Nga mbledhja e 47-të e Qeverisë: Për festën e një majit, të premten, të shtunën dhe të dielën, kufizimi i lëvizjes fillon në orën 14:00; U siguruan 50 milionë euro hua nga Banka Botërore për pagimin e pagave për punonjësit në sektorin privat

Në mbledhjen e 47-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në territorin e tërë shtetit gjatë festës së një majit.

Më datën 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht të premten, të shtunën dhe të dielën, do të lejohet lëvizje e qytetarëve prej orës 05:00 të mëngjesit, deri në orën 14:00. Ndalimi në lëvizje në tërë vendin do të fillojë prej orës 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit ditën e ardhshme.

Për personat e moshës mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën lëvizja është e lejuar prej orës 05:00 të mëngjesit, deri në orën 11:00.

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, të premten, të shtunën dhe të dielën do të mund të lëvizin prej orës 12:00 deri në orën 14:00.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Dekret me të cilin përcaktohet se mbështetja financiare për shpëtimin e vendeve të punës do të zbatohet përmes Programit qeveritar për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza ekonomike-shëndetësore e shkaktuar nga KOVID-19, me pagesën e mjeteve financiare në xhirollogarinë e  punëdhënësit - aplikues për pagesën e pagave të punonjëse për muajt prill dhe maj të vitit 2020 në vlerë prej 14.500 denarë në muaj për punëtor.

Sot Qeveria e miratoi Informacionin për rishpërndarjen e mjeteve nga Projekti për lidhjen e rrugëve lokale të financuara nga Banka Botërore në vlerë prej 50 milionë euro, për bashkëfinancim të masës qeveritare për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike për pagimi n  e pagave të punonjësve për muajt prill dhe maj të vitit 2020.

Me propozim të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin e tretë për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për kompanitë të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për kreditë painteres. 377 kompanive me 2.735 të punësuar iu dhanë kredi painteres në shumë totale prej 2. 533. 892 euro.

Në të tre grupet së bashku, janë miratuar gjithsejtë 631 aplikime kredie në vlerë të përgjithshme prej 4,7 milion euro, për kompanitë me 5,888 të punësuar.

Për nga struktura nga gjithsej aplikimet e miratuara për kredi, mikro kompanitë deri në 10 të punësuar marrin pjesë me 76%, kopanit e vogla deri në 50 të punësuar marrin pjesë me 22 %, ndërsa kompanitë e mesme deri në 250 të punësuar marrin pjesë me 1 %.

Nga gjithsej 4.7 milion euro të aprovuara, 2.1 milion euro janë aprovuar për kompanitë e transportit,  2.4 milion euro janë aprovuar për kompanitë e hotelierisë, ndërsa pjesa tjetër janë aprovuar për kompanitë e turizmit (agjencitë turistike  dhe operatorët turistikë).

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi masë ndërhyrëse dedikuar stabilizimit të tregut me lakër nga prodhimi vendas. Përfitues të kësaj mase janë pronat bujqësore që kanë mbjellë sipërfaqe të tokës me lakër, ndërsa  prodhimin e realizuar  ia kanë shitur një blerësi të regjistruar, i regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Mbështetja financiare në vlerë prej 3 qenar për kilogram, do të paguhet për sasi të cilët janë shitur në periudhën prej 5 prill deri më 5 maj të vitit 2020. Me këtë masë ndërhyrëse do të stabilizohet tregu i lakrës i cili gjatë muajt prill u destabilizua për shkak të uljes së kërkesës dhe  çmimit blerës, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga virusi korona

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi për ndryshimin e Programit për financimin e aktiviteteve në prodhimtarinë  e duhanit për vitin 2020.

Me miratimin u mundësua transferimi i mjeteve në lartësi prej 110 milion denarë nga Programi për financim të aktiviteteve në prodhimtarinë e duhanit për vitin 2020 në Programin për mbështetjen financiare në bujqësi për vitin 2020.

Me mjetet të cilët janë rishpërndarë do të bëhet pagimi i obligimeve të mbetura për bujqit.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagimin e të drejtave në para të mbrojtjes sociale për vitin 2020, dhe e ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale t’i paraqesë të dhënat e shfrytëzuesve të të drejtave në para të mbrojtjes sociale deri te  banat afariste më së voni deri më  30.04.2020.

Qeveri  miratoi konkluzion që tu rekomandohet bankave afariste të sigurojnë qasje të mjeteve nga pagesa e muajit prill  të drejtave në parave të mbrojtjes sociale me anë të bankomatave edhe në rrjetet tregtare nga 04.05.2020  (  e hënë).

U miratua edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për veprimtari të hotelerisë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilin rregullohet koha për vazhdimin e vlefshmërisë së licencës për kryerje të veprimtarisë së hotelerisë në bar nate, kabare, disko-klub dhe disko-klub në ambient të hapur për periudhë prej gjashtë muajsh.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën nga rishpërndarjes  së mjeteve të mbetura nga Programi për mbrojtjen e ambientit jetësor gjatë rrjedhës së lumit Radika, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë dhe e angazhoi MPJ-në të Maqedonisë së Veriut të përcjell kërkesën deri te pala italiane për shpërndarjen e mjeteve të mbetura nga Programi për mbrojtjen e ambientit jetësorë në rrjedhën e lumit Radika në lartësi prej 1,6 milion euro në luftën Kovid-19 në rajonin malor Jugperëndimor, si rajon më i prekur nga pandemia në vend.

Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi "Informacionin për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për aplikacionin mobil " Stop Korona! dhe e ngarkoi Ministrin e Shëndetësisë që të marrë vendim për formimin e një grupi pune për inspektimin e kodit burimor të aplikacionit mobil " Stop Korona!",  përbërë nga anëtarë të pavarur me njohuri të përshtatshme, detyra e të cilëve do të jetë kontrollimi i përshtatshmërisë së kodit burimor me dedikim  dhe qëllim të aplikacionit, si dhe sigurinë e tij.

Qeveria e ngarkoi Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që pas përfundimit të ekzistimit të aplikacionit “Stop Korona!, të dorëzojë një kopje nga pajisja virtuale e Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me bazën e tërësishme të të dhënave, të shuaj makinën virtuale dhe ta fshijë, si dhe të fshijë përgjithmonë të gjitha të dhënat e ruajtura për qëllimet e aplikacionit.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zgjerimin e funksionalitetit të Qendrës në Kontakt Qendrën e Qeverisë dhe në institucione të tjera për kompanitë dhe qytetarët në lidhje me informacionet për masat ekonomike dhe masat e tjera në lidhje me KOVID-19.

Në këtë mënyrë, do të mundësohet të ofrohet  mbështetje më e suksesshme për kompanitë dhe qytetarët, për t'iu përgjigjur pyetjeve që ata kanë në lidhje me masat ekonomike dhe masa e tjera lidhur me këtë, në kohën e duhur dhe të plotë me ndihmë profesionale kompetente.

Me Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave të Ligjit për energji dhe Rregulloren për program dhe mënyrën e marrjes së provimit për aftësim profesionale për të operuar me pajisje energjetike dhe impiante  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mundësoi shtyrjen e provimit gjatë gjendjes së  jashtëzakonshme.