Zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij në Facebook njoftoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për rinovimin dhe ndërtimin e një krahu të ri të spitalit "Shën Erazmo" – Ohër. Në vazhdim teksti dhe linku i postimit.
"Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua vendimi për RINOVIM dhe ndërtimin e një KRAHU TË RI të spitalit 'Shën Erazmo' – Spitali i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Ohër.
Me vendimin e sotëm janë paraparë 2 milionë euro për këtë qëllim dhe me këtë po përmbushim edhe një premtim tjetër.
'Shën Erazmo' – spitali special për ortopedi dhe traumatologji ka një rëndësi të madhe për banorët e komunave Ohër, Strugë, Vevçan, Dibër, Resnjë, ndërsa aty kryhen edhe operacione më komplekse për qytetarët nga e gjithë Maqedonia.
Po vazhdojmë me përkushtim në të gjitha segmentet dhe po vazhdojmë me projekte edhe më të mëdha!" – shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski.