Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt me më tepër pika të rendit të ditës të programit të saj të punës dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e 66-të, me fillim në orën 12:00, Qeveria sipas rendit të ditës do t’i shqyrtojë Propozim-programin për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2021 dhe Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 20121.
Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në këtë mbledhje e për shqyrtim dhe miratim e dorëzoi edhe Programin për subvencione kapitale për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2021.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtohet edhe Propozimi për ngritjen e procedurës për udhëheqjen e negociatave për lidhjen e marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të gradës doktorë të mjekësisë, doktorë të stomatologjisë dhe arkitektë në kontekst të marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore.
Para ministrave, në mbledhjen e rregullt do të shqyrtohet edhe Propozim-programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe centralizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2026, të propozuar Ministria e e Vetëqeverisjes Lokale.
Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga mbledhja e 66-të, që do të mbahet përmes video konferencës, opinioni do të njoftohet me kumtesë pas përfundimit të saj.