Mickoski: Kocevski nuk e arsyetoi besimin, do të ishte e virtytshme që ai të tërhiqet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski, theksoi se ai ka pasur mjaft mundësi të tregohet si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve ku ekziston dyshimi i bazuar për krim, por siç tha ai nuk e ka justifikuar besimin.
 
“Epo, nuk do ta komentoja më tej, e bëri të qartë Qeveria”. Ai pati mjaft mundësi t’i lëvizë gjërat, të tregohet si një luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve ku ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e një krimi. Por, me sa duket, arsyetimi dhe blerja e kohës janë tipar karakteri. Kështu që mendoj se ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u treguar, por për fat të keq, ai besimin nuk e justifikoi dhe tani Qeveria është duke filluar një proces”, deklaroi Kryeministri.
 
Kryeministri po ashtu theksoi se do të ishte e ndershme dhe e virtytshme që prokurori publik i shtetit të largohej vetë, për të zgjedhur një prokuror që do të punojë kundër krimit dhe korrupsionit në vend.
 
“Sot isha në Kuvend, ai proces ka nisur në Kuvend, do të përfundojë në Kuvend. Kështu që mendoj se është e ndershme dhe e virtytshme që ai të tërhiqej vetë dhe ta shkurtojë këtë periudhë, në mënyrë që të zgjedhim një prokuror që do të jetë një luftëtar i pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, tha Kryeministri.