Strategjia për komunikim e Qeverisë për vitin 2019/2020

Ky është Plani i parë i miratuar për komunikime të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ai është i përgatitur me qëllim që t’u ndihmojë komunikuesve qeveritar që t’i kuptojnë më mirë prioritetet qeveritare për periudhën e viteve 2019-2020 dhe t’i transmetojnë në mënyrë më efikase vizionet dhe planet e Qeverisë ndaj qytetarëve.
Edhe më me rëndësi, Plani është i mbështetur me standardet profesionale dhe etike për komunikimet qeveritare dhe shkathtësitë të cilat duhet t’i posedojnë nëpunësit qeveritar që punojnë në pjesën e komunikimeve.

[ Shkarko publikimin MKD - PDF, 52 faqe - 6mb ]

[ Shkarko publikimin AL - PDF, 52 faqe - 6mb ]

[ Shkarko publikimin ANG - PDF, 52 faqe - 6mb ]

Fjalë hyrëse


Robert Popovski
Ministër pa portofol i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie
dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të nderuar qytetarë, kolegë ministra nga Qeveria, të dashur këshilltarë dhe nëpunës për marrëdhënie me opinionin,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut inicioi dhe zbaton program ambicioz për reforma politike dhe demokratike për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit. Për t’u ndërtuar ai besim është e nevojshme që institucionet të komunikojnë me qytetarët dhe me përfaqësuesit e mediave në mënyrë të sinqertë, objektive dhe në kohë.

Ne si institucion qendror ekzekutiv u zotuam se në punën tonë, e posaçërisht në fushën e komunikimit do të jemi qeveri e hapur. Kështu, që nga dita e parë i hapëm gjerësisht dyert e Qeverisë për gazetarët, kameramanët dhe foto-reporterët, e kështu edhe vazhdojmë në publikimin e përditshëm të të dhënave, dokumenteve dhe informacioneve në interes të opinionit.

Kjo Qeveri u përcaktua për ngritje të zërit, e jo për heshtje. Duhet të ketë zëshmëri dhe ne jemi krenarë që marrim pjesë në krijimin e atij ambienti. Ngritja e zërit u mundëson mediave profesionale dhe të pavarura ta shprehin qëndrimin e qytetarëve dhe interesin e opinionit në një shtet demokratik. Dhe kjo Qeveri e hapur dhe demokratike e dëgjon zërin e qytetarëve të saj për t’u përmirësuar dhe për të mbetur konsekuente në prioritetet e përcaktuara.

Prandaj, përmes këtij plani për komunikim, i sjellim politikat e Qeverisë afër qytetarëve. Zhvillojmë komunikime proaktive qeveritare, me ç’rast bashkë me qytetarët kontribuojmë në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut si vend, i cili është pjesë e botës demokratike globale, me ekonomi të fuqishme, e cila ofron shans për çdo qytetar, shtet i cili kujdeset dhe investon në njerëzit e vet, për shoqëri të drejtë dhe të barabartë, shtet të udhëhequr nga një qeveri e hapur.

Sot jam i lumtur dhe krenar që të gjithë mund të mbështetemi në këtë dokument strategjik, me të cilin definojmë standarde të komunikimit të hapur midis Qeverisë dhe opinionit. Zhvilluam sistem demokratik për marrëdhënie me opinionin, një koncept tërësisht të ri për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve qeveritare, si dhe kulturë të re të diskutimit kritik dhe të lirë publik në hapësirën mediatike. Kjo është liria dhe demokracia.

Për në fund fjalës sime hyrëse për Strategjinë e Komunikimit të Qeverisë, të gjithë qytetarëve u dëshiroj që të mbeten të përkushtuar në dhënien e kontributit ne ndërtimin e shoqërisë së përbashkët, të drejtë dhe demokratike, ndërsa kolegëve në Qeveri u falënderoj për punën dhe përkushtimin për hapjen e institucioneve dhe i porosis se na pret edhe shumë angazhim, sepse atë e kërkojnë dhe e presin qytetarët. Gjithashtu, falënderoj Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, USAID-in dhe Institutin për Studime të Komunikimit për përkrahjen në krijimin e këtij dokumenti strategjik dhe në krijimin e shërbimit profesional për komunikim të Qeverisë.

Robert Popovski
Ministër pa portofol i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rezyme ekzekutive


Марјан Забрчанец
Посебен советник за односи со јавноста
на Претседателот на Владата

Të nderuar qytetarë, të nderuar kolegë,

Përpara jush është dokument, i cili është rezultat i angazhimit pothuajse dyvjeçar dhe bashkëpunimit të nëpunësve qeveritar për marrëdhënie me opinionin, të cilët në pajtim me përcaktimin e Qeverisë për të qenë e hapur, u angazhuan në krijimin e një sistemi për komunikime të qeverisë i cili është i organizuar dhe i cili, para së gjithash, është demokratik dhe shërbyes.

Sot, qytetarët, në shërbim të tyre dhe në shërbim të interesit publik kanë pres shërbim qeveritar, të përbërë nga sektorët për marrëdhënie me opinionin të Qeverisë dhe të ministrive, detyra themelore e të cilëve është të përgjigjen në pyetjet e mediave, t’i shpjegojë masat dhe politikat nga Programi për Punë të Qeverisë, ta sigurojë llogaridhënien e institucioneve dhe ta përmirësojë imazhin e Maqedonisë së Veriut jashtë kufijve të vendit.

Ky koncept i transparencës dhe orientimi shërbim dhënës i PR-it të Qeverisë nuk ishte i trashëguar, e as që mund të gjendej në protokollet institucionale për punë të Qeverisë deri në vitin 2017. E ndërtuam nga themeli, me përkrahje të madhe të kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me gatishmëri dhe përkushtim të ministrave dhe të komunikuesve qeveritar.

Zëri i opinionit na ndihmoi shumë që të ndërtojmë kapacitete komunikimi, të cilat bazohen në vlera demokratike, siç janë kuptimi i kritikës, llogaridhënia, shërbyeshmëria dhe liria. U lidhëm në rrjet të brendshëm për të arritur vendosje precize organizative, e cila është e përshkruar në këtë dokument. Zhvilluam plan për zhvillim profesional, standarde për komunikime me interes publik dhe kod për komunikuesit qeveritar. Sipas këtyre standardeve, marrëdhëniet qeveritare me opinionin edhe në mënyrë praktike edhe atë zyrtare, radhiten sipas rregullave të komunikimit etik, të përgjegjshëm dhe profesional.

Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga interesi publik dhe nga vizioni ynë për të siguruar nivel të lartë të besimit midis qytetarëve dhe institucioneve. Me këtë rast, pengesë më e madhe në rrugën drejt arritjes së besimit të dëshiruar janë dezinformatat si dhe krijimi dhe përhapja e organizuar e manipulimeve. Ne jemi tërësisht të vetëdijshëm për këto sfida dhe do t’i investojmë të gjitha kapacitetet të sistemit tonë të organizuar që të kundërvihemi dhe ta zvogëlojmë dëmin, të cilin lajmet e rreme e shkaktojnë mbi interesin publik.

Të gjithë kolegëve u dëshirojmë profesionalizëm dhe sukses në punë, ndërsa, para së gjithash, obligohemi para qytetarëve se do ta hapim edhe më tepër Qeverinë, në pajtim me pritjet e tyre. 

Marjan Zabrçanec
Këshilltar i posaçëm për marrëdhënie me opinionin i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Plan për komunikim në pesë tema

Plani për komunikim bazohet në pesë tema kryesore, mbi të cilat bazohen politikat qeveritare:

1. Ne jemi NATO - Shkojmë në BE

2. Ekonomi e fuqishme - Mundësi për të gjithë

3. Shtet për qytetarët - investojmë në njerëzit, kujdesemi

4. Një shoqëri - e drejtë dhe e barabartë

5. Qeveri e hapur në shërbim të qytetarëve

Kjo Strategji është vetëm pikënisje dhe realizimi i saj do të varet, si nga komunikuesit qeveritar, ashtu edhe nga të gjithë realizuesit e politikave qeveritare dhe të gjithë nëpunësit që janë në kontakt me qytetarët. Në zhvillimin e këtij dokumenti, Sektori për marrëdhënie me opinionin i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkëpunonte ngushtë me komunikuesit në çdo ministri, ndërsa prioritetet, qëllimet dhe detyrat e theksuara në dokument janë prodhim i bashkëpunimit të përbashkët ndër-sektorial.

Sistemi për komunikim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Cilat janë qëllimet, fiunksionet tona dhe si jemi të organizuar?

Vizioni

Maqedonia e Veriut është shoqëri, në të cilën komunikimet e institucioneve përkushtohen plotësisht ndaj interesit publik dhe në cilën ekziston nivel i lartë i besimit midis qytetarëve dhe institucioneve.

Misioni

Informim i qartë dhe në kohë i të gjithë qytetarëve përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit për shërbimet dhe politikat e Qeverisë dhe vendosje e mekanizmave për komunikim të dyanshëm ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.
 
Funksione themelore të shërbimit të komunikimit:

  • Të sigurojë komunikim proaktiv dhe reaktiv me mediat
  • T’i afrojë prioritetet dhe politikat e Qeverisë më afër qytetarëve
  • T’i informojë qytetarët për shërbimet, të cilat institucionet i sigurojnë për ata
  • Të zbatojë fushata për të mirën publike dhe me interes publik, me të cilat promovohen vlerat, masat dhe shërbimet për jetë më cilësore të qytetarëve
  • Ta informojë popullatën në raste të krizave, fatkeqësive dhe katastrofave 
  • Të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie aktive për punën e institucioneve
  • Ta përmirësojë imazhin e vendit jashtë nga kufijtë e tij
  • Të sigurojë komunikim të brendshëm të institucioneve me nëpunësit shtetëror
  • Të sigurojë kontakt të rregullt me qytetarët (elektronik, me shkrim dhe verbal)

Në Sektorin ekzistojnë departamente më të vogla që kryejnë funksionet e mësipërme, duke përfshirë:

  • Zyrën e zëdhënësit për komunikimin me mediat të cilët përgjigjen në pyetjet me interes publik dhe bën organizimin dhe moderimin e konferencave për shtyp;
  •  Shërbimi për shtyp për shkrimin e njoftimeve, kumtesave, tezave, propozimeve për deklarata dhe fjalime;
  •  Departamenti për komunikimet digjitale që siguron transparencë aktive të Qeverisë përmes komunikimeve online dhe menaxhon faqen e internetit dhe profilet e Qeverisë në mediat sociale;
  • Ekip produksioni për mbështetje teknike në organizimin e aktiviteteve dhe fotografive dhe video materialeve;
  • Departamenti për monitorim të mediave tradicionale dhe të reja, ekip hulumtues dhe analitik, persona përgjegjës për organizimin e ngjarjeve dhe proceseve, si dhe persona për mbështetje administrative dhe logjistike.

Këto ekipe kanë koordinatorë, të cilët e përbëjnë një organ koordinues për planifikimin strategjik të komunikimeve proaktive dhe reaktive të Qeverisë.

Profesionalizimi i komunikimeve në vitin 2019 dhe 2020

Komunikuesit qeveritar kanë rol të rëndësishëm në informimin e opinionit për punën dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me resurse dhe shkathtësi përkatëse, komunikimet qeveritare mund të bëjnë shumë më tepër – mund ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, ta ndërtojnë ekonominë, t’i mbrojnë personat e lëndueshëm dhe ta promovojnë Maqedoninë e Veriut jashtë vendit.

Ne jemi të përkushtuar për përmbushje të vizionit tonë, të arrijmë nivel të lartë të besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, përmes ndërtimit dhe angazhimit të bashkësisë së komunikuesve të shkathtë, të informuar dhe profesional qeveritar.
 
Në vitin që vijon, ne poashtu, do të vendosim theks edhe mbi komponetat vijuese zhvillimore:

  • Ngritje e nivelit të kompetencave profesionale që i posedojnë personat e punësuar si komunikues qeveritar, përmes trajnimeve përkatëse për vendosje të niveleve të përbashkëta të diturisë dhe përvojës së komunikimit te të gjithë komunikuesit e qeverisë
  • Përditësimi i strukturave dhe proceseve të komunikimit të Qeverisë dhe ministrive, për t’u garantuar qëndrueshmëri, objektivitet dhe efikasitet i funksioneve të komunikimit dhe të vendoset konsekuencë midis ekipeve
  • Avancimi i protokollit për “komunikime të krizës”, me të cilin do të sigurohet se Qeveria mund të komunikojë me qytetarët e saj në mënyrë efikase, efektive dhe transparente në kohë të krizës
  • Zhvillimi i kapaciteteve tona për identifikim dhe ballafaqim me lajmet e rreme dhe dezinformatat
  • Zhvillimi i një sistemi për komunikim të brendshëm përmes administratës shtetërore me qëllim të kuptimit të përbashkët të politikave qeveritare

Resurse shtesë