Mirëdita, Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj. Faleminderit për mikpritjen tuaj. Unë jam vërtet shumë mirënjohës që më pranuat kaq herët dhe jam vërtet krenar që mund të prezantoj atë që shpresoj të jetë një bashkëpunim shumë afatgjatë mes nesh.
Unë jam drejtori ekzekutiv i Epsoteh Maqedoni dhe duhet t'ju them se ne duam të hapim dhe zgjerojmë aktivitetet tona me objekte prodhuese këtu në Shkup, domethënë të punojmë në hapjen e një fabrike dhe në makineri të reja. Tashmë punojmë në gjashtë degë në botë dhe shpresojmë të zgjerojmë aktivitetet dhe veprimtarit tona edhe këtu.
Ne kemi tashmë 60 vite përvojë në këto procese prodhimi dhe sjellim me vete shumë aftësi dhe shpresojmë të krijojmë 110 vende pune këtu të cilat do të jenë kryesisht në degën e mekanikës dhe inxhinierisë.
Me këtë rast ne dëshirojmë të fillojmë ndërtimin e një objekti të ri, pra me një investim prej afërsisht 20 milionë euro, të cilin do ta investonim këtu.