do të bëhet në këtë Klinikë këtu, duke pasur parasysh se kanë mbetur edhe 3 salla për t'u rinovuar plotësisht, përveç kësaj pjesa e KARIL-it që do të fillojë me një rinovim të plotë, në këtë mënyrë do të kemi kushte shumë më moderne shëndetësore që pacientët tanë e meritojnë.
Në fund dua të falënderoj menaxhmentin e kësaj Klinike, ministrin e Shëndetësisë, zëvendësen e tij, Fondin e Shëndetësisë, me të cilët në takim pamë se kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.
Ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe siç thonë – sa më pak pacientë që do t’i përdorin këto shërbime”.