Qeveria në mbledhjen e rregullt të 63-të e shqyrtoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe miratoi masa shtesë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të uljes së numrit të rasteve të reja dhe uljes së ngarkesës së punonjësve shëndetësorë, për tu përballur në mënyrë të suksesshme me pasojat e pandemisë Kovid-19.
Masat e reja kufizuese kanë të bëjnë me:
– Vazhdimin e ndalesës dhe regjimin e posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhë kohore prej orës 20:00 deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme, duke filluar prej 6 prill (e martë) deri më 20 prill të vitit 2021.
Gjatë kohës së ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në objekte banesore për banim kolektiv dhe që kanë beniaminë (qen) mund t’i nxjerrin jashtë shtëpive të tyre në orët e mbrëmjes në kohëzgjatje prej një orë, duke filluar prej orës 22:00 deri në orën 23:00, më së shumti deri në 100 metra nga objekti ku jetojnë. Qytetarët, të cilët kanë kryer imunizimin/vaksinimin në qendrat për vaksinim, në periudhën kohore mu para fillimit të ndalesës dhe regjimit të posaçëm u lejohet kthimi në vendbanimet/vendqëndrimet në bazë të vërtetimit për vaksinim të kryer.
- Ndalesë e plotë për vizitorë-mysafirë në të gjitha objektet hotelerike (kafeteri, restorante, bare, klube) dhe objekte të tjera të cilat në përputhje me të njëjtin ofrojnë shërbime hotelierike, si dhe në objektin hotelierik/pjesa për ushqim në objekte hotelierike për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekt tjetër për akomodim) ose në pompat e benzinës, ndërsa ato objekte gastronomike, të cilat përgatisin dhe shisin ushqime mund të realizojnë shitje në mënyrë alternative (onllajn apo porosi me telefon dhe të ngjashme) dhe të kryejnë dërgesë apo të mundësojnë marrje individuale të porosisë jashtë objektit gastronomik (përmes banakut/pultit) duke filluar prej 7 prillit 2021 (e mërkurë) deri më 20 prill 2021.
Përjashtim nga kjo bëjnë objektet gastronomike në Aeroportin ndërkombëtar “Shkup” dhe Aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, si dhe objekti hotelierik/pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekt tjetër akomodimi).
· Ndalesë e plotë për vizitorët, mysafirët në të gjitha bastoret, përkatësisht pranimi i vizitorëve dhe puna e bastoreve të mundësohet ekskluzivisht përmes kryerjes së shërbimit të sportelit (sportel, banak, pult), përkatësisht objekti gastronomik/ pjesa në bastoret, si dhe në kazinot, të mbyllet për vizitorët, duke filluar nga data 7 prill 2021 (e merkurë) deri më 20 prill 2021.
· Ndalesë e plotë për vizitorë-mysafirë në të gjitha palestrat sportive, klubet e fitnesit, qendrat sportive dhe sallat e destinuara për ushtrime duke filluar nga data 6 prill 2021 (e martë) deri më 20 prill.
· Ndalohet organizimi, mbajtja dhe prania / pjesëmarrja në çdo lloj seminari, trajnimi, punëtori, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji, nga data 06. 04 deri në 20. 04.2021.
Në mbledhje është pranuar edhe sugjerimi i Shtabit të Përgjithshëm të Krizave për nevojën për respektim të rreptë të ndalesës për mbledhje në grupe dhe grupime prej më shumë se katër personash në hapësirë publike, parqe ose çfarë do zone të hapur. Kjo vlen për të gjithë territorin e vendit çdo ditë gjatë javës.
Vazhdojnë të vlejnë lejet e lëshuara me kërkesë të personave juridikë / institucioneve, përkatësisht për lëvizjen e personave fizikë vetëm për nevoja zyrtare.
Për bujqit, mbeten të njëjtat rregulla për lëvizje gjatë orës policore. Kjo i referohet lëvizjes së tyre për t’i kryer detyrimet e punës në zonën (vendbanimin) ekskluzivisht për kryerjen e detyrimeve të punës. Mbeten të vlejnë lejet për lëvizjen e bujqve të regjistruar, të evidentuar në njësitë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.