Zaev: Qeveria bën gjithçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, motivon dhe inkurajon për vaksinim

“Terapitë që përdoren te ne për shërimin e pacientëve me KOVID-19 janë të njëjta si terapitë që përdoren gjithkund në botë. Në mënyrë plotësuese, kemi blerë terapi të sofistikuar për trajtimin e pacientëve me KOVID-19 ”, theksoi kryeministri Zaev në emision në televizionin Kanal 5.

"Është e papërgjegjshme që opozita të mashtrojë publikun ndërsa Qeveria po përpiqet të motivojë, inkurajojë vaksinimin, të kujdeset plotësisht për të gjithë pacientët, të ketë personel shëndetësor plotësisht të angazhuar, të ketë punonjës shëndetësorë të motivuar, të angazhuar për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Qytetarët e dinë se kush është përgjegjës, Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e plotë të së ardhmes së vendit nga çdo aspekt i mundshëm në çdo dikaster të mundshëm", tha Kryeministri Zaev.

"Rreth 90% e atyre që kanë vdekur që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë të pavaksinuar", tha Kryeministri Zaev, duke treguar se sa të rëndësishme janë vaksinat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të shmangur komplikimet e rënda ose vdekjen”.