Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot gjatë visitës për vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes së re në Komunën e Gjorçe Petrovit, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se çfarë po bën Qeveria për të rinjtë, u përgjigj se të rinjtë janë në fokus të Qeverisë si të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë.
“Të rinjtë janë në fokusin e Qeverisë, në fakt të gjithë janë në fokusin e qeverisë, por edhe të rinjtë. Ju rikujtoj se për momentin po bëhet intensivisht renovimi i konvikteve studentore, këtu ka diku rreth 18 milionë euro investim, në buxhet janë paraparë ata 250 euro për pajisjet digjitale të cilat do t’i përdorin të gjithë studentët në të gjitha universitetet që tashmë i kemi paraparë në buxhet”, theksoi kryeministri.
Kryetari i Qeverisë Mickoski shtoi se mjetet janë parashikuar për të mbështetur start-up bizneset e të rinjve dhe inkurajoi të rinjtë të jenë luftarak për të arritur sukses.
“Këtu janë planifikuar 10 milionë euro që duhet të jenë në formë të grantit për start-up bizneset e të rinjve dhe shumë projekte të tjera, specijalizantë të rinj etj., diçka që ishte e paimagjinueshme për qeveritë e mëparshme, ne këtë e bëjmë dhe e mundësojmë, andaj i inkurajoj të rinjtë të luftojnë në jetë sepse vetëm kështu mund të kemi sukses së bashku si shoqëri, jeta është një betejë, luftojmë çdo ditë për të arritur sukses, çdo ditë e re është një sfidë e re, çdo ditë duhet ta tejkalojmë atë sfidë, asgjë nuk bie e gatshme nga qielli, duhet të luftojmë për çdo gjë që ta meritojmë”, theksoi kryeministri Mickoski dhe shtoi se gjithçka që po punohet tani do të mbetet për të rinjtë në të ardhmen.
“Ne jemi këtu të ndihmojmë dhe të punojmë që të rinjve t'ua lëmë atë që kemi punuar, sepse e ardhmja ju mbetet atyre dhe ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që t'u lëmë atyre një të ardhme më dinjitoze dhe më të denjë”, tha Mickoski.