Në bazë të koordinimit me ministritë e shëndetësisë të rajonit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 9-të solli vendim që të mundësohet hyrje e papenguar e shtetasve të huaj nga Republika e Serbisë, Republika e Kosovës, Republika e Malit të Zi dhe Republika e Bosnjë e Hercegovinës, pa dorëzimin e vërtetimit mjekësor me test negativ RT PCR SARS CoV-2.
Në këto vende, për të cilat qytetarët e tyre deri tani kanë pasur obligim që gjatë hyrjes/tranzit në vendin tonë të dorëzojnë test negativ RT PCR SARS CoV-2, sipas parimit të reciprocitetit është vendosur që edhe qytetarët tanë të udhëtojnë në këto vende pa obligimin për të dorëzuar test negativ.
Ky vendim është marrë pas propozimit të dorëzuar dhe mendimit pozitiv të Komisionit për Sëmundje Infektive i cili, deri në këtë moment nuk ka indikacione ose numër të lartë të rasteve pozitive nga shtetet e huaja, ndërsa me këtë nuk ka edhe rrezik të lartë për shëndetin publik. Vendimi është marrë për të përmbushur nevojat e domosdoshme të qytetarëve, me ç’rast Qeveria apelon për të zvogëluar udhëtimin në minimum dhe vetëm për nevoja urgjente dhe me zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të të gjitha masave për mbrojtjen personale nga COVID-19.
Ky vendimi do të hyjë në fuqi të hënën, më 12 tetor të vitit 2020.
Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi algoritmin për veprim në shkolla në rast të paraqitjes së nxënësit me simptoma, i dyshuar/pozitiv me COVID-19, sipas të cilit për zbatimin e procedurave të dhëna në algoritëm nevojitet që çdo shkollë të përcaktojë person përgjegjës për konatkt me Qendrën e Shëndetit Publik.
Në këtë mbledhje Qeveria i shqyrtoi dhe i miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, me të cilët parashihen autorizime më të mëdha të shërbimeve inspektuese për përballje me shkelësit e protokolleve-Kovid.
Ndryshimet ligjore kanë të bëjnë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror për Transport dhe për inspektoratet e tjera në niveli qendror e lokal.
Sipas ndryshimeve, nëse inspektorët vërtetojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizime që në vendngjarje të shqiptojnë ndalim të përkohshme për kryerje të veprimit deri në 30 ditë për personin juridik.
Njëkohësisht, me ndryshimet ligjore do të rriten gjobat në të holla për shkelësit e protokolleve shëndetësore. Lartësia e dënimeve do të jetë varësisht nga madhësia e personave juridikë (firmave)
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të hyjnë në fuqi pasi të pranohen dhe miratohen nga Kuvendi i RMV-së
Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-ligjin për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe “Makpetroll” SHA Shkup me marrëveshje, me konkluzionin që duhet të dërgohet për miratim në Kuvendin e RMV-së.
Me Ligjin për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe ‘Makpetroll’ SHA Shkup me marrëveshje, zgjidhet kontesti shumëvjeçar në lidhje me përcaktimin e pjesëmarrjes së secilës palë në realizimin e ndërtimit të sistemit të tubacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën arrihet tejkalim i mosmarrëveshjeve dhe përfundim i gjitha procedurave të filluara.
Në mbledhjen e sotme u miratuar Vendimin për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021.
Për prioritete strategjike të Qeverisë për vitin e ardhshëm miratohen: Sigurimi i rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standardi më i lartë jetësor dhe cilësor i qytetarëve, Përballja me pandeminë botërore të shkaktuat nga Kovid-19, Udhëheqje e suksesshme e negociatave aderuese me BE-në, Sundimi i së drejtës, pavarësi e gjykatave, luftë e vazhdueshme dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë detyruese, Arsim cilësor në dispozicion për të gjithë në përputhje me kërkesën e tregut të punës, si dhe Administratë publike moderne dhe efikase e bazuar në dixhitalizim që siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet afariste, Zbatimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ndërtimi i një shteti civil me kohezion etnik dhe shoqëror të bazuar në parimet e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë; mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e shumës maksimale të huamarrjes neto nëpërmjet lëshimit të letrave me vlerë në tregun e brendshëm financiar në vitin 2020.
Në përputhje me ndryshimin e mëparshëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, me këtë vendim përcaktohet shuma maksimale e huazimit neto përmes lëshimit të letrave me vlerë në vitin 2020 dhe do të arrijë në 15,375,000,000.00 denarë, në vend të 12,300.000.000,00 të parapara.
Me propozim të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore dhe institucionet në sistemin për luftë kundër korrupsionit, në mënyrë të qasjes drejt procesit të uljes së autorizimeve diskrecionale të funksionarëve, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për nevojën e formimit të grupit të punës për analizë të ligjeve dhe rregullave të tjera në të cilat parashihen autorizime diskrecionale të funksionarëve, si dhe Informatën për aktivitete koordinuese mes institucioneve në sistemin për luftë kundër korrupsionit.
Si konkludim lidhur me këtë informatë, Qeveria i ngarkon Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë për Polici Financiare, Drejtorinë Financiare për Kundërzbulim, Drejtorinë e të Ardhura Publike, Drejtorinë e Doganave dhe Këshillin Inspektues, që në afat prej 10 ditëve, në Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë, të ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, në formë elektronike apo me shkrim të paraqesin analizë e cila do të përbëhet nga pjesët e përmendura në pajtim me përmbajtjen e kësaj informate dhe nga e cila duhet të dalin propozime për përmirësimin e kornizës ligjore, por edhe kushtet faktike për punë të institucioneve për antikorrupsion.