Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje, përmes video konferencës mbajti mbledhjen e rregullt të 73-të me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në shenjët mbështetjeje të reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë, e cila për herë të parë u plasua në Kampionatin Evropian dhe e cila më 1 qershor do të mbajë ndeshje përgatitore miqësore, anëtarët e Qeverisë, në mbledhje, sollën Vendim për përjashtim nga ndalimi ekzistues për mbajtjen e ndeshjeve sportive, gjegjësisht ndeshja përgatitore që do të mbahet më 1 qershor në Stadiumin e Qytetit në Shkup që të luhet në prani të 30 për qind të plotë të publikut nga kapaciteti i tribunave. Për lehtësime shtesë për ndeshjet e tjera do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Në mbledhje, ministrat e shqyrtuan Kërkesën për pëlqim për transferimin e fondeve të tepërta në llogarinë e Buxhetit themelor të Kumanovës për vitin 2021 dhe dhanë pëlqim për Vendimin për aprovimin e fondeve nga llogaria për bllok dotacione në llogarinë e Buxhetit themelor të Komunës së Kumanovës për vitin 2021, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës, me Njoftim shtesë, të cilat do të përdoren për ndërtimin dhe rindërtimin e terreneve të vogla të lojërave për fëmijë, si dhe për riparimin dhe rindërtimin e nyjave sanitare dhe tualeteve, riparimin e kulmeve, furnizimin e pajisjeve digjitale dhe mjeteve ndihmëse-teknike për mësim në kabinet dhe përshtatjen e kabineteve në shkollat fillore në territorin e Komunës së Kumanovës.
Këto vendime miratohen në bazë të nenit 22 të Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, për përdorimin e fondeve të tepërta nga llogaritë për bllok dotacione nga Buxheti i shtetit, me kërkesë të komunave.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria miratoi vendim të tërheqë Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve nga procedura parlamentare, për shkak të nevojës së shprehur për harmonizim plotësues të tekstit me kërkesë të disa shoqërive kinologjike dhe klubeve racore.
Anëtarët e Qeverisë, me iniciativë të Kryetarit Zoran Zaev bashkë me ministrat e dikastereve ekonomike, sot prezantuan në mënyrë më të detajuar Planin e Ndërhyrjes për Investime 2021-2026, në mënyrë që të përcaktojnë postulatet për një rrugëdalje të shpejtë dhe efikase nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.
U konkludua se projektet e investimeve do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sigurimin e më shumë vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe progresin.
Projektet do të prezantohen para qytetarëve dhe mediave në ditët në vijim.